Si ta pastrojmë mëlçinë nga toksinat?
Si ta pastrojmë mëlçinë nga toksinat? Kujdesuni për mëlçinë tuaj që ajo të kujdeset për ju!
Jetojmë në një botë ku sëmundjet janë kudo dhe përhapen nga dita në ditë. Mjedisi ku ne jetojmë është i mbushur me lëndë toksike. Ushqimi, uji dhe ajri që ne thithim është i mbushur me lëndë toksike të rrezikshme për shëndetin tonë. Po ashtu edhe ilaçet kimike që përdorin shumë të sëmurë, janë shkatërruese dhe dobësojnë sistemin imun të njeriut. Studiuesit janë të shqetësuar se ajri, ushqimet dhe kimikatet e ndryshme çojnë në sëmundje autoimmune. Nëse do të numëronit lëndët toksike që merrni çdo ditë, kjo do tju sëmurte edhe më shumë.
Zgjidhja e vetme është kthimi te natyra, kurimi me bimë natyrale dhe organike dhe jetesa në një mjedis me sa më pak lëndë toksike. Pastrimi i trupit dhe organeve të tij është shumë i rëndësishëm dhe që duhet bërë nga të gjithë.
Mëlçia është organi më i rëndësishëm i trupit, pa funksionin e plotë të së cilës njeriu nuk jeton shumë gjatë, pasi ajo kryen funksione të rëndësishme për trupin duke përfishrë:
Detoksifikimin e gjakut duke e shpëtuar atë nga substancat e dëmshme si: toksinat, alkooli, ilaçet kimike, duhani dhe shumë lëndë të tjera të dëmshme.
– Mëlçia magazinon vitamina dhe hekur.
– Konverton sheqerin për ta përdorur kur trupi ka nevojë.
– Prodhon lëngje bilare, një substancë e nevojshme për të tretur yndyrat.
– Shkatërron qelizat e kuqe të vjetra të gjakut.
Mëlçia kryen shumë funksione jetësore dhe si rezultat është e prirur ndaj sëmundjeve.
Hiqni helmet dhe toksinat e mëlçisë me këto ushqime
Panxhari dhe karrota; karrotat janë të pasura me Glutathione, një protein që ndihmon për heqjen e helmeve të mëlçisë. Panxhari dhe karrota janë të pasur me beta-carotene dhe flavonoids, ndihmojnë në stimulimin dhe përmirësimin e funksionit të mëlçisë.
Domatja; përmban sasi të larta të Glutathione. Domatja gjithashtu lufton kancerin e gjirit, të lëkurës dhe mushkërive.
Grejpfrut; një tjetër burim i spastrimit të mëlçisë nga helmet. përmban sasi të larta të vitaminës C, e cila ndihmon stimulimin e mëlçisë dhe sintetizon materialet toksike që mund të absorbohen nga uji.
Lakra; ndihmon për tretjen e toksinave të mëlçisë, lufton kancerin e gjirit dhe të trurit. Stimulon sistemin imun dhe lehtëson funksionin e mëlçisë.
Arra; arrat janë burim i mirë i omega -3 dhe acideve yndyrore. Amino acidi mbështet pastrimin e mëlçisë nga toksinat.
Avokado; frut ushqyes i cili ndihmon trupin të prodhojë glutathione.
Molla; përmban sasi të larta pectin, të cilat janë thelbësore për pastrimin dhe lirimin e toksinave nga trakti digjestiv. Konsumimi i mollës është mënyra më e lehtë e pastrimit të mëlçisë nga helmet.
Lakër Brukseli; lakra e Brukselit përmban sasi të larta të sulfurit dhe glucosinolatë të cilat forcojnë mëlçinë, heqin dëmet e shkaktuara nga toksinat e mjedisit dhe ushqimet jo bio.
Hudhra; hudhra është e pasur me sulfur, i cili aktivizon enzimat e mëlçisë që ndihmojnë trupin në djegien e toksinave. Hudhra përmban gjithashtu allicin dhe selen, dy komponentë natyrorë që gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë.
Brokoli dhe lulelakër; nxisin prodhimin e glucosinolate e cila ndihmon në djegien e toksinave në të gjithë trupin.
Shpargulli mjekësor; është diuretic dhe në këtë mënyrë ndihmon porocesin e spastrimit dhe ndarjen e ngarkesës detox nga mëlçia dhe nga veshkat.
Vaj i ullirit; vaj i ullirit ofron jë mbështetje të madhe për mëlçinë, i siguron trupit bazë të lëngëshme dhe thith toksinat e dëmshme nga trupi.
Drithërat e plota si; misri, gruri i zi dhe tërshëra, nxisin prodhimin e enzimave të mëlçisë dhe riparojnë indet e dëmtuara të saj.
Limoni; pija me limon është i preferuari i mëlçisë, përmban sasi të lartë të vitaminës C dhe anti-oksidantë, ndihmon mëlçinë të prodhojë më shumë enzima të cilat japin energji dhe ndihmojnë tretjen.
Thjerrëzat; thjerrëzat janë të pasura me fibra, e cila ndihmon në procesin e spastrimit të toksinave në mëlçi, në aparatin tretës dhe në zorrë.
Nëse ju i përmbaheni ushqimeve bazë dhe organike, mëlçia juaj do të qëndrojë e shëndetëshme për shumë kohë. Por njëkohësisht duhet të qëndroni larg ushqimeve të dëmshme për trupin dhe mëlçinë si: alkooli, duhani, ushqimet e shpejta, etj.
Bimët e Shkretëtirës për Shëndetin e Mëlçisë
Mëlçia është organi më i rëndësishëm i trupit, pa funksionin e plotë të së cilës njeriu nuk jeton shumë gjatë, pasi ajo kryen mijëra funksione jetike për trupin. Nga detyrat kryesore të mëlçisë është se ajo detoksifikon dhe shkatërron kimikatet në gjak, duke përfshirë barnat dhe ndotësit toksikë. Ajo është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve të ndryshme si sintezën e proteinave, sintezën e glikogjenit dhe prodhimin e biokimikëve që janë të nevojshëm për tretjen.
Ndërsa një mëlçi e shëndetshme ka aftësinë të ripërtërihet, ose të rigjenerohet kur dëmtohet, inflamacioni kronik dhe hepatiti mund të dëmtojnë mëlçinë përgjithmonë, duke çuar më tej në cirrozë dhe kancer ose dështim të mëlçisë, nëse nuk trajtohet si duhet në mënyrë natyrale dhe të sigurt.
Është me rëndësi jetike që të ndërmerrni hapa për ta mbajtur mëlçinë të shëndetshme, pa hepatit dhe pa kancer, duke kufizuar marrjen e alkoolit, duke qëndruar të hidratuar, duke ngrënë pastër dhe më e rëndësishmja duke marrë ilaçe bimore për kujdesin e mëlçisë dhe shërimin e sëmundjeve të saj.
Për të stimuluar ripërtëritjen e mëlçisë, për të parandaluar dëmtimin e saj dhe për të luftuar sëmundjet e saj, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më efikase, për të zhvilluar produktet bimore të mëposhtme. (Shtypni mbi foto)