TUMORET, KANCERI DHE KARCINOMA; DALLIMET MES TYRE DHE SI TRAJTOHEN

 

Që prej kohësh, njeriu është përpjekur me rrugë nga më të ndryshmet për të përmirësuar jetën e tij, duke kërkuar rreth shkaqeve të dhimbjeve dhe vuajtjeve të tij, me qëllim që të gjejë zgjidhje për to.

Shkencëtarët dhe mjekët kanë folur shumë për sëmundjen e kancerit, duke hedhur teori dhe duke bërë eksperimente e prova nga më të ndryshmet në kërkim të mjeteve për zgjidhjen e sukseshme të kësaj epidemie të jetës njerëzore.

Por, problemi vazhdon të ekzistojë. Kanceri vazhdon të kërcënojë dhe shumë njerëz vuajnë nga ai.

Megjithatë, një gjë është e sigurtë: Kanceri është sëmundje si gjitha të tjerat, dhe ai mund të shërohet, sepse Krijuesi i kësaj bote, nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të, kështu që neve nuk na duhet gjë tjetër, veçse ta kërkojmë dhe ta gjejmë këtë ilaç.

Ç’është Tumori?

Në kuptimin e përgjithshëm termi “Tumor” shpreh një fryrje apo ënjtje të një indi apo organi dhe përdoret për të emërtuar, jo vetëm patologjitë tumorale por edhe të gjitha patologjitë e tjera që shfaqen me një shenjë të tillë. Të tilla mund të jenë: Inflamacionet (tumor është njëra prej shenjave lokale të inflamacioneve), Hipertrofia dhe Hiperplazia, sidomos ato nodulare, Hiperplazia tumorale, Mbingarkesat qelizore, Amiloidoza tumorale, Keqformimet e organeve, etj. Në kuptimin më konkret, termi “Tumor” emërton një masë ose një plus ind, që krijohet nga rritja tumorale. Rritja tumorale është një rritje e veçantë, shumë e shpejtë, e pafundme, e pakoordinuar dhe biologjikisht e paorientuar, veti që e dallojnë atë nga të gjitha rritjet e tjera fiziologjike dhe patologjike.

[“Termat e Patologjisë”, Shyqyri Subashi]

Llojet e tumoreve

Llojet e tumoreve janë të shumta, dhe në përgjithësi mund të grupohen në dy grupe kryesore: Beninj dhe Malinj. Mes këtyre dy tumoreve ekzistojnë lloje të shumta tumoresh, drejtimi i të cilëve është gjithnjë drejt atij malinj, prej të cilëve mund të përmendim: Tumor anaplazik, brun, cistik, cistiko-solit, embrional, granulozoqelizor, gjigantoqelizor i kockës, heterolog, heterotipik, histoid, homolog, tumor i blastemës, i qelizave A, i qelizave B, i qelizave G, i qelizave Leydig, i qelizave Sertoli, i trupit karotid, tumor infiltrativ, inflamator, me malinjitet lokal, me malinjitet potencial, me malinjitet të lartë, me stromë të ndryshuar, metastatik, migrues, miksoid, mikst, mikst i gjëndrave të pështymës, mukoepidermoid, primar, sekondar, solid, stromal, teratoid, viloz dhe xhelatinoz.

Tumori Beninj: Tumor, evolucioni i vetvetishëm i të cilit është lokal dhe nuk jep metastaza, prandaj nuk e rrezikon shumë jetën e të sëmurit dhe si rregull nuk jep vdekjen e personit që e ka atë. Megjithatë, edhe tumori beninj mund të rrezikojë individin nëpërmjet komprimimeve dhe efekteve të tjera lokale, ndryshimeve sekondare që mund të pësojë ose të aktivitetit hormonal që mund të shfaqë ai.

Tumori Malinj: Sinonim i kancerit. (Ky është kanceri apo tumori femër, në gjuhën e popullit).

Ç’është Kanceri?

Në një kuptim të gjërë (pa u shoqëruar me ndonjë specifikim tjetër) termi “Kancer” shpreh proliferimin malinj të një linje të caktuar qelizore, evolucioni i vetëvetishëm dhe përfundimi i të cilit është vdekja e personit, zakonisht e lidhur me ndikimet lokale të tumorit primar dhe/ose të metastazave si dhe me ndikimet serioze në gjendjen e përgjithshme të organizmit. Në këtë kuptim, ai është sinonim i termit Tumor Malinj. Në kuptimin më të ngushtë, më konkret dhe më të saktë, termi “Kancer” shpreh një tumor malinj vetëm të indit epitelial. (Shih Karcinomën).

Llojet e kancerit

Kanceri mund të shfaqet në forma të ndryshme, në pjesë dhe organe të ndryshme të trupit. Prej këtu, janë emërtuar lloje të ndryshme të kancerit në varësi të organeve ku ai shfaqet, si për shembull: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i kockës, i lëkurës, i gjakut, i stomakut, i zorrëve, i mëlçisë, i ezofagut, i vaginës, i prostatës, i veshkave, i pankreasit, gjëndrave limfatike, i fshikëzës së urinës, i testikujve, i shtyllës kurrizore, i trurit, etj.

Ç’është Karcinoma?

Karcinoma është një Tumor Malinj, që e merr zhvillimin nga indet e ndryshme epiteliale dhe që krijon struktura të ngjashme me to. Pothuajse është sinonim i termit Kancer. Po kështu edhe llojet e karcinomës janë të shumta, ashtu si të kancerit dhe tumorit, nisur nga lidhja që kanë këto terma me njëri-tjetrin.

