Arsyet kryesore pse duhet të hani ushqim organik

Arsyet kryesore pse duhet të hani ushqim organik

Polemikat janë të vazhdueshme për rritjen e prodhimit në mënyrë organike. Kërkimet shkencore vazhdojnë të demonstrojnë përfitimet e mëdha shëndetësore për njerëzit dhe mjedisin.

Ushqimi organik nuk ka vetëm shije të mirë, por ai është edhe më i mirë për planetin tonë, dhe redukton  antibiotikët, pesticidet dhe herbicidet nga dietat tona.

Për të ruajtur shëndetin tonë, për të mbështetur fermerët lokal dhe për të ruajtur mjedisin ku jetojmë, ne kemi studiuar arsyet më të rëndësishme pse duhet të konsumojmë ushqim organik.

– Ushqimet organike janë më të lartë në lëndë ushqyese

Studim pas studimi, hulumtimet nga organizatat e pavarura, në mënyrë të vazhdueshme tregojnë se  ushqimi organik është më i lartë në lëndë ushqye se ushqimet  jo-organike. Hulumtimet tregojnë se prodhimi organik është më i lartë në vitaminë C, antioksidantë, kalcium, hekur, krom, dhe magnez.

– Ushqimet organike nuk përmbajnë lëndë toksike

Ato janë të lirë nga toksinat që janë të dëmshme për trurin dhe qelizat nervore. Zakonisht përdoren pesticidet e quajtura organophosphates, të cilat u përdorën fillimisht si një agjent toksik nervor gjatë Luftës së Parë Botërore, që industria i vendosi  dhe i përshtati ato në ushqime për të vrarë kundërshtuesit. Shumë pesticide konsiderohen ende neurotoxins.

– Ushqimet organike janë në të shëndetshëm për fëmijët

Truri dhe organet e fëmijëve janë shumë më të ndjeshëm ndaj toksinave se sa të rriturit. Zgjedhja organike ndihmon për të ushqyer trupat e tyre pa u ekspozuar ndaj pesticideve dhe organizmave të modifikuara gjenetikisht. Nga analizat e tyre kanë arritur në përfundimin se ushqimi organik ul ekspozimin ndaj  pesticideve, përmirëson vlerën ushqyese të ushqimit, ul rrezikun e sëmundjeve dhe përmirëson shëndetin që në  fëmijërinë e hershme e deri në moshë të madhe.

– Ushqimet organike nuk janë të modifikuara gjenetikisht

Ushqimi organik është  ushqim i vërtetë, jo fabrikë e pesticideve. 18%  nga të gjitha farërat gjenetikisht të modifikuara janë përpunuar për të prodhuar pesticidet e tyre. Hulumtimet tregojnë se këto fara mund të vazhdojnë prodhimin e pesticideve brenda trupit të njeriut.

– Ushqimi organik ul rrezikun nga kanceri

Ushqimi organik mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit. Agjencia e SHBA-së për  Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) i konsideron 60% të herbicideve, 90% të fungicideve, dhe 30 % të insekticideve shkaktarë potencialë të kancerit. Është e arsyeshme të mendojmë se një rritje me shpejtësi e normave  të kancerit janë të paktën pjesërisht të lidhura me përdorimin e këtyre pesticideve kancerogjene.

– Ushqimi organik nuk e ekzpozon trupin ndaj antibiotikëve

Zgjedhja e mishit organik zvogëlon ekspozimin ndaj antibiotikëve dhe hormoneve sintetike, që e gjejnë rrugën e tyre tek kafshët dhe në fund tek ju.

– Nuk janë të ngarkuar me bakterie

Në një studim është zbuluar se ushqimet organike nuk janë të ngarkuar me bakterie rezistente ndaj antibiotikëve dhe mbetje të pesticideve.

– Ushqimi organik ka përfitime afatgjata

Një nga pikat më të forta për të ngrënë ushqim organik është zvogëlimi i ekspozimit ndaj pesticideve dhe insekticideve. Tani, një studim i fundit tregon se ushqimet organike mbajnë më shumë përfitime për shëndetin tuaj dhe të fëmijës tuaj në të ardhmen.

– Ushqimi organik është më i sigurtë për gratë shtatzëna dhe foshnjat

Në studime të tjera, studiuesit kanë gjetur të dhëna epidemiologjike që tregojnë efektet negative të ekspozimit të pesticideve në zhvillimin dhe rritjen normale të fëmijëve, dhe për tu ruajtur nga këto efekte duhet të konsumohet ushqim organik, veçanërisht gjatë shtatzënisë dhe gjatë fëmijërisë së hershme.

– Ushqimi organik ndihmon për t’u ruajtur nga sëmundjet vdekjeprurëse

Kadmiumi që gjendet në ushqimet jo-organike është shumë toksik për veshkat, mund të shkaktojë demineralizim të kockave dhe rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri i mushkërive. Ai mund të ndikojë edhe në presionin e gjakut, shëndetin e prostatës dhe nivelin e testosteroneve.

– Ushqimet organike nuk përmbajnë lëndë kimike

Ushqimi  organik është i lirë nga kimikatetë tilla si: mbetjet pesticide, ngjyrosës artificiale, ruajtës, aromatizues, yndyrat- trans, stabilizant, lëndë mbushëse,  dhe shumë lëndë  të tjera kimike që mund të kenë efekte shëndetësore kumulative.

– Për fëmijë më të shëndetshëm

Ushqyerja e fëmijëve me ushqim organik do të reduktojë ndjeshëm ekspozimin e tyre ndaj mbetjeve dhe pesticideve. Foshnjat dhe fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të kimikateve për shkak të marrjes së tyre më të madhe të ushqimit për kilogram të peshës trupore. Rritja  e marrjes së frutave dhe perimeve jo-organike , redukton aftësinë e zhvillimit të trupit, trurit dhe shkakton sëmundje degjenerative të panjohura më parë. Në të kundërt, ushqimi organik eliminon toksinat dhe parandalon sëmundjet.

– Ushqimet organike nuk përmbajnë Antibiotik, Hormone apo Patogjen

Bujqësia organike nuk lejon që bagëtitë  e tyre të marrin antibiotikë të dhënë në mënyrë rutinë, apo ushqim i cili mund të ketë qenë i kontaminuar me patogjene. Mishi  organik ka nivele të ulëta të patogjeneve për shkak të standardeve të mirëqenies së kafshëve. Nëse konsumoni  mish organik, ju jeni shumë më pak i rrezikuar nga kanceri i zorrës së trashë.

– Ushqimi organik ka shije më të mirë

Shumica e ushqimit organik ka shije më të mirë se sa homologët e tyre të rritur me pesticide.

– Punëtorët janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet

Fermat organike janë më të sigurta për punëtorët që punojnë në to. Në një studim është gjetur një rritje me 70 % e sëmundjes së Parkinsonit në mesin e njerëzve të ekspozuar ndaj pesticideve. Zgjedhja e ushqime organike do të thotë se më shumë njerëz do të jenë në gjendje për të punuar në ferma pa u  rrezikuar  nga sëmundja e  Parkinsonit ose sëmundje të tjera.

– Ushqimet organike nuk e ndotin ujin e pijshëm

Agjensitë për  Mbrojtjen e Mjedisit  në SHBA, e theksojnë se pesticidet ndotin burimet kryesore të ujit të pijshëm për gjysmën e popullsisë amerikane. Bujqësia organike është zgjidhja më e mirë për këtë problem.

– Ushqimi organik mbron ambjentin ku jetojmë

Ushqimi  organik është tokë-mbështetës. Prodhimi i ushqimit organik ka qëndruar për mijëra vjet dhe është zgjedhje e qëndrueshme për të ardhmen. praktikat moderne bujqësore janë shkatërruese të mjedisit nëpërmjet përdorimit të gjerë të herbicideve, pesticideve, fungicideve, dhe plehrave kimike, dhe kanë rezultuar në dëmtim drastik mjedisor në shumë pjesë të botës. Duke zgjedhur ushqimet organike, ju do të jetoni në një shtëpi të sigurt, ku ndotja e brendshme dhe kimikatet toksike luajnë pak rol në jetën tuaj të përditshme, dhe kopshti do të jetë një vend më i sigurt për fëmijët tuaj.

– Mirëqenia e Kafshëve

Praktikat organike blegtorale janë më humane dhe i lejojnë kafshët të rriten në një mjedis natyror me qasje të lirë në fusha apo zona të natyrës, ku nuk janë të mbyllur ose të lidhur. Ato kullosin në kullota organike dhe nuk janë të kontaminuar me kimikate, me nënproduktet e kafshëve apo ushqime të modifikuara gjenetikisht.

Kjo është një e ardhme që ne duhet ta mbrojmë dhe të investojmë për të.  Ne duhet të ushqehemi dhe kurohemi me ushqim dhe bimë natyrale dhe jo me ushqime të modifikuara gjenikisht apo ilaçe kimike, që janë të ngjashme me pesticidet që përdoren në ushqimet jo-organike!

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook