Gështenja e butë

Published On: April 16th, 2023Categories: Fruta dhe Perime0 Comments on Gështenja e butë

Gështenja e butë; Dobitë shëndetësore

 

Arabisht: كستناء حلو

Anglisht: Sweet chestnut.

Emri shkencor: Castanea sativa L.

Familja: Fagaceae.

Gështenja e butë, e njohur edhe si: kshtojë (Pejë), gishtaja (Llap-Gollak), kshtajë (Shqipëri e Veriut), kshtejë (Vuthaj), është anëtare e familjes Fagaceae.

Gështenja e butë është pemë shumvjeçare, gjetherënëse, me lartësi 25-35m lartësi, me lule të bardha, fruti është i mbështjellë me lëvore me gjëmba nga ana e jashtme, me dy fara të mëdha, me ngjyrë kafe të errët dhe me shije të ëmbël.

Gështenja e ëmbël e ka  origjinën në Azi. Ajo u kultivua më pas në Evropë kryesisht në Ballkan. Emri Gështenjë vjen nga gjuha Latine Castanea. Ky emër bën referencë në Kastanon, një qytet i Thesalisë, i njohur për cilësinë e gështenjave. Castanea ishte emri i lashtë para caktimit të emrit – gështenjë. Sativus do të thotë “kultivuar” në latinisht. Gështenja është quajtur “pemë buke” për cilësitë e saj ushqyese të frutave. Ajo zëvendësoi bukën ne momentet e mungesës së saj. Kjo specie është kultivuar gjerësisht për frutin e saj ushqimor dhe të shijshëm.  Franca zë vendin e parë në botë për kultivimin e gështenjës, e pasuar nga Italia dhe Spanja. Shqipëria renditet e nënta dhe Maqedonia e dhjeta në nivel botëror për kultivimin dhe prodhimin e gështenjës. Mbledhja e gështenjës bëhet nga fundi i shtatorit deri në fund të nëntorit.

Pjesët që përdoren: Frutat, gjethet, lulet.

Elementët përbërës të gështenjës: Energy, sugars, dietary fiber, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat,  protein, vitamins, B1, B2, B3, B5, B6, B9, C. Minerals, calcium, iron, magnesium, magnese, phosphorus, potassium, sodium, zink, acid-oleic, acid-anarcardic, etj.

Dobitë shëndetësore të Gështenjës

– Forcon sistemin imun dhe nxit funksionin e tij tek fëmijët dhe të rriturit.

– Kalciumi dhe fosfori që gjenden tek gështenja ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin e kockave.

– Magnezi që gjendet tek gështenja forcon smaltin e dhëmbëve dhe parandalon prishjen e tyre.

– Parandalon diarrenë kronike.

– Ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes, dhimbjet e fytit, kollën dhe iflamacionin e fytit.

– Ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm dhe forcon enët e gjakut.

– Anti-oksidant, parandalon zhvillimin e radikalëve të lire, të cilat dëmtojnë qelizat dhe ADN.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Acidi ellagic që gjendet tek gështenja ndihmon në funksionin dhe aktivizimin e gjëndrrave tiroide.

– Geshtenjat përmbajnë sasi të larta të fibrave duke e bërë atë një zgjedhje të përkryer për përmirësimin e tretjes.

– Ndihmon në zhvillimin e fetusit gjatë shtatzanisë.

– Mbron zemrën dhe shëndetin kardiovaskular.

– Lufton aneminë dhe ul temperaturën e trupit.

– Studime më të fundit tregojnë se gështenja është një ushqim i dobishëm për diabetikët.

– Parandalon zhvillimin e gurëve në veshka.

– Ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve.

– Gështenja është tonik për muskujt dhe nervat.

Kujdes

– Nëse merret me sasi të larta, mund të shkaktojë probleme nervore.

– Njerëzit që janë alergjik ndaj arrive, nuk është e këshillueshme të konsumojnë gështenja.

– Vetëm farat e gështenjës janë të ngrënshme, pjesët e tjera janë vetëm për përdorim të jashtëm sepse përmbajnë lëndë helmuese.

Disa mënyra terapeutike me përdorimin e gështenjës

– Për të trajtuar hemorroidet, venat me variçe dhe thrombophlebitis, është e këshillueshme ngrënia e një tasi pure me gështenja me mjaltë para mëngjesit dhe në darkë. Kjo është një dietë që duhet të mbahet për disa javë.

– Në rast të dhimbjeve  reumatike kur temperaturat janë të ulëta, zieni 5-6 gështenja me 3 litra ujë, deri sa uji të jetë përgjysmuar. Pas filtrimit, lajeni  zonën e dhimbjeve me këtë ujë (nxetësia e ujit duhet të jetë aq sa të durojë trupi). Aplikimi zgjat 10-15 minuta dhe duhet të përsëritet çdo ditë deri në shërimin e plotë.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook