Mbipesha / Obeziteti dhe Shëndoshja
Mbipesha / Obeziteti dhe Shëndoshja; Rreziqet, Shkaqet, Trajtimi i saktë dhe i sigurt natyral
Autoritetet Shëndetësore tani e përmendin shëndoshjen si një nga problemet shëndetësore më serioze. Të jesh mbi peshë seriozisht për çdo periudhë kohore përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin. Përveç kësaj, trashja tani është e njohur për të rritur ndjeshëm rrezikun e shumë problemeve të tjera të rënda kronike dhe degjenerative të shëndetit, duke përfshirë depresion, diabet, gurët e tëmthit dhe forma të tjera të sëmundjes së fshikëzës së tëmthit, sëmundjet e veshkave, sëmundjet e mëlçisë, etj. Shëndoshja gjithashtu mund të shkaktojë ose të përkeqësojë rrezikun e disa llojeve të kancerit si atë të gjirit, endometrial, kancerin e mitrës te femrat, dhe kancerin e zorrës së trashë dhe rektumit te meshkujt.
Merrni në kosnideratë këto statistika: 85 % e të gjitha rasteve të fillimit të Diabetit (Tipi II) janë direkt të lidhura me trashjen, 45 % e të gjitha rasteve të tensionit të lartë, 35 % e të gjitha rasteve të sëmundjes së zemrës, dhe rreth 20 % e të gjitha rasteve të ngritjes së kolesterolit të rrezikshëm lidhen me shëndoshjen.
Statistikat e mëposhtme tregojnë se sa i madh është dështimi i dietës komerciale
Edhe pse shumica e atyre që mbajnë dietë janë në gjendje për të humbur të paktën 10 % të peshës totale të trupit, por 67 % e tyre e rimarrin peshën e humbur brenda një viti pasi ata të ndalojnë dietën, dhe 95 % e rifitojnë peshën e tyre brenda pesë vjetëve. Përveç kësaj, të paktën 33 % në fund fitojnë më shumë peshë se ata kishin para se të fillonin dietën e tyre.
Arsyeja për këtë dështim është e thjeshtë: Dietat nuk i adresojnë pabarazitë themelore dhe faktorët e jetesës të cilat janë shkaqet primare të trashjes dhe të fitimit të peshës së tepërt.
Shëndoshja: Fakte dhe ide të gabuara
Ekspertët e shëndoshjes kanë identifikuar shtatë ide të gabuara të zakonshme në lidhje me trashjen dhe humbjen e peshës, si dhe shtatë fakte që njerëzit duhet të përpiqen t’i kuptojnë për të humbur peshë. Dallimi mes asaj që është e vërtetë dhe asaj që është e rreme, kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, është shumë e rëndësishme dhe mund tju kursejë shumë kohë, përpjekje, dhe shpenzime.
Shtatë idetë e gabuara janë
– Modat e dietës janë një mënyrë efektive për të humbur peshë dhe për ta mbajtur atë nën kontroll.
– Shumica e mjekëve mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.
– Humbja klinike e peshës dhe klubet janë një mënyrë e mirë për të humbur peshë.
– Numërimi dhe kufizimi i kalorive është një çelës për të humbur peshë dhe për ta ruajtur atë.
– Mbi-ngrënia dhe mos-ushtrimi janë shkaqet primare të trashjes dhe mbipeshës.
– Pasi të humbni peshë, është e lehtë për ta mbajtur atë të përhershme.
– Humbja e suksesshme dhe e përhershme e peshës është e pamundur.
Kurse në vijim janë shtatë të vërtetat në lidhje me trashjen dhe mbipeshën:
– Trashja është një sëmundje e gjithë jetës.
– Njerëzit e dhjamosur kanë metabolizëm që do të jetë gjithmonë i parregullt.
– Është e pamundur për të ngrënë atë që njerëzit normal hanë dhe të qëndrosh i dobët.
– Çdokush mund të humb peshë dhe ta mbajë atë për sa kohë që faktorët themelor që kontribuojnë për trashjen dhe për të fituar peshë të tepërt janë të përcaktuara dhe trajtohen ashtu siç duhet.
– Një nga çelësat e rëndësishëm për humbje peshe të suksesshme është kuptimi i duhur i metabolizmit të insulinës.
– Sheqernat dhe ushqimet e përpunuara nuk kanë vend në dietën tuaj.
– Humbja e suksesshme në peshë nuk mund të arrihet vetëm përmes dietës, shtojcave për humbje peshe, ose një program ushtrimi. Çelësi i suksesit afatgjatë është një dietë e plotë dhe program i jetesës që trajton të gjitha shkaktarët e trashjes ose fitimit të peshës së tepërt.
Simptomat e Shëndoshjes
Simptomat e trashjes dhe të mbipeshës së pashëndetshme përfshijnë gulçim, ndjenja e ngadalësisë ose mungesa e energjisë, dëshira për karbohidrate apo ushqime të tjera, fryrje dhe / ose trashje e lëkurës, dhe ruajtja e lëngjeve në trup.
Djersa e tepërt pas një aktiviteti të lehtë është një simptomë e zakonshme e trashjes dhe mbipeshës.
Tretja e ngadalshme, gazi, fryrja, kapsllëku dhe dhimbjet e barkut janë ankesa të zakonshme.
Shpesh, pamjaftueshmëria që ndihmon tretjen e ushqimit, që quhet sindromi i zorrës që pikon, e cila është një gjendje e karakterizuar nga futja e grimcave të patretura të ushqimit në gjak. Këto grimca ushqimi të patretura shkaktojnë reaksione alergjike dhe stresojnë sistemin imunitar.
Ndjesia i përgjumur gjatë ditës, ose i lodhur, janë shfaqje dhe simptoma të trashjes patologjike.
Simptoma të tjera të trashjes përfshijnë: vështirësi në fjetje, probleme në frymëmarrje gjatë ditës apo natës, dhe çrregullime metabolike.
Shkaqet e shëndoshjes dhe shtimit të peshës së pashëndetshme
Perceptimi i zakonshëm për trashjen është se ajo ndodh për shkak të ngrënies së tepërt dhe mungesës së stërvitjes. Të dy këta faktorë janë faktorë të rëndësishëm dhe të vërtetë që duhet të merren në konsideratë, por faktorë të tjerë po aq të rëndësishëm gjithashtu mund të shkaktojnë shtim të peshës së pashëndetshme. Ato përfshijnë: dietën, alergjitë ushqimore, faktorët trashëgimorë dhe social, mungesën e ekuilibrimit të insulinës, faktorët e jetesës, si dhe çrregullime të metabolizmit, të tilla si funksioni i dëmtuar tiroid, faktorët psikologjik, dhe toksinat. Në mënyrë që të arrini humbje peshe të suksesshme dhe të qëndrueshme, secili nga këta faktorë duhet të rishikohet dhe të trajtohet ashtu siç duhet.
– Përpunimi kimik në ushqime
Gjatë pesëdhjetë viteve të fundit, ushqimet janë përpunuar me sasi gjithnjë e në rritje të kimikateve. Këto ushqime janë krejt të lira nga ushqyesit vital, sidomos vitaminat më themelore, mineralet dhe enzimat që i duhen trupi për të funksionuar mirë. Përdorimi në rritje i kimikateve në ushqimin tonë është i justifikuar nga ana e industrisë ushqimore komerciale për shkak të aftësisë së tyre për të rritur jetëgjatësinë e ushqimit, vrasjen e baktereve, dhe për të përmirësuar shijen.
Çfarë ka mbetur e pashprehur është fakti se këto substanca kimike janë neurotoxine që helmojnë trurin dhe sistemin nervor. Shumë prej tyre janë kancerogjene, që do të thotë se ato janë të aftë për të shkaktuar kancer.
Dy shtesat kimike që përdoren më shpesh në ushqime sot janë: monosodium glutamate (msg) dhe ëmbëltuesi artificial diabetik aspartame (acid aspartic). Studimet kanë treguar se që të dy këto shtesa kimike shkaktojnë dëmtim në hipotalamusin e trurit dhe pengojnë aftësinë e hormonit Leptin për të rregulluar peshën e trupit.
– Dietat për rënien në peshë
Shumica e dietave të sotme të zakonshme rezultojnë në atë që është e njohur si “dietat yo-yo”; që do të thotë se dietat që rezultojnë në një cikël të përsëritur të humbjes së peshës, ndiqen nga shtimi në peshë. Arsyeja kryesore pse ndodh kështu është për shkak se dietat e tilla janë të bazuara në kufizimin e kalorive dhe të ushqimit. Kufizimet mund të çojnë në humbje të shpejtë në peshë, por megjithatë, humbja e tillë e peshës është konsideruar e rrezikshme për trupin. Kjo nxit mekanizmat e natyrshme të mbijetesës për të rivendosur peshën e humbur dhe kaloritë e ruajtura (në formën e yndyrës), duke e çuar trupin në qejf për të ngrënë tepër menjëherë pas përfundimit të dietës.
Shumë dieta mund të jenë të dëmshme. Jo vetëm që ato shkaktojnë ngadalësim të metabolizmit të trupit, por gjithashtu mund të shkaktojnë që qelizat e yndyrës të fryhen, dhe që toksinat e yndyrshme të ruhen në indet e organizmit.
Lodhja është një simptomë e zakonshme e dietës për dobësim. Përveç kësaj, në qoftë se pesha është humbur shumë shpejt, ekziston një rrezik në rritje i problemeve të zemrës.
– Alergjitë ushqimore
Alergjitë ushqimore shpesh nuk diagnostikohen në mesin e pacientëve të cilët janë mbipeshë dhe të shëndoshë, por ato mund të jenë arsyeja kryesore pse njerëzit janë në luftë me peshën e tyre. Ushqimet më të zakonshme ndaj të cilave njerëzit janë alergjik përfshijnë: qumështin dhe produktet e qumështit, misrin, grurin, dhe çokollatën; megjithatë çdo ushqim ka potencial për të shkaktuar alergji ushqimore dhe ndjeshmëri, veçanërisht në qoftë se është pjesë e rregullt e dietës së një personi.
Alergjitë ushqimore kontribuojnë për të fituar peshë dhe trashje në disa mënyra. Përveç që shkaktojnë dëshirat e ushqimit që në disa raste krijojnë varësi, alergjitë ushqimore mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit në trup, duke shtuar në peshën e përgjithshme të një personi, si dhe të krijojnë ndjenjën e depresionit, e cila mund të çojë në mbingrënie, si një mënyrë për të varrosur çështjet emocionale.
– Faktorët e trashëguar dhe ato sociale
Faktorët e trashëguar, të tilla: si gjenet dhe personaliteti biokimik mund të luajnë rol të rëndësishëm në tendencën e një personi për t’u trashur. Ka qenë e njohur, për shembull, se fëmijët, të cilët janë të trashë dhe mbipeshë shpesh e kanë trashëguar nga prindërit dhe gjyshërit. Por, predispozicioni i trashëguar për të fituar peshë të pashëndetshme mund të ndikohet nga faktorët shoqëror gjithashtu. Për shembull, fëmijët e rritur në familje me një traditë të ngrënies së tepërt dhe ushqimeve të rënda, pa një sasi të barabartë të ushtrimit për të djegur kaloritë e terpërta, ose që hanë rëndom ushqime të shpejta, të përpunuara, të larta në yndyrna të dëmshme dhe të ulëta në vlera ushqyese, zakonisht do të mbajnë të tilla zakone të këqia të ngrënies edhe kur të rriten, pra do të vazhdojnë të kenë probleme peshe si rezultat i kësaj.
– Mosbalancimi i Insulinës
Shumë njerëz vuajnë nga obeziteti për shkak të luhatjeve të hormonit insulinë. Insulina është thelbësore për të ndihmuar trupin të përdorë glukozën, karburantin primar të trupit, si dhe karbohidratet. Kur ndodh mosbalancim i insulinës, aftësia e trupit për metabolizimin e glukozës dhe karbohidrateve dobësohet.
Në gjendje të shëndetësshme, niveli i insulinës rritet pas çdo vakti në mënyrë që insulina mund të transportojë glukozën nga gjaku në qeliza. Pasi kjo është arritur, insulina pastrohet nga gjaku derisa të jetë e nevojshme pas një vakti tjetër. Në qoftë se trupi nuk është në gjendje të pastrojë insulinën nga gjaku, për shkak të luhatjes së insulinës, mund të ndodhë një gjendje e njohur si intoleranca e glukozës. Kjo, nga ana tjetër, mund ta bëjë një person të ndihet i uritur edhe pasi ai ose ajo sapo ka ngrënë, duke shtuar rrezikun për të fituar peshë.
– Faktorët e stilit të jetesës
Një mënyrë jetese me qëndrim ulur dhe mungesë të ushtrimit janë dy faktorët kryesorë të jetesës që kontribuojnë për të fituar peshë.
– Çrregullimet metabolike
Metabolizmi i dėmtuar është një tjetër shkak kryesor i shumë rasteve të trashjes. Ta themi thjesht, norma e metabolizmit të një personi i referohet shkallës në të cilën trupi përdor energji. Njerëzit që janë në gjendje ta mbajnë lehtë peshën e tyre të duhur në mënyrë tipike, kanë shkallë më të lartë të metabolizmit, duke i lejuar ata për të djegur kalori shumë më shpejt dhe me efikasitet se sa njerëzit që luftojnë me mbipeshën.
– Hipotiroidizmi është një nga shkaqet më të zakonshme të metabolizmit të dëmtuar dhe shpesh të padiagnostikuar.
– Faktorët psikologjik
Shumë njerëz me probleme peshe janë edhe mbi-ngrënës kronik për shkak të tendencës së tyre për të ngrënë në përgjigje të çështjeve të pazgjidhura emocionale, të tilla si: zemërimi, ankthi, mërzitja, dhe pikëllimi; ose për të plotësuar një boshllëk emocional për shkak të ndjenjës për të mos qenë i dashur apo i vlerësuar. Mbi-ngrënia për shkak të stresit është gjithashtu shumë e zakonshme.
– Toksinat dhe barrat toksike
Toksinat, qoftë nga ushqimet në formën e shtesave kimike, apo nga dhjetra mijëra të ndotësve që gjenden në ajër, ujë dhe tokë, janë një shkak kryesor i trashjes dhe shtimit në peshë.
Ndërtimi i toksinave në trup mund të ndikojë edhe në sistemin limfatik, një aspekt i sistemit imunitar që vepron si sistem filtrimi për trupin tuaj.
Toksinat gjithashtu mund të ndikojnë direkt traktin gastrointestinal, veçanërisht zorrën e trashë. Kur zorra e trashë bëhet toksike, ajo ndërhyn me aftësinë e trupit tuaj për të asimiluar siç duhet ushqyesit nga ushqimet që ju hani, gjë e cila shpie në lodhje dhe krijimin e dëshirës për më shumë ushqim.
TRAJTIMET NATYRALE PËR MBIPESHËN DHE SHËNDOSHJEN
Trajtimi i mbipeshës dhe shëndoshjes duhet të merret seriozisht dhe të kurohet në mëyrë të saktë natyrale, jo thjeshtë për të humbur disa kg peshë, por për të arritur shëndet sa më të plotë dhe për të qëndruar larg sëmundjeve kërcënuese që vijnë si rezultat i mbipeshës, apo në të cilat mbipesha përfshihet edhe vetë si një prej tyre.
Në vijim po paraqesim disa këshilla të përgjithshme të kujdesit vetjak që lidhen me ushqimin dhe stilin e jetesës, por për ata që vuajnë seriozisht nga mbipesha dhe trashja apo shëndoshja, Mjekësia Bimore Arabe ofron program të posaçëm ushqimor dhe kurë të posaçme bimore që paraqitet në fund të artikullit.
- Detoksifikimi
Përfitimet e programeve detoksifikuese përfshijnë zvogëlimin e stresit imun, dhe përmirësimin e asimilimit të enzimave dhe ushqyesve. Për këtë qëllim rekomandohet një pastrim i zorrës së trashë.
- Ushqimi
Një dietë e shëndetshme është ajo që punon më mirë për afat të gjatë për ju si një individ. Parimet e një diete të shëndetshme ditore përfshijnë planifikimin e ushqimit të ekuilibruar e të freskët, ushqime plotësisht organike; të hahet dhe që përtypet ngadalë, të keni ngrënie më të vogla dhe më të shpeshta gjatë ditës, të shmangni mbi-ngopjen, dhe të mos e lini mëngjesin pa ngrënë. Zvogëloni apo eliminoni futjen e kafeinës, alkoolit, produktet e miellit, sheqerit, dhe lëngjet komerciale të frutave. Pini 8-10 gota ujë në ditë për të pastruar trupin dhe për të ruajtur mirë-hidratimin. Përveç kësaj, eliminoni të gjitha ushqimet e përpunuara dhe të shpejta, karbohidratet e thjeshtëa, të rafinuarat, yndyrnat e dëmshme, të tilla si-trans fats dhe vajrat pjesërisht të hidrogjenizuara si dhjami i derrit dhe margarina.
Gjithashtu, kini kujdes për të marrë furnizim adekuat të yndyrnave të shëndetshme, të cilat janë të rëndësishme jo vetëm për menaxhimin e duhur dhe humbje peshe të shëndetshme, por edhe për funksionin e shëndetshëm të trurit, sepse truri është i përbërë kryesisht nga inde dhjamore. Duke siguruar një furnizim të duhur e yndyrave të shëndetshme, ju do të keni gjithashtu përmirësim të disponimit tuaj të përgjithshëm, duke ju bërë më pak gjasa për të ngrënë për shkak të ndjenjës së depresionit apo ankthit. Burimet e shkëlqyera të yndyrave të shëndetshme përfshijnë: vaj ulliri ekstra të virgjër, gjalpë / vaj të virgjër kokosit, vaj fara liri, peshk i egër i ujërave të ftohta, veçanërisht salmon Alaskan.
- Ushtrimi
Gjithkush e di se sa e vështirë mund të jetë për t’u ushtruar mjaftueshëm, por nëse jeni mbipeshë, ju duhet të miratoni një stërvitje rutinore që ndihmon trupin tuaj të djeg dhjamin e tepërt dhe sheqerin. Lëvizja e rregullt ndihmon për të rivendosur dhe për të ruajtur një metabolizëm të shëndetshme të aftë për të djegur kaloritë shpejtë dhe më efikasitet, duke ndihmuar edhe trupin tuaj që të hiqni peshën që nuk duhet të jetë.
Ka shumë mënyra për t’u ushtruar, por njerëzit të cilët janë mbipeshë duhet të përqëndrohen në aktivitetin e ngadalshëm dhe të vazhdueshëm, në vend të ushtrimeve që prodhojnë shpejt djersitje dhe lodhje.
Një rutinë të përditshme prej 45 deri në 60 minuta ecje e shpejtë ose vrapim është shumë i dobishëm për këtë qëllim.
Hedhja në një minitrampolinë (rebounder) për 15 deri 20 minuta në ditë është e barabartë me vrapimin për një orë, dhe është shumë më e lehtë për nyjet.
Noti dhe alpinizmi janë zgjedhje të shkëlqyera stërvitjeje për njerëzit që janë mbipeshë.
Megjithëse ushtrimet aerobike janë më shpesh të rekomanduara për njerëzit të cilët janë mbipeshë – dhe duhet patjetër të jenë pjesë e programit ushtrimor për humbjen e peshës- trajnimi i fortë në fakt është më efektiv në konvertimin e yndyrës në muskujt e ligët, dhe ndihmon trupin për të djegur kaloritë në mënyrë më efikase për periudha të gjata kohore. Në vend të përdorimit të peshave të rënda me më pak përsëritje, përdorni pasha më të lehta me përsëritje më të shumta, pasi kjo do të prodhojë më pak tendosje në trupin tuaj dhe do të rezultojë në muskuj më dinjitoz.
- Produktet me bimë shkretinore për humbjen natyrale të peshës së tepërt dhe metabolizmin
Nga ilacet me bimë shkretinore më efektive dhe të sigurta për humbjen e peshës së tepërt dhe rregullimin e metabolizmit në mënyrë natyrale janë ProbioHerb dhe Samegal.