Ushqimet më të mira që ju mbajnë të hidratuar
Ushqimet më të mira që ju mbajnë të hidratuar dhe të shëndetshëm
Trupat tanë përbëhen më shumë se gjysma nga uji, dhe ne e përdorim atë për shumë funksione trupore: për rregullimin e temperaturës së trupit, për heqjen e mbeturinave, mbajtjen e oksigjenit në qeliza, etj. Kur ju jeni i dehidratuar, kjo mund të shkaktojë lodhje, dhimbje koke, marramendje dhe humor të keq.
Është e vërtetë se një gotë me ujë është mënyra më e mirë dhe e njohur për të qëndruar i hidratuar, por ka shumë opsione alternative dhe të domosdoshme për të qëndruar të hidratuar.
Sipas ‘Institutit të Mjekësisë së Rekomandimeve’ 20% e ujit duhet të merret nga ngrënia e ushqimeve. Supa, kosi dhe bollguri janë të gjitha ushqime që përmbajnë ujë, por ka fruta dhe perime verore gjithashtu që mund të ndihmojnë me hidratimin.
Këto ushqime, jo vetëm janë të shëndetshme, por ato plotësojnë lëngjet tuaja dhe ofrojnë përfitime të shumta të tjera të trupit:
– Shalqiri; Shalqiri është mbreti i frutave verore dhe nuk është çudi, sepse ky frut është i përbërë nga 92% ujë! Ai përmban kripëra minerale, kalcium dhe magnez, që e bën atë ideal për hidratimin. Ky frut kryesor i verës është gjithashtu një burim i mirë i kaliumit, vitaminës A dhe vitaminës C.
– Selino; Ky perim shpesh neglizhohet por gjethet e selinos përmbajnë rreth 95 % ujë, janë të larta në fibra dhe të pasur me minerale, duke përfshirë kalium dhe vitaminë K. Mbani në mend; selino nuk përmban kalori dhe ndihmon për tretjen e yndyrave, dhe gjatë përtypjes, ajo pastron dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve.
– Trangujt/ kastraveci; trangujt e freskët zënë vend në listën e frutave dhe perimeve të ujit. I përbërë nga 96 % ujë, pa- yndyrë ose kolesterol, shumë të larta në vitaminë K, vitaminë B6 dhe hekur. Kastraveci është superfrut për stinën e verës.
– Luleshtrydhe; luleshtrydhet janë perfekte për të qëndruar i hidratuar. Ato përmbajnë 92 % ujë, janë të ngarkuar me fibra dhe vitaminë C. Ju mund ta përdorni luleshtrydhen në koktej frutash ,freskuese verore!
– Marule/ sallata jeshile; sallata jeshile përmban 96 % ujë, është e pasur me kalcium, vitamina dhe fibra. Përdoreni në mënyrë të përditshme të freskët.
– Uji i kokosit; Ka një arsye pse njerëzit kërkojnë këtë pije tropikale. Uji i kokosit është i ulët me karbohidrate, dhe i pasur me kalium.
– Supë me pulë dhe perime: Kjo formulë lufton infeksionet , dhe duhet të serviret 3 herë në javë për të qëndruar të shëndetshëm. Ajo lehtëson tretjen, mban trupin të hidratuar, nuk përmban kalori, mund të konsumohet nga të gjitha moshat ( për fëmijët mbi 6 muajsh).
– Specat e ëmbël; specat e freskët përmbajnë 92 % ujë, janë burime të pasura të disa ushqyesve, duke përfshirë vitaminë C, thiamine, vitaminë B6, beta carotene, dhe acidit folik.
– Ananasi; Ky frut është i mbushur me lëng, dhe përmban një përzierje të komponimeve me kompetenca të fuqishme anti-inflamatore. Me fjalë të tjera, konsumimi i ananasit lufton inflamacionin dhe parandalon dhimbjet në të ardhmen.
– Karrota; karrotat përmbajnë rreth 87 % ujë, antioxidant beta-carotene më shumë se çdo perim apo frut tjetër. Studimet kanë gjetur se komponimet që gjenden te karrota ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës, mushkërive dhe nga kaviteti oral.
– Molla; Ju e keni dëgjuar thënien: një mollë në ditë mban mjekun larg. Por ky super-ushqim me lëng ka qenë gjithashtu i lidhur me nivelet më të ulëta të kolesterolit, humbjen në peshe dhe parandalimin e një mori të problemeve kardiovaskulare, astmës, diabetit, dhe madje edhe disa lloje kanceresh.
– Kosi; Kur ju nuk jeni të hidratuar, trupi humbet edhe elektrolitet. Kosi ka një sasi të konsiderueshme të kaliumit dhe natriumit, që mund të ndihmojë të zëvendësojë elektrolitet e humbura dhe ri-aktivizon trupin tuaj.
– Brokoli; përmban 91% ujë, vitamina C, fibra, kalcium dhe pak kalori. Lufton infeksionet, dhe radikalet e lira.
– Spinaqi; spinaqi është padyshim një ushqim i mirë për të mbushur nevojat e trupit dhe ndihmon për humbjen në peshë. Një sasi e vogël prej tij plotëson 50% të nevojave tuaja ditore të vitaminës A, ai përmban sasi të larta të proteinave dhe vitaminës C.
– Domatet; Domatet përmbajnë rreth 95 % ujë. Gjithashtu, domatja përmban kripëra minerale, acide organike,fosfor, kalium, hekur, magnez. Domatja përmban edhe antibiotikë bimorë si: tomatina, e cila shërben në shërimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të aparatit tretës. Lëngu i domates ushtron ndikim të madh në shërimin e plagëve të infektuara si dhe të ulçerave kronike. Ajo vepron gjithashtu mbi sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Domatja ndikon në kurimin e formave të lehta reumatike. Gjithashtu, ajo ka veti kuruese edhe për nefritin, artritin dhe kapsllëkun.