Dieta e pacientëve me Fibrozë Cistike

Published On: January 31st, 2023Categories: Gjenetike, Ushqimi0 Comments on Dieta e pacientëve me Fibrozë Cistike

Dieta e pacientëve me Fibrozë Cistike; Si të merrni lëndët ushqyese të mjaftueshme për shëndet sa më të mirë

 

Fibroza cistike është një sëmundje gjenetike që ndikon në qelizat epiteliale të trupit, të cilat gjenden në shumë vende, duke përfshirë gjëndrat e djersës, mushkëritë dhe pankreasit. Një çrregullim në këto qeliza shkakton probleme me balancën e kripës dhe ujit në trup. Trupi reagon duke bërë mukus të trashë, i cili bllokon mushkëritë dhe nganjëherë kanalet e tjera dhe kalimet, duke shkaktuar infeksione dhe probleme të frymëmarrjes.

Ky mukus pengon gjithashtu zorrët nga thithja e lëndëve ushqyesve të rëndësishme, si yndyrat dhe vitaminat nga ushqimi, që do të thotë se fëmijët  me Fibrozë cistike mund të jenë të shkurtër dhe nën peshë për moshën e tyre, mund të sëmuren shpesh,  dhe gjithashtu mund të kenë lëvizje të shpeshta dhe të këqija të zorrëve, sepse trupat e tyre nuk mund të luftojnë mirë infeksionet.

Njerëzit me Fibrozë cistike kanë nevojë për kalori shtesë dhe lëndë ushqyese për t’i ndihmuar ata të luftojnë infeksionin dhe për të mbajtur mushkëritë të forta, veçanërisht nëse sëmuren me ftohje ose grip.

Nëse të dy prindërit janë bartës të mutacionit të gjenit të CF, ju keni shans 25 % të lindjes me këtë çrregullim. Të jetosh me fibrozë cistike është sfidë, sepse ka shumë konsiderata që duhet të mbani mend për të ruajtur cilësinë e jetës. Me baraspeshën e duhur të të ushqyerit, yndyrnave të shëndetëshme, proteinave me cilësi të lartë, frutave dhe perimeve, të sëmurët me CF mund të mbajnë veten të shëndetshëm për të kompensuar lëndët ushqyese të humbura.

Njerëzit që jetojnë me këtë gjendje aktualisht kanë një kërkesë më të lartë kalorish sesa individët e shëndetshëm. Kjo është për shkak se ata nuk mund të përdorin 100 % të energjisë që hanë, pasi enzimat në trupin e tyre nuk mund të shpërbëjnë ushqimin apo të sigurojnë absorbimin e duhur të lëndëve ushqyese. Marrja e kalorive është thelbësore në luftimin e infeksioneve dhe nxjerrjen e mukozës përmes kollitjes. Kjo ju ndihmon të mbani një peshë të shëndetshme, e cila është gjithashtu thelbësore për të hequr infeksionet dhe për të mbajtur trupin të fortë.

Ushqimet e rekomanduara për pacientët e Fibrozës Cistike

  • Proteinat; Rreth 15-20% e kalorive të një adoleshenti me Fibrozë cistike duhet të vijë nga ushqime të pasura me proteina, si: mishi, vezët, peshqit, ushqimet e larta në proteina, duke përfshirë: mish viçi organic, pulë organike, mish lepuri organik, mish i gjelit të detit, vezë organike, salmon i egër, arrat dhe bishtajoret janë të rëndësishme për parandalimin e humbjes së muskujve.
  • Zinku; Zinku është i rëndësishëm për rritjen, shërimin dhe luftimin e infeksionit. Ushqime të larta në zink përfshijnë: fasulet, mishin, spinaqin, mëlçitë, vezët dhe prodhimet e detit.
  • Kalciumi; Ushqimi i lartë në kalcium ndihmon në reduktimin e rrezikut të osteoporozës, shqetësim kryesor për njerëzit me FC. Produktet e qumështit, të tilla si kos i lartë në yndyrë, qumësht i plotë, dhe djathë me yndyrë, janë të gjitha burime të mira.
  • Hekuri; Hekuri është i rëndësishëm për të ndihmuar në luftimin e infeksionit. Gjithashtu ndihmon për të transportuar oksigjen në gjak nga mushkëritë në çdo qelzë të trupit. Ushqimet e larta në hekur përfshijnë: mëlçitë, tonin, qengjin, prodhimet e detit, vezët, drithërat, frutat e thata dhe perimet gjethe jeshile të errëta, janë burime të mira të hekurit.
  • Antioksidantët; Frutat dhe perimet organike janë burime të mira të antioksidantëve dhe janë të rëndësishme për luftimin e infeksionit bakterial. Njerëzit me FC mund të provojnë sasi të mëdha të inflamacionit të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Fibra; Mjeku juaj mund të rekomandojë të hani ushqime të larta në fibra për të ndihmuar në reduktimin e rrezikut të bllokimit të zorrëve. Farat e lirit, farat e kërpit dhe chias, manaferrat, perimet (brokoli, lulelakra dhe marule), dhe fasulet, janë shumë të mira në këtë drejtim.
  • Natriumi; Natriumi është lëndë që ndihmon në plotësimin e lëndëve të humburat tek të sëmurët me FC. Burime të mira të natriumit janë: supë me kocka ose supë pule.

Këshilla të tjera që duhen ndjekur

– Pini qumësht të plotë.

– Shtoni gjalp ose vaj ulliri në ushqim si: makarona, oriz supë, sallatë, etj.

– Përdorni rregullisht sallatë me vaj ulliri.

– Shtoni djathë në sanduiçe të përgatitur në shtëpi.

– Përdorni avokado në sallatë.

– Shmangni ushqimet dietë – çdo gjë me yndyrë të ulët, kalori të reduktuar, etj.

– Gjatë ditës duhet të konsumoni ushqime me energji të lartë si: arra, bajame, fara të ndryshme, karrota, banane, selino, etj.

Sigurohuni që të keni një shumëllojshmëri ushqimesh në mënyrë që të mos konsumoni të njëjtat ushqime çdo ditë.

– Sigurohuni që të përfshini ushqime të shumta të vogla gjatë ditës, pra përfshini tre vakte të mëdha plus ushqime të vogla gjatë ditës.

Pra, një person me fibrozë cistike duhet të konsumojë një dietë të ekuilibruar që përfshin yndyrna të shëndetshme, proteina me cilësi të lartë, fruta dhe perime, për të kompensuar lëndët ushqyese të humbura.

Disa receta që mund të ndiqni

Njerëzit me FC mund të kenë nevojë të hanë më rregullisht sesa të tjerët, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të hanë ndryshe. Kontrolloni këtë plan të vakteve  që siguron përafërsisht 3,750 kalori. Këto ushqime përmbajnë kalori  të lartë dhe janë mjaft ushqyes:

  • Mëngjesi – 3 krepa, i shtoni 1 lugë gjelle gjalp dhe 3 lugë mjalt; ½ filxhan luleshtrydhe; krem qumështi.
  • Mëngjes rostiçeri – 1 filxhan kos me yndyrë të plotë; ½ filxhan thekër të zier; ½ banane; ujë (i përzien në mikser).
  • Dreka – bukë me grurë të plotë, mish gjel deti të zier me oriz, djathë, marule, domate / qepë, karrota të ziera, mollë.
  • Pasdite – çaj me qumësht të plotë.
  • Darka – makarona dhe pulë ​​me brokoli.

Përveç dietës së duhur, stërvitja mund të ndihmojë që njerëzit me FC të kenë energji dhe zhvillim mendor që mund të kenë nevojë. Kushtojini vëmendje të kujdesshme se si ndiheni gjatë ushtrimit – dhe pushoni ose ndaloni nëse jeni të lodhur.

Ashtu si të gjithë të tjerët, të sëmurët me FC duhet të kujdesen për trupat e tyre në mënyrë që të rriten të shëndetshëm, të fortë dhe energjik.

Bimët e Shkretëtirës në Mbështetje të Pacientëve me Sëmundje Gjenetike


Sëmundja ose çrregullimi gjenetik është çdo sëmundje e shkaktuar nga një problem me gjenet e një personi. Çrregullimet gjenetike ndodhin kur një mutacion (një ndryshim i dëmshëm në një gjen, i njohur gjithashtu si një variant patogjen) prek gjenet ose kur ka sasi të gabuar të materialit gjenetik. Janë rreth 6000 çrregullime gjenetike të njohura; shumë prej tyre janë fatale ose shkaktojnë probleme të rënda, ndërsa të tjerat jo, por mund t’i shtojnë problemet që shkaktohen nga jo-gjenetika (për shembull, kushtet mjedisore).

Shumica e çrregullimeve gjenetike nuk kanë shërim të plotë por mund të mbahen nën kontroll. Disa kanë trajtime që mund të ngadalësojnë përparimin e sëmundjes ose të pakësojnë ndikimin e tyre në jetën e pacientit. Lloj i trajtimit që ju përshtatet varet nga lloji dhe ashpërsia e sëmundjes. Shërimi nga një sëmundje gjenetike mund të jetë i vështirë ose i pamundur, por parandalimi i avancimit të sëmundjes, mbikëqyrja mjekësore për të kapur komplikimet herët dhe përmirësimi i cilësisë së jetës është i mundur nëpërmjet kurës me bimë shkretinore të realizuar nga Ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD), që përbëhet nga produktet e mëposhtme.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook