You are here:-, Nervore Mendore-Stresi

Stresi

2018-05-30T22:58:35+00:00October 11th, 2017|Categories: Arti Jetës, Nervore Mendore|Tags: |

Stresi; Simptomat, shkaqet, trajtimi natyral

 

Deri në 80% e të gjitha vizitave që bëhen te mjeku janë për shkak të kushteve shëndetësore të shkaktuara nga stresi, dhe nuk është për t’u habitur që, sipas studiuesve, stresi është shkaku i vetëm më i rëndësishëm i më shumë se 95% i të gjitha sëmundjeve. Megjithatë, është më e saktë të thuhet se nuk është vetë stresi që shkakton aq shumë sëmundje se sa ç’janë reagimet tona ndaj stresit, faktikisht.

Në kuptimin më të gjerë, stresi i referohet çdo stimuli -të jashtëm ose të brendshëm- që krijon presion. Jo i gjithë stresi është i dëmshëm. Në disa raste, stresi mund të jetë pozitiv, siç është stresi i prodhuar gjatë trajnimit të peshës që ndërton muskujt, ose stresi i natyrshëm për procesin krijues që rezulton në nivele më të larta të produktivitetit dhe përparimeve të reja. Lloje të tilla të shëndetshme të stresit na mundësojnë të lulëzojmë dhe të ndjehemi më të frymëzuar. Stresi i dëmshëm, nga ana tjetër, mund të çojë në funksion të dëmtuar të imunitetit, vuajtje emocionale, dhe eventualisht, sëmundje të një natyre fizike dhe / ose psikologjike.

Çdo lloj stimuli që shqetëson funksionimin normal të trupit dhe / ose pengon disponimin e personit, mund të konsiderohet i dëmshëm. Stresi mund të ndodhë gjithashtu si pasojë e dietës ose e mjedisit, apo nga përvojat e ndryshme të jetës së përditshme, si konflikti mes të dashurive ose bashkë-punëtorëve, problemet financiare, ose vdekja e një të afërmi.

Përvoja pozitive e jetës mund të shkaktojnë gjithashtu stres. Në fakt, studiuesit kanë identifikuar se stresi i martesës, i lindjes së një fëmije, i të ardhurave financiare dhe i punës, janë ndër përvojat më të larta që mund të çojnë në një ndikim negativ të shëndetit. Përsëri, megjithatë, duhet të theksohet se nuk është përvoja, në vetvete, ajo që shkakton stres, por është mënyra si një person reagon ndaj përvojës. Për shembull, disa njerëz mund të përballen me sëmundjen me qetësi dhe për këtë arsye të shërohen nga ajo më shpejt se normalisht; ndërsa disa njerëz, megjithëse përballë përvojave zakonisht pozitive të jetës, të tilla si martesa ose punësimi në një punë të dëshiruar, mund të bëhen tepër të shqetësuar për ngjarje të tilla që kumtojnë për të ardhmen e tyre, duke krijuar kështu stresin e dëmshëm.

Kur stresi i dëmshëm zgjat ose bëhet kronik, ai krijon pabarazi biokimike në trup, që mund të kompromentojnë funksionin imunitar dhe metabolizmin, të shkaktojnë dhimbje koke, të krijojnë ose të përkeqësojnë dhimbjet, të shkaktojnë çrregullime të gjumit, probleme të tretjes, të ndikojnë në metabolizmin e trurit dhe modelet e valëve të trurit, dhe të çojnë në hipertension dhe probleme të zemrës, duke përfshirë edhe sulm dhe infarkt në zemër.

Pra, të mësuarit e menaxhimit të stresit dhe përgjigjen ndaj tij ashtu si duhet, është një parim qendror i qasjes natyrore të shërimit.

SIMPTOMAT

Në vijim janë disa nga mënyrat se si stresi kronik mund të krijojë probleme shëndetësore:

  • Zvogëlim të funksionit imunitar.
  • Rritje të ndjeshmërisë dhe gjasa të sëmundjeve të ndryshme për shkak të infeksionit.
  • Rëndim të kushteve para-ekzistuese të shëndetit duke kompromentuar më tej sistemin imunitar.
  • Rritje të ndjeshmërisë për të zhvilluar pabarazitë hormonale dhe për të zvogëluar funksionin e veshkave, hipofizës, tiroideve, dhe gjëndrave të tjera endokrine.
  • Rritje të nevojës për oksigjen dhe glukozë, e cila mund të rezultojë në çrregullimet biokimike dhe metabolike.
  • Rritje të ndjeshmërisë ndaj ankthit.
  • Rritje të tendencës për përjetim të depresionit dhe prishjes së humorit.
  • Ngritje të tensionit të gjakut (hipertension).
  • Rritje të rrezikut të sulmit në zemër, goditjes, dhe kushteve të tjera kardiovaskulare.
  • Rritje të ndjeshmërisë ndaj alergjive.
  • Rritje të ndjeshmërisë për të zhvilluar astmë dhe kushte të tjera të frymëmarrjes.

SHKAQET E STRESIT

Ka katër kategori kryesore të stresit të dëmshëm: fizik, psikologjik, psiko-social dhe psiko-shpirtëror, të cilat mund të shkaktohen nga faktorë të shumtë.

  1. Stresi fizik

Stresi fizik ndikon trupin dhe ambjentin e shtëpisë dhe të punës së dikujt. Ai mund të shkaktohet nga infeksioni, lëndimet, puna jashtë orarit, ushtrimi i tepruar apo mungesa e ushtrimeve, toksinat mjedisore, substancat dietetike dhe mjedisore që shkaktojnë alergji, zhurma, ndriçimi i dobët, fushat elektromagnetike, stresi gjeopatick, lodhja kronike, dieta e varfër, mangësia ushqyese, çrregullimet biokimike dhe / ose hormonale, dehidratimi kronik, çrregullimet muskuloskeletale, problemet dentare, furnizimi i dobët me oksigjen, pirja e duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të dorës së dytë, si dhe problemet e sheqerit në gjak, të tilla si hipoglicemia.

  1. Stresi psikologjik

Stresi psikologjik i referohet stresit të natyrës mendore ose emocionale. Emocionet e pazgjidhura ose të shprehura në mënyrë të gabuar, të tilla si: zemërimi, frika, hidhërimi, faji, turpi, dhimbja, dhe kushtet mendore të tilla si: ankthi, mbingarkesa e informacionit, xhelozia, humbja e kontrollit, perfeksionizmi, vetëkritika dhe meraku i tepruar, janë shkaktarët e zakonshëm të stresit psikologjik .

Mungesa ose kufizimi i besimit, pozicioni, dhe disponimi personal (botëkuptimi psikologjik) janë shkaqe të tjera të rëndësishme të stresit psikologjik.

  1. Stresi psiko-social

Stresi psiko-social shkaktohet kryesisht nga problemet e marrëdhënieve mes anëtarëve të familjes, bashkë-punëtorëve, punëdhënësve, fqinjëve dhe bashkëshortëve apo fëmijëve. Njerëzit e vetmuar, që jetojnë jetën e tyre në mënyrë të izoluar dhe nuk kanë mbështetjen e familjes, si dhe të dashuruarit, janë gjithashtu shumë të prirur të vuajnë nga stresi psikologjik.

  1. Stresi psiko-shpirtëror

Stresi psiko-shpirtëror ka të bëjë me stresin që është shkaktuar nga një krizë në vlerat dhe / ose ndjenjën e qëllimit të jetës personale të dikujt. Njerëzit e prirur të vuajnë nga stresi në këtë kategori shpesh ndjehen sikur jeta e tyre ka pak ose aspak kuptim dhe / ose e gjejnë veten në punë apo situata të tjera që atyre nuk iu pëlqen, në vend që të përfshirhen në punë të gëzueshme, domethënëse. Jeta e pandershme, që do të thotë: një mënyrë jetese që nuk e nderon besimi themelor personal dhe ndjenja  e etikës së dikujt, gjithashtu mund të shkaktojë stres të konsiderueshëm psiko-shpirtëror dhe ndjenja zbrazëtie dhe pakënaqësie.

TRAJTIMI NATYRAL PROFESIONAL I STRESIT

Dobite shendetesore

– Produkti “Anti-Anxiety” Ndihmon ne kurimin e Ankthit dhe Stresit ne menyre natyrale rrenjesore.

– Lufton shkaqet e ankthit dhe te stresit, si zhbalancimet biokimike dhe ato hormonale.

– Lufton te gjitha simptomat e shkaktuara nga ankthi dhe stresi: mendimet shqetesuese, shqetesimet gjate gjumit, dridhjet, panikun, friken e te ndenjurit vetem apo fobine sociale, merakun e tepert, etj.

– Kuron simptomat fizike te shkaktuara nga ankthi dhe stresi: rritjen e pulsit, rrahjet e zemres, veshtiresite ne frymemarrje, mpirjen dhe ndjesine e shpimit te gjilperave ne duar dhe kembe, dhimbjet e kokes, marramendjen, lodhjen, dispepsine, diarrene, etj.

– Stimulon sistemin nervor qendror dhe kuron infeksionet dhe çrregullimet ne te.

– Forcon zemren, permireson tretjen, stimulon melçine, forcon gjakun.

– Rrit imunitetin dhe stimulon sistemin e riprodhimit.

– Pastron gjakun dhe trupin nga lendet toksike.

Shenim!

– Nuk ka efekte anesore te demshme.

– Mund te merret nga te gjithe pa dallim moshe apo gjinie, edhe nga grate shtatzena apo gjidhenese.

– Produkti eshte ne forme te kapsulave dhe merret 3 here ne dite nga 1 kapsule para ngrenies.

– Klikoni mbi foton me siper per te mesuar me shume rreth produktit.