Tumoret, Kanceri dhe Karcinoma
Tumoret, Kanceri dhe Karcinoma; Dallimet mes tyre dhe Trajtimi Natyral
Që prej kohësh, njeriu është përpjekur me rrugë nga më të ndryshmet për të përmirësuar jetën e tij, duke kërkuar rreth shkaqeve të dhimbjeve dhe vuajtjeve të tij, me qëllim që të gjejë zgjidhje për to.
Shkencëtarët dhe mjekët kanë folur shumë për sëmundjen e kancerit, duke hedhur teori dhe duke bërë eksperimente e prova nga më të ndryshmet në kërkim të mjeteve për zgjidhjen e sukseshme të kësaj epidemie të jetës njerëzore.
Por, problemi vazhdon të ekzistojë. Kanceri vazhdon të kërcënojë dhe shumë njerëz vuajnë nga ai.
Megjithatë, një gjë është e sigurtë: Kanceri është sëmundje si gjitha të tjerat, dhe ai mund të shërohet, sepse Krijuesi i kësaj bote, nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të, kështu që neve nuk na duhet gjë tjetër, veçse ta kërkojmë dhe ta gjejmë këtë ilaç.
Ç’është Tumori?
Në kuptimin e përgjithshëm termi “Tumor” shpreh një fryrje apo ënjtje të një indi apo organi dhe përdoret për të emërtuar, jo vetëm patologjitë tumorale por edhe të gjitha patologjitë e tjera që shfaqen me një shenjë të tillë. Të tilla mund të jenë: Inflamacionet (tumor është njëra prej shenjave lokale të inflamacioneve), Hipertrofia dhe Hiperplazia, sidomos ato nodulare, Hiperplazia tumorale, Mbingarkesat qelizore, Amiloidoza tumorale, Keqformimet e organeve, etj. Në kuptimin më konkret, termi “Tumor” emërton një masë ose një plus ind, që krijohet nga rritja tumorale. Rritja tumorale është një rritje e veçantë, shumë e shpejtë, e pafundme, e pakoordinuar dhe biologjikisht e paorientuar, veti që e dallojnë atë nga të gjitha rritjet e tjera fiziologjike dhe patologjike. [“Termat e Patologjisë”, Shyqyri Subashi]
Llojet e tumoreve
Llojet e tumoreve janë të shumta, dhe në përgjithësi mund të grupohen në dy grupe kryesore: Beninj dhe Malinj. Mes këtyre dy tumoreve ekzistojnë lloje të shumta tumoresh, drejtimi i të cilëve është gjithnjë drejt atij malinj, prej të cilëve mund të përmendim: Tumor anaplazik, brun, cistik, cistiko-solit, embrional, granulozoqelizor, gjigantoqelizor i kockës, heterolog, heterotipik, histoid, homolog, tumor i blastemës, i qelizave A, i qelizave B, i qelizave G, i qelizave Leydig, i qelizave Sertoli, i trupit karotid, tumor infiltrativ, inflamator, me malinjitet lokal, me malinjitet potencial, me malinjitet të lartë, me stromë të ndryshuar, metastatik, migrues, miksoid, mikst, mikst i gjëndrave të pështymës, mukoepidermoid, primar, sekondar, solid, stromal, teratoid, viloz dhe xhelatinoz.
Tumori Beninj: Tumor, evolucioni i vetvetishëm i të cilit është lokal dhe nuk jep metastaza, prandaj nuk e rrezikon shumë jetën e të sëmurit dhe si rregull nuk jep vdekjen e personit që e ka atë. Megjithatë, edhe tumori beninj mund të rrezikojë individin nëpërmjet komprimimeve dhe efekteve të tjera lokale, ndryshimeve sekondare që mund të pësojë ose të aktivitetit hormonal që mund të shfaqë ai.
Tumori Malinj: Sinonim i kancerit. (Ky është kanceri apo tumori femër, në gjuhën e popullit).
Ç’është Kanceri?
Në një kuptim të gjërë (pa u shoqëruar me ndonjë specifikim tjetër) termi “Kancer” shpreh proliferimin malinj të një linje të caktuar qelizore, evolucioni i vetëvetishëm dhe përfundimi i të cilit është vdekja e personit, zakonisht e lidhur me ndikimet lokale të tumorit primar dhe/ose të metastazave si dhe me ndikimet serioze në gjendjen e përgjithshme të organizmit. Në këtë kuptim, ai është sinonim i termit Tumor Malinj. Në kuptimin më të ngushtë, më konkret dhe më të saktë, termi “Kancer” shpreh një tumor malinj vetëm të indit epitelial. (Shih Karcinomën).
Llojet e kancerit
Kanceri mund të shfaqet në forma të ndryshme, në pjesë dhe organe të ndryshme të trupit. Prej këtu, janë emërtuar lloje të ndryshme të kancerit në varësi të organeve ku ai shfaqet, si për shembull: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i kockës, i lëkurës, i gjakut, i stomakut, i zorrëve, i mëlçisë, i ezofagut, i vaginës, i prostatës, i veshkave, i pankreasit, gjëndrave limfatike, i fshikëzës së urinës, i testikujve, i shtyllës kurrizore, i trurit, etj.
Ç’është Karcinoma?
Karcinoma është një Tumor Malinj, që e merr zhvillimin nga indet e ndryshme epiteliale dhe që krijon struktura të ngjashme me to. Pothuajse është sinonim i termit Kancer. Po kështu edhe llojet e karcinomës janë të shumta, ashtu si të kancerit dhe tumorit, nisur nga lidhja që kanë këto terma me njëri-tjetrin.
Shkaqet e kësaj sëmundje
Shkaqet e kesaj sëmundje në mjekësinë shkencore moderne janë ende të panjohura, por megjithatë, ata ia veshin shkakun disa lëndëve kimike, disa rrezatimeve të rrezikshme apo gjenetikës, gjë e cila nuk mund të vërtetohet, dhe kështu që më shumë ata flasin për shpjegimin e asaj që ndodh në realitet pas shfaqjes së sëmundjes, dhe jo për shkaktarët e saj kryesorë.
Tek kuruesit muslimanë ekziston një mundësi tjetër për të qenë shkaktare e kancerit apo sëmundjeve të tjera që nuk u njihen shkaqet, e ajo ka të bëjë me xhinët, apo me shpirtrat e këqinj, të cilët mund të futen në trupin e njeriut ose ta dëmtojnë atë edhe pa u futur në trupin e tij, si rezultat i një magjie, syri të keq apo shkeljes së tij. Dhe kjo është diçka që nuk mund të mohohet nga mjekësia moderne, për shkak se ata nuk mund ta vërtetojnë të kundërtën e kësaj dhe as ta hedhin poshtë atë me prova dhe fakte.
Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Murtaja është shpim i armiqve tuaj prej xhinëve, dhe vdekja prej saj është martiritet për ju.” [Hadith i saktë. “Sahih et Targib uet Terhib”, 1404].
Murtaja është një sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet me zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë, në qafë etj. dhe sjell vdekjen. Po kështu, edhe kanceri si dhe sëmundje të tjera të ngjashme, mund të krahasohen me murtajën për nga shkaku dhe pasojat e tyre.
Si lind, si shfaqet dhe si zhvillohet kanceri?
Kanceri lind nga një qelizë e vetme normale, e cila shndërrohet vetëvetiu (për shkaqe të panjohura) në qelizë kancerore duke kaluar në faza të ndryshme, dhe duke formuar kështu masat tumorale malinje. Këto ndryshime ndodhin si rezultat i ndikimit të faktorëve gjenetikë të individit me një ose më shumë prej tre faktorëve të jashtëm, që janë:
- Faktorët materialë kancerogjenë, si për shembull: rrezet ultravjollcë dhe rrezet e dëmshme.
- Faktorët kimikë kancerogjenë, si për shembull: përbërësit e duhanit, Aflatoksina (një ndotës ushqimor) dhe Arseniku (një ndotës i ujit të pijshëm).
- Faktorët biologjikë kancerogjenë, si psh: disa lloje sëmundjesh të shkaktuara nga disa viruse (si virusi i Hepatitit, i Sidas, etj.), mikrobe apo parazitë.
Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që e quajmë tumor.
Fakte dhe statistika
- Kanceri është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në të gjithë botën. Kjo sëmundje ka shkaktuar 7.4 milion vdekje (rreth 13% të vdekjeve të përgjithshme) në vitin 2004, dhe 7.9 milion vdekje në vitin 2007. Vdekjet e shkaktuara nga kanceri janë gjithnjë në rritje, sa që në vitin 2030 parashikohet që numri i vdekjeve prej kancerit të rritet në 12 milion vdekje.
- Kanceret që prekin mushkëritë, stomakun, mëlçinë, kolitin dhe gjirin, janë më të shumtat e kancerve që shkaktojnë vdekje në çdo vit.
- Llojet më të përhapura të kancerit në të gjithë botën janë:
Tek burrat: Kanceri i mushkërive, i stomakut, i mëlçisë, i kolitit, i ezofagut dhe i prostatës.
Tek gratë: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i stomakut, i kolitit dhe rektumit, i qafës së mitrës.
- Prej faktorëve kryesorë që shkaktojnë kancer, janë: Pirja e duhanit, mbipesha dhe obesiteti, ngrënia e pakët e perimeve dhe frutave, alkooli, llojet e sëmundjeve të transportueshme seksualisht (si AIDS dhe HPV), ndotja e ajrit në vendet e qytetëruara, tymi i shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta brenda banesave.
Trajtimi i kancerit në mjekësinë konvencionale
Për fat të keq, vërejmë se shumica e të sëmurëve me kancer, menjëherë sa mësojnë se janë prekur nga kanceri, pa u menduar fare drejtohen tek trajtimet që ekzistojnë sot në formën e kimioterapisë, radioterapisë, apo operacioneve kirurgjikale, por që të gjitha këto lloj trajtimesh kanë pasoja të rrezikshme në shkatërrimin e pjesës së mbetur nga shëndeti i organizmit dhe fuqisë e tij.
Kimioterapia që u bëhet të sëmurëve me kancer vepron në helmimin e qelizave kancerore të cilat shquhen për shpejtësinë e madhe në zhvillim, por në të njëjtën kohë, kimioterapia vret dhe shkatërron qelizat e shëndetshme dhe të domosdoshme për organizmin dhe imunitetin e tij ndaj sëmundjes, si dhe mund të shkaktojë dëme katastrofike në organet më të rëndësishme të trupit, si mëlçia dhe veshkat, madje edhe në zemër dhe mushkri.
Trajtimi me radioterapi vret qelizat kancerore, por ai djeg dhe shkatërron qelizat, indet dhe organet e shëndosha.
Kimioterapia dhe radioterapia, në fillim të praktikimit të tyre i zvogëlojnë përmasat e tumorit, por me vazhdimin e përdorimit të tyre më gjatë, nuk kanë më asnjë efekt kundër tumorit.
Kur organizmi të dobësohet nga radioterapia dhe të ketë mbartur shumë helme nga kimioterapia, sistemi imun i tij do të ketë dështuar dhe do të jetë shkatërruar tërësisht, ndaj shohim që i sëmuri preket nga shumë sëmundje të stomakut dhe çrregullime të ndryshme.
Më e rrezikshmja nga të gjitha ato që u thanë më sipër është se: trajtimi kimioterapik dhe radioterapik i bëjnë qelizat kancerore të kërcejnë dhe të bëhen më rezistuese dhe më të vështira për t’i hequr! Kurse operacionet kirurgjikale mund të shkaktojnë përhapjen e qelizave kancerore në vende të tjera të trupit.
Kështu që, më e mirë për të sëmurin mund të jetë moskurimi se sa kurimi i tillë, kur dihet se ilaçi apo trajtimi që i bëhet është i dyshuar në suksesin e tij apo është thuajse i pashpresë, madje më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm, dhe që më shumë e shpejton vdekjen dhe vuajtjet e të sëmurit dhe të afërmve të tij, qoftë shpirtërisht apo edhe materialisht.
Kështu që, zgjidhja më e mirë dhe e vetmja, është ajo e të kthyerit tek trajtimet natyrale bimore, për këtë sëmundje të rrezikshme, si dhe për të gjitha sëmundjet e tjera, të cilat mjekësia shkencore moderne ka dështuar t’i kurojë me gjithë modernizimin dhe teknologjinë e saj.
Trajtimi i kancerit në kulturën mjekësore arabe
Kanceri ka qenë i njohur që në mjekësinë e lashtë greke, të cilët e kanë marrë nga ajo egjiptiane dhe e vendeve të Irakut të sotëm.
Mjekët e vjetër muslimanë gjithashtu, e kanë njohur kancerin, e kanë diagnozuar atë, e kanë ndarë në lloje të ndryshme, si dhe e kanë trajtuar me mënyra të ndryshme kurash natyrale. Prej këtyre mjekëve përmendim Er Razi, Ez Zahravi, Ibën Sina (Avicena), etj.
Dieta ushqimore dhe stili i jetës luajnë rol jetik në parandalimin dhe trajtimin e kancerit.
Bimët e Shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të Kancerit
Trupi i njeriut është krijuar për ta kapërcyer kancerin. Ai është i pajisur me sistem imunitar të fuqishëm dhe sistemin e mbrojtjes intracellulare anti-oxidante. Krijuesi ynë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të.
Një nga sfidat me kancerin është se ai nuk është pushtues i jashtëm që vjen për të bërë kërdi. Në vend të kësaj, janë qelizat tona që nuk ndjekin më udhëzimin kryesor për funksionimin e duhur, rritjen e qelizave dhe ciklin e jetës / vdekjes qelizore. Është zhvillimi i qelizave mashtruese që egoistikisht vendosin të grumbullojnë lëndë të para dhe nuk dëgjojnë më rregullat dhe rregulloret e vendosura nga organet e inteligjencës së lindur, të krijuar nga Zoti.
Kontrolli master i trupit e njeh pamjen e madhe të asaj që është më e mira për mbijetesën afatshkurtër dhe potencialin afatgjatë. Ky kontroll duhet ta mbajë pjesën tjetër të trupit në mënyrë të vazhdueshme të informuar dhe në përputhje me këtë skemë të madhe. Ky proces komunikimi zhvillohet përmes sistemit neuro-endo-imun. Kjo do të thotë që trupi komunikon me veten përmes sistemit nervor, sistemit hormonal dhe sistemit imunitar.
Për të stimuluar dhe fuqizuar sistemet mbrojtëse dhe luftuese të trupit, për luftimin e qelizave kancerore burimore dhe metastazike, dhe për përkrahjen e shëndetit të pacientëve, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më të fuqishme, të kombinuara në lloj dhe sasi, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të kancerit, që i gjeni në kategoritë përkatëse.