Cyperus Conglomeratus; Lufton kancerin
Cyperus Conglomeratus; Lufton kancerin, inflamacionin dhe parazitët, mbron mëlçinë
Arabisht: الثندة
Anglisht: Sweet cyperus
Emri shkencor: Cyperus Conglomeratus L.
Familja: Cyperaceae
Cyperus Conglomeratus Rottb; Cyperus është përdorur si një bimë mjekësore me shumë përdorime në mjekësinë tradicionale në mbarë botën. Përmban një bollëk komponimesh bioaktive si α-cyperone, α-korymbolol, α-pinene, oksid kariofileni, cyperotundone, germacrene D, mustakone dhe zierone, të cilat i japin veti farmakologjike funksione antioksidante, anti-inflamatore, antimikrobike, antikancerogjene, neuroprotektive, antidepresive, antiartritike, antiobeziteti, vazodilatatore, spazmolitike, bronkodilatatore dhe estrogjenike. Ekstraktet e bimës veprojnë si një ilaç selektiv për trajtimin e kancereve gjinekologjikale (mitrës, qafës së mitrës, vezoreve), çrregullimet e stomakut dhe zorrëve, për qëllime diuretike, tretëse dhe laktodepurante, për trajtimin e bronkitit, çrregullimeve të gjakut, parregullsive menstruale, amenorresë, diarresë, dizenterisë, sëmundjeve inflamatore, etj.
Cyperus është bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell të hollë e të gjatë, me lule të bartura në majën e kërcellit në formë ombrelle. Lulet dhe farat janë pothuajse gjatë gjithë vitit.
Origjina e bimës është Gadishulli Arabik dhe India. Kjo familje përbëhet nga më shumë se 5000 specie në mbarë botën, edhe pse numri i tyre mund të ndryshojë në masë të madhe, sipas gjinisë së tyre. Gjinia më e madhe është Carex me rreth 2000 specie në mbarë botën, e ndjekur nga Cyperus me rreth 550 specie. Cyperus është bimë e pëlqyer nga devetë. Ajo është e përhapur dhe gjendet në gjendje të egër në të gjithë shkretëtirën e Emirateve të Bashkara Arabe. Është përdorur prej shekujsh si ushqim, parfum dhe ilaç.
Studimet kërkimore tregojnë se bima posedon aktivitete të ndryshme farmakologjike si: diuretike carminative, anthelminthic, analgjezik, anti-inflamator, anti-dizenteri, anti-rheumatic.
Komponentët kryesore kimike të cyperus janë: Vajra esenciale, flavonoids, terpenoids, seskuiterpene, cyprotene, cyperene, aselinene, rotundene, valencene, cyperol.
Dobitë mjekësore të Cyperus Conglomeratus
– Lufton inflamacionin dhe nxit shërimin e shpejtë të plagëve.
– Vret parazitët e dëmshëm në trup.
– Qetëson dhimbjet dhe çrregullimet menstruale.
– Parandalon dhe lufton kancerin e qafës së mitrës.
– Pastron mëlçinë nga helmet dhe yndyrat e tepërta.
– Parandalon gazrat, diarrenë, ndihmon tretjen.
– Përmirëson kujtesën dhe largon depresionin.
– Rrit cilësinë e qumështit të gjirit.
– Lufton bakteret e pranishme në gojë dhe parandalon prishjen e dhëmbëve.
– Ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve.
– Bima është përdorur gjatë në mjekësinë tradicionale si një ilaç për menaxhimin e presionit të lartë të gjakut.
– Është mjaft ei dobishëm për parandalimin e shtimit të peshës.