Vitamina A; Vitamina e syrit

 

Vitamina A, apo beta-carotene (Retinoli, Akseroftoli), është një vitaminë esenciale, që tretet në yndyrë dhe gjendet në ushqime me prejardhje bimore dhe shtazore. Kjo vitaminë ka një strukturë terpeni dhe ju takon terpeneve. Formula e plotë e retinolit është C20H30O.   Vitamina A është pjesë thelbësore e një dietë të shëndetshme. Ajo është veçanërisht e rëndësishme në zhvillimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e syve, lëkurës dhe sistemit imunitar.

Roli i vitaminës A në shëndetin e njeriut

Vitamina A është e njohur  për rolin e saj në vizion, por format e kësaj vitamine gjithashtu marrin pjesë në aktivitetet fiziologjike që lidhen me:

– Sistemin imunitar

– Sistemin inflamator

– Mirëmbajtjen epiteliale të indeve mukozale

– Rritjen dhe zhvillimin e trupit

– Riprodhimin

– Zhvillimin e kockave

– Krijimin e qelizave të kuqe të gjakut

– Prodhimin e spermatozoideve (qelizat riprodhuese të mashkullit).
– Anti-plakje

– Anti-kancer

– Anti-oxidant

– Anti-inflamator

Çfarë sëmundjesh mund të kenë një lidhje të veçantë me vitaminën A?

Vitamina A mund të luajë një rol në parandalimin  dhe/ose trajtimin e sëmundjeve të mëposhtme:

– Aknet e fytyrës

– AIDS

– Alkoolizmi

– Pezmatimi atopic i lëkurës

– Diabeti

– Shikimi

– Sëmundjet e gjirit

– Hyperkeratosis

– Pafuqia seksuale (mungesa e prodhimit të spermës)

– Sëmundja inflamatore e zorrëve

– Leukoplakia

– Fruthi

– Osteoarthritis

– Otitis (infeksioni i veshit)

– Vizioni i dobët

– Lindjet e parakohshme

– Psoriasis

– Çrregullimet tiroide

– Ulçerat

– Venat me variçe

– Infeksionet virale

– Degjenerimi makular i lidhur me moshën

– Angina pectoris

– Astma

– Cataracts

– Sëmundjet të zemrës

– Kanceri i fytit

– Kanceri i mushkërive

– Inferliteti tek meshkutj dhe femrat

– Photosensitivity

– Pneumonia

– Kanceri i prostatës

– Rheumatoid arthritis

– Kanceri i lëkurës

– Candidiasis vaginale

Vitamina A duhet të merret me masë të caktuar dhe pa e tepruar

Shenjat e mangësisë së vitaminës A janë:

– Mungesa e oreksit (apetit)

– Lëkura e thatë

– Pamja e dobësuar në errësirë

– Tek fëmijët paraqet ç´rregullime në zhvillim.

Shenjat e tepricave të vitaminës A janë

– Kokë dhimbjet,

– plogështia,

– mungesa e apetitit,

– të përzierat,

– rënia e flokëve,

– lëkura e thatë,

– ç´rregullime në vizion (paraqitja e pamjeve të dyfishta).

Femrat shtatzëna assesi nuk duhet ta teprojnë me sasinë e vitaminës A, që të sigurohen për zhvillimin trupor normal të fëmijës.

Sasia ditore e përafërt e nevojshme për trupin e një njeriu është

Mosha Meshkujt Femrat Shtatzënat Gjidhënëset
0–6 months 400 mcg* RAE 400 mcg RAE
7–12 months 500 mcg RAE 500 mcg RAE
1–3 years 300 mcg RAE 300 mcg RAE
4–8 years 400 mcg RAE 400 mcg RAE
9–13 years 600 mcg RAE 600 mcg RAE
14–18 years 900 mcg RAE 700 mcg RAE 750 mcg RAE 1,200 mcg RAE
19–50 years 900 mcg RAE 700 mcg RAE 770 mcg RAE 1,300 mcg RAE
51+ years 900 mcg RAE 700 mcg RAE

* Shënim: 100 mcg = 0.1 mg

Burimet e Vitamës A

Për fat të mirë, kjo vitaminë e rëndësishme mund të gjendet me bollëk në shumë fruta, perime, mish, peshk, dhe burimet e qumështit, që ndoshta tashmë bëjnë pjesë në dietën tuaj.

Vitamina A gjendet në dy forma

– Retinoids; në ushqimet shtazore
– Carotenoids; në ushqime bimore

Këto dy forma nuk janë vetëm kimikisht të ndryshme, ato gjithashtu na japin mënyra të ndryshme të përfitimeve shëndetësore. Ka disa përfitime të veçanta imune, inflamatore, gjenetike, dhe riprodhuese të lidhura me vitaminën A që mund të merret nga këto dy forma. Këto forma mund të jenë veçanërisht të rëndësishme në lidhje me shtatzëninë dhe lindjen, fëmijërinë, rritjen e fëmijës, vizionin, prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, dhe rezistencën ndaj sëmundjeve infektive. Megjithatë, edhe në qoftë se ne nuk jemi të ballafaquar me ndonjë nga këto kushte të veçanta, secili prej nesh ka nevojë ditore për marrjen e vitaminës A.

Vitamina A në burimet shtazore gjendet kryesisht tek:

– Karkalecat

– Vezët

– Qumështi i lopës

– Djathi

– Kosi

– Salmoni

– Sardelet

– Pulat

– Gjeli i detit

– Tuna

– Mishi i lopës

– Mishi i qengjit 

Vitamina A në burimet bimore gjendet kryesisht tek:

– Patatja e ëmbël
– Karrota
– Spinaqi
– Sallata jeshile
– Mustarda
– Rrepa
– Sallata zviceriane
– Kungulli
– Lakra e bardhë
– Sallata kineze
– Pjepri
– Piperi
– Majdanozi
– Brokoli
– Bishtkali
– Perimet e detit
– Domatja

– Borziloku

– Papaja
– Lakër brukseli
– Grejpfrut