Ushqime dhe këshilla për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut

Ushqime dhe këshilla për të lehtësuar dhimbjet dhe çrregullimet e stomakut dhe barkut

Duke pasur një stomak të acaruar, dhe kur ai ju lë të kërrusur nga dhimbjet, kjo mund të shkaktojë shtrëngim, vjellje, ose diarre. Kjo gjendje e bën të pamundur për tu marrë me detyrat e përditshme. Ushqime të caktuara në fakt mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të stomakut. Nëse ju shpesh e gjeni veten duke pasur dispepsi, dhimbje, apo stomak të lodhur, shikoni se cilat ushqime mund tju ndihmojnë për ta reduktuar këtë gjendje:

– Bananet; Ka një arsye që bananet mbeten një nga përforcuesit e rekomanduar dhe energjik;  bananet janë lehtësisht të tretshme dhe në përgjithësi nuk e lodhin stomakun. Ky frut është i njohur në të vërtetë për të ndihmuar me çështjet e stomakut,  pasi përmban pektin, i cili ndihmon lëvizjet e natyrshme të zorrëve.

– Papaja; Papaja ndihmon tretjen, lehtëson dhimbjet  dhe gjithashtu lufton kapsllëkun. Veçoria e papajës është tek enzimat dhe chymopapain, të cilat ndihmojnë në tretjen e proteinave dhe zbusin stomakun, duke promovuar një tretje të shndetëshme dhe të lehtë.

– Orizi i zier, patatet e ziera, gruri i plotë; Kur stomaku juaj ndjehet i çrregullt, ushqime të ziera si: orizi, gruri, talbinah ose patate të ziera, përveç luftimit të stresit, ndihmojnë tretjen e ushqimit, dhe këto ushqime ndihmojnë në lehtësimin e diarresë duke thithur lëngjet e tepërta.

– Molla;  ashtu si bananja, është një burim i mirë i pektinit. Molla ndihmon për të reduktuar simptomat e diarresë. Nëse keni të bëni me një stomak të lodhur, konsumoni një kokërr mollë.

– Kosi; Qumështi mund të jetë i dëmshëm për një stomak të lodhur, por kosi ka efekt të kundërt. Kosi ndihmon për të rritur numrin e baktereve të mira në zorrë, ndihmon tretjen dhe reduktimin e ndjenjës së pakëndshme e të qënit i fryrë. Një mënyrë ideale është të zgjidhni kos organik.

– Uthulla e mollës; Dhimbjet e stomakut nganjëherë mund të jenë shkaktuar nga mungesa e acidit në stomak. Duke i dhënë më shumë acid natyral stomakut, ju lehtësoni tretjen dhe largoni fryrjet dhe dhimbjet e barkut. Uthulla e Molles gjithashtu përmban një mori të ushqyesve, duke përfshirë vitaminë B dhe vitaminë C. Uthulla në vetvete mund të jetë e fortë në shije, kështu që përzieni një lugë gjelle ose dy në ujë të vakët dhe shtoni pak mjalt.

Gjëra të thjeshta për të ndihmuar dhe lehtësuar punën e sistemit tretës:

– Hani disa vakte të vogla gjatë ditës dhe mos hani deri sa të ngopeni.

– Përtypeni ushqimin ngadalë dhe plotësisht.

– Shmangni pirjen e duhanit.

– Mos hani shpejt.

– Mos përtypni çamçakëz.

– Shmangni pijet e gazuara.

– Largoni stresin dhe ankthin; Provoni terapi të relaksimit, meditim në ajër të pastër, apo stërvitje.

– Mos u shtrini për dy orë pas ngrënies.

– Mbani peshën tuaj nën kontroll.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook