Alhagi Graecorum – Bima e Pelegrinit
Alhagi Graecorum – Bima e Pelegrinit; Bimë e shkretëtirës arabe; për pastrim nga helmet, masat tumorale, sistemin tretës, pastrimin e gjakut…
Arabisht: العاقول أو الحاج – El A’kul, El Ha’xh
Anglisht: Camelthorns or manna trees, Pilgrim tree
Emri shkencor: Alhagi Graecorum L.
Familja: Faboideae.
Bima e Pelegrinit është shkurre shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi 0.5-2 m, me gjemba të butë të vendosura në kërcell, me lule të vogla, me ngjyrë rozë të ndritshme, farat janë lara-lara të ngjashme me kokrrën e fasules kafe. Farat e bimës kanë shije të ëmbël.
Origjina e bimës së Pelegrinit është Gadishulli Arabik.
Bima ka një strukturë të mrekullueshme për t’u përshtatur në mënyrë të përkryer me mjedisin tejet të thatë, të kripur, dhe shkëmbor. Emrin shkencor e ka marrë nga arabishtja, “Elhagi” që do të thotë ‘pelegrini’. Bima është nga më të vjetrat e përdorura për kurim. Kryesisht përdorej për pastrim nga infeksionet, fryrjet e barkut, reumatizmën, tumoret, sëmundjet e veshkave, dhimbjet në trup, hemorroidet, dhimbjet e stomakut, etj.
Pjesët që përdoren: Kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.
Dobitë mjekësore të Bimës së Pelegrinit
– Ndihmon në kurimin e masave tumorale.
– Pastron dhe kuron kanalet biliare.
– Pastron trupin në mënyrë rrënjësore, nëpërmjet djersitjes që shkakton.
– Lufton diarrenë e shkaktuar nga helmet dhe kimioterapia.
– Ndihmon në kurimin e reumatizmës duke i dhënë trupit nxehtësi dhe djersitje.
– Ndihmon në kurimin e çrregullimeve të zorrës së trashë.
– Ndihmon në kurimin e hemorroideve.
– Ndihmon në uljen e kolesterolit dhe kurimin e Diabetit.
– Tret yndyrat, celulitin dhe ndihmon për uljen në peshë.
– Diuretik, ndihmon në kurimin e dështimit të veshkave.
– Forcon stomakun dhe pastron sistemin tretës.
– Qetëson dhimbjet e kokës dhe migrenën.
– Pastron gjakun, ndihmon në kurimin e leukemisë, hepatitit A, B dhe C.
– Qetëson dhimbjet dhe infeksionet e kyçeve.
– Parandalon gjakderdhjen e brendshme.
Shënim!
Bima nuk ka efekte anësore nëse merret pa e tepruar.
Bima është pjesë e përbërësve të kurave tona bimore për sëmundje të caktuara.