Vitamina C / Ascorbic Acid; Roli, Mungesa, Burimet, Mbidoza, Doza ditore

 

Vitamina C është një lëndë ushqyese thelbësore për njerëzit dhe për disa lloje të kafshëve. Emri ‘Vitamin C’ i referohet L-enantiomerit të acidit ascorbic dhe formave të tij të oksiduara. Ajo është thelbësore për një sërë reaksionesh thelbësore metabolike tek të gjithë organizmat. Dallohet për vetitë e saj antioksidante dhe anti-stresit oksidativ.

Roli i vitaminës C në trupin e njeriut

– Forcon sistemin imun.

– Lufton infeksionet, viruset, baktieret dhe kërpudhat.

– Ndihmon në kurimin e Hepatit.

– Pengon formimin e qelizave tumorale.

– Lufton kancerin e mushkërive, të gjirit, prostatës, stomakut dhe mëlçisë.

– Ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve.

– Ndihmon në lidhjen e indeve të trupit.

– Ngadalëson plakjen dhe formimin e rrudhave.

– Largon toksinat nga trupi.

– Ndihmon pastrimin e trupit nga nikotina dhe lëndët alkoolike.

– Lehtëson simptomat e astmës dhe sëmundjeve alergjike.

– Lufton sterilitetin mashkullor.

– Lufton stresin, depresionin, lodhjen, sëmundjen Alzheimer, çrregullimin ADHD  dhe dhimbjet e kokës.

– Parandalon sëmundjet autoimmune.

– Lufton psoriasis, ekzemën dhe puçrrat e fytyrës.

– Lufton bakteriet e stomakut, që shkaktojnë ulçër në stomak, si helicobacter pylori.

– Lufton infeksionet e fshikëzës dhe prostatës.

– Ndihmon zemrën dhe enët e gjakut. Parandalon forcimin e arterieve, parandalon mpiksjen e gjakut, sulmin në zemër, tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë.

– Lufton dhimbjet e shpinës, osteoporozën dhe artritin.

– Ndihmon trupin në thithjen e kalciumit.

– Parandalon çrregullimet gjenetike tek të sapolindurit.

– Vitamina C ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira.

– Ndihmon  për kurimin e Diabetit.

– Forcon shikimin, kockat, dhëmbët dhe flokët.

– Parandalon rrezikun e problemeve në veshka.

– Parandalon aneminë hemolitike.

Mungesa e vitaminës C mund të shkaktojë

– Imunitet të dobët.

– Ndjesia i sëmurë dhe lodhje kronike.

– Degjenerim macular të lidhur me moshën, AMD.

– Nervozisëm.

– Humbje peshe në mënyrë të papritur.

– Dhimbje muskujsh.

– Dhimbje të kyçeve.

– Sëmundje të mushkërive, fytit, infeksione të bajameve.

– Infeksion të mishrave të dhëmbëve.

– Dhëmbë të dobët dhe të prishur.

– Flokë dhe lëkurë të thatë.

– Shërim të ngadaltë të plagëve.

– Mosluftim të infeksioneve të lëkurës.

– Çrregullime në sistemin tretës.

– Shfaqje të sëmundjeve autoimmune.

– Shtim në peshë.

– Tension i lartë i gjakut.

– Sëmundje të fshikëzës dhe tëmthit.

– Goditje në tru dhe zemër.

– Arteriosclerosis.

Burimet më të pasura me vitaminë C

– Papaja

– Luleshtrydhet

– Portokalli

– Limoni

– Ananasi

– Lulelakër

– Pjepri

– Grejpfrut

– Hudhër

– Mjedër

– Mandarinë

– Mango

– Spinaqi

– Lakra e bardhë

– Piperi i kuq dhe i zi.

– Speci i kuq, i verdhë dhe i jeshil.

– Majdanoz

– Kivi.

– Brokoli

– Gojiberry

– Lakër brukseli

– Patatet

– Domatja

– Boronicat

– Avocado

– Rrushi

– Kajsia

– Shalqiri

– Bananet

– Karrota

– Molla

– Dardha

– Patëllxhan

– Asparagos

– Fiku

– Qepa

Nga burimet shtazore

– Në mëlçitë e vicit, pulës, deles.

– Tek qumështi i gjirit.

– Tek qumështi i devesë.

– Qumështi i dhisë.

– Qumështi i lopës.

Mbidoza e vitaminës C mund të shkaktojë

– Çrregulim në stomak.

– Diarre.

– Dhimbje koke.

– Lodhje.

– Çrregullime gjumi.

– Tek foshnjat mund të shkaktojë skuqje lëkure.

– Mund të shkaktojë helmim.

– Mund të rrisë nivelin e aluminit në trup.

– Mund të shkaktojë formim të gurëve në veshka.

– Mbidoza e saj mund të sjellë çrregullim të hekurit në gjak, duke përfshirë rrezik të “Talasemisë” dhe “Hemochromatosis”.

– Doza e lartë mund të shkaktojë çrregullim në veshka dhe mëlçi.

– Të sëmurët me veshka, mëlçi, stomak dhe kancer nuk duhet ta teprojnë me marrjen e vitaminës C.

– Pacientët që trajtohen me ilaçe kimike duhet të konsultohen me mjekun për dozën ditore të vitaminës C.

Mënyra më e mirë e marrjes së vitaminës C është konsumimi i ushqimeve që përmbajnë Vitamin C.