Cymbopogon Schoenanthus – Bari i devesë

Cymbopogon Schoenanthus – Bari i devesë; Shpërbën tumoret malign dhe benign, forcon sistemin imun, pastron trupin nga toksinat

 

Arabisht: الإذْخِر المكي

Anglisht: Camel grass, camel’s hay.

Emri shkencor: Cymbopogon schoenanthus L.

Familja: Poaceae

Cymbopogon Schoenanthus Spreng; Një bimë karakteristike e shkretëtirës, ​​shumëvjeçare, që rritet në tokë të thatë gurore të nënshkretëtirës që kërkon sasi minimale të ujit. Të gjitha pjesët e bimës janë aromatike. Ka përmbajtje të lëndëve të fuqishme aktive: alkaloide, antraquinone, balsame, glikozide kardiake, flavonoidë, glikozide, saponin, glikozide saponinike, steroide, Tanine dhe vaj të avullueshëm. Ka aktivitet astringent, antimikrobik, antialergji, antidiabet, antioksidant, anti-inflamacion, anti-malarie, kundër grumbullimeve të trombociteve dhe infeksioneve mikrobike, etj. Është shumë efektive në trajtimin e sëmundjeve autoimune, gjenetike, forcon sistemin imun dhe lufton toksinat në trup, shpërbën tumoret malinj dhe beninj, pastron gjakun dhe ndihmon në kurimin e leukemisë, kancerit të mëlçisë, mushkërive dhe veshkave, pastron rrugët e traktit urinar dhe veshkat, ndihmon në kurimin e epilepsisë tek fëmijët dhe të rriturit, zgjeron venat e gjakut dhe parandalon sëmundjet e zemrës, etj.

Bari i devesë është bimë barishtore shumëvjeçare me lartësi deri 2m, me degë të shumta, me gjethe të holla dhe me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë, me aromë të këndëshme  e ngjashme me aromën e trëndafilave. Mund të kultivohet në të gjitha stinët e vitit.

Origjina e bimës është Levanti, Egjipti, Maroku, Iraku dhe Gadishulli Arabik. Konsiderohet shumë  I dobishëm dhe me vlera të larta mjekësore. Është përdorur që prej 1500 vjetësh në mjekësinë tradicionale arabe. Rrënjët përdoren në parfumeri dhe në kozmetikë.

Në librat e vjetër mjekësor 

Dimashkiju thotë: Zgjeron venat e gjakut, gjeneron urinën, shpërbën tumoret në veçanti të stomakut dhe të mëlçisë, pastron veshkat, forcon dhëmbët dhe kockat, zbut barkun dhe largon të përzierat.

Ibën Sina thotë: Kuron plagët.

Bulis në “el Adhkar” thotë: Ka dobi të shumta: largon ethet, diuretic, largon gazrat, lufton reumatizmën, kuron plagët, kuron sëmundjet e mushkërive dhe stomakut.

Shorbaji thotë: Largon ethet, infeksionet e traktit urinar, sëmundjet e zemrës, inflamacionin e fytit, epilepsinë e fëmijëve .

Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet, kërcelli dhe farat.

Elementët aktiv:  Energy, protein, fat, vitamins,  Pyridoxine, Riboflavin,A, C, sodium, potassium, calcium, copper, iron, magnesium, magnese, selenium. Lemongrass also contains z-citral, borneol, estragole, methyleugenol, geranyl acetate (3,7-dimethyl-2,6-octadiene-1-ol acetate), geraniol (some species higher in this compound than citral), beta-myrcene (MYR, 7-methyl-3-methylene-1,6 octadiene), limonene, piperitone, citronellal, carene-2, alpha-terpineole, pinene,  essential oils, etc.

Dobitë mjekësore të barit të devesë

– Forcon sistemin imun dhe lufton toksinat në trup.

– Shpërbën tumoret malinj dhe beninj.

– Pastron gjakun dhe ndihmon në kurimin e leukemisë.

– Ndihmon në kurimin e tumorit të mëlçisë.

– Pastron mushkëritë dhe ndihon në kurimin e tumorit të mushkërive.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve reumatike dhe forcon dhëmbët.

– Diuretic, pastron rrugët e traktit urinar dhe veshkat.

– Ndihmon në kurimin e epilepsisë së fëmijëve.

– Zgjeron venat e gjakut dhe parandalon sëmundjet e zemrës.

Kujdes!

– Nuk është i këshillueshëm gjatë shtazanisë dhe gjidhënies.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook