Shenjat dhe shkaktarët e Leukemisë
Shenjat dhe shkaktarët e Leukemisë; Si ta kuroni në mënyrë natyrale
Fjala leukemi, që do të thotë “zbardhje e gjakut”, rrjedh nga numërimi i madh i qelizave të bardha të gjakut që paraqiten te pacientët e prekur nga sëmundja. Numri i lartë i qelizave të bardha të gjakut është i dukshëm kur një mostër gjaku shikohet nën një mikroskop, me qelizat e bardha të gjakut që shpesh janë të papjekura ose jofunksionale. Numri i tepërt i qelizave gjithashtu mund të ndërhyjë me nivelin e qelizave të tjera, duke shkaktuar mosbalancim të mëtejshëm të dëmshëm në numërimin e gjakut.
Disa pacientë të leukemisë nuk kanë numër të madh të qelizave të bardha të gjakut të dukshme gjatë një testi normal të gjakut. Kjo gjendje më pak e zakonshme quhet aleukemia. Palca e eshtrave përmban ende qeliza të bardha të qelizave kanceroze që pengojnë prodhimin normal të qelizave të gjakut, por ato mbeten në palcë, në vend që të hyjnë në qarkullimin e gjakut, ku do të dukeshin në një test gjaku. Për një pacient aleukemik, qelizat e bardha të gjakut në gjak mund të jenë normale ose të ulëta. Aleukemia mund të ndodhë në cilëndo prej katër llojeve kryesore të leukemisë.
Për të kuptuar kancerin, është e rëndësishme të dihet se si formohen qelizat normale të gjakut
Qelizat normale të gjakut
Shumica e qelizave të gjakut zhvillohen nga qelizat në palcën e kockave që quajtura qeliza amë. Palca kockore është një material i butë në qendër të kockave. Qelizat amë janë qeliza bazë, të cilat mund të shndërrohen në lloje të ndryshme të qelizave të gjakut. Qelizat e gjakut u takojnë tre grupeve, dhe secila prej tyre kryen punë specifike:
- Leukocitet – Qelizat e bardha të gjakut ndihmojnë luftimin e infeksioneve. Ka disa nën lloje të qelizave të bardha të gjakut.
- Eritrocitet – Qelizat e kuqe të gjakut bartin oksigjenin nga mushkëritë deri te çdo qelizë tjetër në organizëm, dhe largojnë dioksidin e karbonit në kahe të kundërt.
- Trombocitet – Pllakëzat që ndihmojnë mpiksjen (ngjizjen, forcimin) e gjakut për të ndaluar gjakderdhjen kurdo kur shkaktohen plagë në sipërfaqe.
Qelizat e bardha, të kuqe dhe pllakëzat krijohen nga qelizat amë, pasi organizmi ka nevojë për to. Kur qelizat rriten ose dëmtohen, ato vdesin dhe qelizat e reja zënë vendin e tyre. Shumica e qelizave të gjakut piqen në palcën kockore dhe pastaj dalin në enët e gjakut. Gjaku i cili qarkullon nëpër enët e gjakut dhe zemër quhet gjak periferik.
Si formohen qelizat leukemike
Te një person me leukemi, palca e kockave krijon qeliza anormale të bardha të gjakut. Qelizat anormale quhen qeliza leukemike. Ndryshe nga qelizat normale, qelizat leukemike nuk vdesin kur duhet. Ato mund të mbledhin qeliza normale të gjakut, qeliza të kuqe të gjakut dhe pllakëza rreth vetes. Kjo e bën të vështirë për qelizat normale ta kryejnë punën e tyre.
Llojet e Leukemisë
Ekzistojnë dy lloje të leukemisë: kronike dhe akute, të cilat bazohen kryesisht në atë se sa shpejt sëmundja paraqitet dhe përkeqësohet. Te leukemia kronike, përkeqësimi i sëmundjes zakonisht ndodh ngadalë, ndërsa te ajo akute, zakonisht përkeqësohet shpejt.
- Leukemia kronike
Në fazat e hershme të leukemisë kronike, qelizat leukemike ende mund të bëjnë një pjesë të punës të qelizave të bardha normale. Njerëzit mund të mos kenë simptoma së pari. Megjithatë, mjekët shpesh e kuptojnë se pacienti ka leukemi kronike gjatë një kontrolli rutinë – edhe kur nuk ka asnjë simptomë. Gradualisht, leukemia kronike përkeqësohet. Derisa numri i qelizave leukemike në qarkullimin e gjakut rritet, njerëzit fillojnë të shfaqin simptoma, si ënjtje të nyjave limfatike ose infeksione. Kur simptomat paraqiten, ato fillimisht janë të buta dhe përkeqësohen gradualisht.
- Leukemia akute
Në rastin e leukemisë akute, qelizat leukemike nuk mund të bëjnë asnjërën prej punëve të qelizave të bardha normale të gjakut. Numri i qelizave leukemike rritet me shpejtësi, prandaj leukemia akute zakonisht përkeqësohet shpejt.
Llojet e leukemisë po ashtu mund të grupohen bazuar në llojin e qelizave të bardha të gjakut që preken. Leukemia mund të fillojë në qelizat limfoide ose mieloide. Leukemia që prek qelizat limfoide quhet leukemi limfoide, limfocistike ose limfoblastike (në varësi prej stadit prej kur qelizat fillojnë të deformohen). Leukemia e cila prek qelizat mieloide quhet leukemia mieloide, mielogjene ose mieloblastike.
Ka katër lloje më të shpeshta të leukemisë
Leukemia kronike limfocitike – prek qelizat limfoide dhe zakonisht zhvillohet ngadalë. Njerëzit që më së shumti diagnostikohen me këtë lloj janë mbi moshën 55 vjeçare. Fëmijët pothuajse kurrë nuk preken nga ky lloj i leukemisë.
Leukemia kronike mieloide – prek qelizat mieloide dhe zhvillohet ngadalë fillimisht. Prek kryesisht të rriturit.
Leukemia akute limfocitike (limfoblastike) – prek qelizat limfoide dhe zhvillohet me shpejtësi. Është lloji më i shpeshtë i leukemisë që prek fëmijët. Ky lloj po ashtu prek edhe të rriturit.
Leukemia akute mieloide – prek qelizat mieloide dhe zhvillohet me shpejtësi. Paraqitet edhe te të rriturit edhe te fëmijët.
Leukemia me qeliza në formë fijëzore – është një lloj më i rrallë i leukemisë kronike.
Shkaktarët
Askush nuk e di me saktësi se çfarë e shkakton leukeminë. Megjithatë studimet kanë treguar disa faktorë të rrezikut të cilët shkaktojnë gjasat që një person të preket nga kjo sëmundje. Faktorët e rrezikut mund të jenë të ndryshëm për lloje të ndryshme të leukemisë:
Rrezatimi: njerëzit e ekspozuar ndaj niveleve të larta të rrezatimit janë shumë më të prirë se të tjerët që të preken nga leukemia akute mieloide, leukemia kronike mieloide dhe leukemia akute limfocitike. Eksplodimet e bombave atomike: Nivelet e larta të rrezatimit që janë shkaktuar nga eksplodimet e bombave atomike (si ato në Japoni gjatë Luftës së Parë Botërore). Njerëzit, veçanërisht fëmijët, të cilët i kanë mbijetuar eksplodimit kanë rrezik më të rritur për leukemi.
Terapia me rrezatim: Një burim tjetër i niveleve të larta të rrezatimit është trajtimi mjekësor për kancer dhe sëmundje të tjera. Terapia me rrezatim mund të shtojë rrezikun për paraqitjen e leukemisë.
Diagnostikimi me rreze-X: Rrezet X dentale ose për metoda tjera diagnostike (si CT), i ekspozojnë njerëzit ndaj niveleve më të larta të rrezatimit. Studiuesit janë duke analizuar nëse rrezatimet X mund të rritin rrezikun për këtë sëmundje. Ata po ashtu studiojnë nëse skanimet me CT në fëmijëri mund të kenë ndonjë ndikim në këtë drejtim.
Pirja e duhanit: Pirja e duhanit rrit rrezikun për leukemi akute mieloide.
Benzeni: Ekspozimi ndaj benzenit (jo benzinës) në vendin e punës mund të shkaktojë leukeminë akute mieloide. Kjo po ashtu mund të shkaktojë leukeminë kronike mieloide ose atë akute limfocitike. Benzeni është një lëndë organike që përdoret gjerësisht në industrinë kimike. Ai po ashtu gjendet edhe në cigare dhe në benzinë.
Kimioterapia: Pacientët me kancer, të cilët janë trajtuar me barna të caktuara anti-kanceroze, ndonjëherë më vonë preken nga leukemia akute mieloide ose akute limfocitike. Për shembull, nëse një person trajtohet me barnat e njohura si agjentë alkilues ose inhibitor të topoizomerazës, ka gjasa, edhe pse të vogla, më vonë të zhvillojë leukemi akute.
Sindroma Down dhe sëmundje të caktuara trashëguese – po ashtu rritin rrezikun për paraqitje të leukemisë akute. Sindroma mielodisplastike dhe disa sëmundje të caktuara të gjakut shtojnë gjasat për leukemi akute mieloide.
Virusi i qelizave T-leukemike 1 – është një sëmundje infektive që shton rrezikun për leukemi të njohur si leukemia e qelizave T. Edhe pse vjen si pasojë e infektimit nga virusi, kjo sëmundje nuk është ngjitëse.
Histori familjare të leukemisë: Është e rrallë kur më shumë se një person në familje vuan nga leukemia. Kur kjo ndodh, gjasat janë më të mëdha jnë për leukeminë kronike limfocitike. Megjithatë, vetëm disa njerëz me leukemi kronike limfocitike kanë babanë, nënën, motrën, vëllamë ose fëmijën që vuan nga sëmundja. Duke pasur një ose më shumë faktorë të rrezikut, nuk do të thotë se një person do të preket nga leukemia. Shumica njerëzve që kanë madje disa faktorë rreziku kurrë nuk preken nga sëmundja.
Shenjat e leukemisë
Si të gjitha qelizat e gjakut, edhe qelizat leukemike po ashtu udhëtojnë nëpër trup. Simptomat e leukemisë varen nga numri i qelizave leukemike dhe ku këto qeliza mblidhen në trup. Njerëzit me leukemi kronike mund të mos kenë simptoma. Simptomat më të zakonshme janë:
– Dhimbje koke
– Vjellje
– Konfuzion
– Humbje të kontrollit muskulor
– Kriza
– Nyja të ënjtura limfatike
– Ethe ose djersitje gjatë natës
– Infeksione të përsëritura gjatë një hapësire të shkurtër kohore
– Ndjenjë dobësie ose lodhje
– Gjakosje ose nxirje të shpejtë (mish i dhëmbëve që gjakoset lehtë, njolla ngjyrë vjollce në lëkurë, ose shenja të skuqura nën lëkurë)
– Rënie në peshë pa ndonjë arsye
– Dhimbje në eshtra ose nyje
– Lëkurë të zbehtë
– Vështirësi në frymëmarrje
– Temperaturë të lartë (ethe) 38°C ose më shumë
– Dhimbje kockash
– Mëlçi e fryrë
– Shpretkë e fryrë
– Marramendje
Këto janë disa shenja që jo gjithmnë janë të lidhura me leukeminë, prandaj që të vërtetoni shkakun e këtyre simptomave duhet të bëni një analizë gjaku. Laboranti kryen një analizë të plotë të qelizave të gjakut për të kontrolluar numrin e qelizave të bardha të gjakut, ato të kuqe, dhe pllakëzave.
Testimi në mjekësinë konvencionale
– Biopsia: Thithja e palcës së kockave: Mjeku përdor një gjilpërë të hollë, të zbrazët, për të thithur një mostër të vogël të palcës kockore. Lexoni më shumë për dëmet e Biopsisë në këtë link.
– Teste të tjera mjekësore, të cilat gjithashtu nuk i rekomandojmë për ju janë; Analiza citogjenetike:Analiza spinale: Rrezatimi X në gjoks: ( Këto janë mënyra shumë të dëmshme dhe shkaktojnë përkeqësim të palcës kurrizore, avancim të sëmundjes, dhimbje të thella dhe të padurueshme dhe ne nuk i rekomandojmë për pacientët tanë). ‘’Analiza e gjakut është mëse e mjaftueshme’’.
Mënyra e kurimit në mjekësinë konvenciale
Mënyra e kurimit në mjekësinë konvenciale mbetet kimoterapia e tmerrshme. Kjo karakterizohet nga futja e barnave toksike në trup. Kimoterapia jepet në doza mjaft të mëdha, të cilat ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm, dhe për fat të keq, nuk ka asnjë shans për të mbijetuar. Dozat e mëdha të kimoterapisë vrasin të gjitha qelizat e gjakut duke shkaktuar dëme të pariparueshme në trup. I sëmuri me vështirësi dhe dhimbje të madhe jeton ditët e tij më të vështira. Pacientët humbin flokët e tyre dhe ekspozohen ndaj ndikimit të fortë të dëmtimit indor. Përveç kësaj, ata e komplikojnë sëmundjen nga fakti se qelizat e tumorit mund të ndryshojnë strukturën e tyre dhe nuk janë të ndjeshme ndaj kimios. Në raste të tilla, rezultati mund të jetë shumë negativ.
Kurimi me kimoterapi është vetëm një humbje e kohës së çmuar
Gjatë trajtimit të kancerit të gjakut, ilaçet kimike të rekomanduara prej tyre janë shumë toksike. Kjo mund të shpjegohet me faktin se këto ilaçe kanë substanca toksike që mund të ndikojnë negativisht në tumoret dhe qelizat kancerore, duke përshpejtuar procesin e riprodhimit dhe zhvillimit të pakontrolluar. Për fat të keq, ata as që nuk po përpiqen që të zbulojnë një kurë efektive dhe të padëmshme për njerëzit.
TRAJTIMI NATYRAL I LEUKEMISË
- Fuqizoje veten dhe zgjidh një dietë me ushqime organike
– Fruta dhe perime.
– Tërshërë.
– Drithërat e plota, të tilla si orizi i zi, quinoa dhe hikërror.
– Një shumëllojshmëri të arrave dhe farave, sidomos fara kungulli dhe farat e lulediellit.
– Pula organike, bizon dhe peshk të egër.
– Përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër, vaj farë liri.
– Gjatë gjithë ditës, pini shumë ujë të pastër e të filtruar.
– Konsumoni çdo ditë një shumëllojshmëri të perimeve të freskëta, të tilla si: selino, marule, spinaq, karrota, lakër jeshile, majdanoz, brokoli, duke përzgjedhur perimet sezonale organike.
– Bëni ushtrime të rregullta fizike, të paktën tre herë në javë për 45-60 minuta çdo seancë.
– Kujdesuni për të menaxhuar stresin dhe për të zvogëluar nivelin e stresit tuaj të përgjithshëm, pasi stresi mund të ndikojë negativisht në funksionin e shëndetshëm imun.
- Shmangni
– Ëmbëlsirat, sheqerin e bardhë.
– Mos pini asnjë pije të gazuar.
– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta, ushqimet e ngrira, ushqimet e paketuara.
– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.
– Shmangni të gjitha ushqimet që janë të larta në yndyrna të ngopura dhe të pashëndetshme, yndyrnat dhe vajrat e hidrogjenizuara dhe pjesërisht të hidrogjenizuara, margarinën.
– Eliminoni miellin e rafinuar të bardhë, duke përfshirë bukën, gjevrekët, biskotat, ëmbëlsirat.
– Shmangni alkoolin dhe duhanin.
– Shmangni të gjitha produkteve të qumështit dhe të qumështit jo-organik të pasterizuar.
– Shmangni konsumimin e mishit të kuq.
– Shmangni antibiotikët të cilët janë shtypës dhe dëmtues të sistemit imun.
– Shmangni rrezatimet, dhe kimoterapitë toksike të cilat është vërtetuar shkncërisht që janë shkatërruese për njeriun.
Mënyra natyrale është zgjidhja e duhur dhe e sigurtë për kurimin e leukemisë dhe të gjitha sëmundjeve të tjera.
Bimët e Shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me Leukemi
Trupi i njeriut është krijuar për ta kapërcyer kancerin. Ai është i pajisur me sistem imunitar të fuqishëm dhe sistemin e mbrojtjes intracellulare anti-oxidante. Krijuesi ynë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të.
Një nga sfidat me kancerin është se ai nuk është pushtues i jashtëm që vjen për të bërë kërdi. Në vend të kësaj, janë qelizat tona që nuk ndjekin më udhëzimin kryesor për funksionimin e duhur, rritjen e qelizave dhe ciklin e jetës / vdekjes qelizore. Është zhvillimi i qelizave mashtruese që egoistikisht vendosin të grumbullojnë lëndë të para dhe nuk dëgjojnë më rregullat dhe rregulloret e vendosura nga organet e inteligjencës së lindur, të krijuar nga Zoti.
Kontrolli master i trupit e njeh pamjen e madhe të asaj që është më e mira për mbijetesën afatshkurtër dhe potencialin afatgjatë. Ky kontroll duhet ta mbajë pjesën tjetër të trupit në mënyrë të vazhdueshme të informuar dhe në përputhje me këtë skemë të madhe. Ky proces komunikimi zhvillohet përmes sistemit neuro-endo-imun. Kjo do të thotë që trupi komunikon me veten përmes sistemit nervor, sistemit hormonal dhe sistemit imunitar.
Për të stimuluar dhe fuqizuar sistemet mbrojtëse dhe luftuese të trupit, për asgjësimin e qelizave kancerore burimore dhe metastazike, dhe për përkrahjen e shëndetit të pacientëve, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më të fuqishme, të kombinuara në lloj dhe sasi, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të Kancerit të Gjakut (Leukemia), që i gjeni më poshtë. (Shtypni mbi foto)