Shkaqet e kësaj sëmundje

Shkaqet e kesaj sëmundje në mjekësinë shkencore moderne janë ende të panjohura, por megjithatë, ata ia veshin shkakun disa lëndëve kimike, disa rrezatimeve të rrezikshme apo gjenetikës, gjë e cila nuk mund të vërtetohet, dhe kështu që më shumë ata flasin për shpjegimin e asaj që ndodh në realitet pas shfaqjes së sëmundjes, dhe jo për shkaktarët e saj kryesorë.

Tek kuruesit muslimanë ekziston një mundësi tjetër për të qenë shkaktare e kancerit apo sëmundjeve të tjera që nuk u njihen shkaqet, e ajo ka të bëjë me xhinët, apo me shpirtrat e këqinj, të cilët mund të futen në trupin e njeriut ose ta dëmtojnë atë edhe pa u futur në trupin e tij, si rezultat i një magjie, syri të keq apo shkeljes së tij. Dhe kjo është diçka që nuk mund të mohohet nga mjekësia moderne, për shkak se ata nuk mund ta vërtetojnë të kundërtën e kësaj dhe as ta hedhin poshtë atë me prova dhe fakte.

Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Murtaja është shpim i armiqve tuaj prej xhinëve, dhe vdekja prej saj është martiritet për ju.” [Hadith i saktë. “Sahih et Targib uet Terhib”, 1404].

Murtaja është një sëmundje ngjitëse shumë e rëndë, që shkaktohet nga një virus i posaçëm, përhapet shumë shpejt, shfaqet me zjarrmi e dobësi të madhe, me dhembje të forta në kokë, në qafë etj. dhe sjell vdekjen. Po kështu, edhe kanceri si dhe sëmundje të tjera të ngjashme, mund të krahasohen me murtajën për nga shkaku dhe pasojat e tyre.

Si lind, si shfaqet dhe si zhvillohet kanceri?

Kanceri lind nga një qelizë e vetme normale, e cila shndërrohet vetëvetiu (për shkaqe të panjohura) në qelizë kancerore duke kaluar në faza të ndryshme, dhe duke formuar kështu masat tumorale malinje. Këto ndryshime ndodhin si rezultat i ndikimit të faktorëve gjenetikë të individit me një ose më shumë prej tre faktorëve të jashtëm, që janë:

  • Faktorët materialë kancerogjenë, si për shembull: rrezet ultravjollcë dhe rrezet e dëmshme.
  • Faktorët kimikë kancerogjenë, si për shembull: përbërësit e duhanit, Aflatoksina (një ndotës ushqimor) dhe Arseniku (një ndotës i ujit të pijshëm).
  • Faktorët biologjikë kancerogjenë, si psh: disa lloje sëmundjesh të shkaktuara nga disa viruse (si virusi i Hepatitit, i Sidas, etj.), mikrobe apo parazitë.

Ka qindra lloje qelizash po kështu edhe qindra lloje kanceri. Jeta e çdo qelize është planifikuar të veprojë nëpërmjet instruksioneve të kodifikuara, të quajtura gjene të cilat mbahen në bërthamën e tij. Këto u tregojnë atyre si të veprojnë, kur të ndahen, kur të riprodhojnë dhe kur të vdesin. Kur udhëzimet lidhur me shumëfishimin apo vdekjen e qelizave janë të gabuara qeliza mund të filloje të ndahet në mënyrë të pakontrolluar dhe nuk vdes në kohen e duhur. Në këtë mënyrë kanceri nuk ndjek udhëzimet e duhura që bëjnë ndarjen e drejtë të qelizave. Sa herë që qelizat ndahen udhëzimi “i keq” riprodhohet dhe në këtë mënyrë vazhdon  shumëfishimi i pakontrolluar i qelizave. Këto qeliza shumëfishohen shumë shpejt, mblidhen në të njëjtin vend dhe formojnë atë që e quajmë tumor.

Fakte dhe statistika

  • Kanceri është një prej shkaqeve kryesore të vdekjeve në të gjithë botën. Kjo sëmundje ka shkaktuar 7.4 milion vdekje (rreth 13% të vdekjeve të përgjithshme) në vitin 2004, dhe 7.9 milion vdekje në vitin 2007. Vdekjet e shkaktuara nga kanceri janë gjithnjë në rritje, sa që në vitin 2030 parashikohet që numri i vdekjeve prej kancerit të rritet në 12 milion vdekje.
  • Kanceret që prekin mushkëritë, stomakun, mëlçinë, kolitin dhe gjirin, janë më të shumtat e kancerve që shkaktojnë vdekje në çdo vit.
  • Llojet më të përhapura të kancerit në të gjithë botën janë:

Tek burrat: Kanceri i mushkërive, i stomakut, i mëlçisë, i kolitit, i ezofagut dhe i prostatës.

Tek gratë: Kanceri i gjirit, i mushkërive, i stomakut, i kolitit dhe rektumit, i qafës së mitrës.

  • Prej faktorëve kryesorë që shkaktojnë kancer, janë: Pirja e duhanit, mbipesha dhe obesiteti, ngrënia e pakët e perimeve dhe frutave, alkooli, llojet e sëmundjeve të transportueshme seksualisht (si AIDS dhe HPV), ndotja e ajrit në vendet e qytetëruara, tymi i shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta brenda banesave.

Trajtimi i kancerit në mjekësinë konvencionale

Për fat të keq, vërejmë se shumica e të sëmurëve me kancer, menjëherë sa mësojnë se janë prekur nga kanceri, pa u menduar fare drejtohen tek trajtimet që ekzistojnë sot në formën e kimioterapisë, radioterapisë, apo operacioneve kirurgjikale, por që të gjitha këto lloj trajtimesh kanë pasoja të rrezikshme në shkatërrimin e pjesës së mbetur nga shëndeti i organizmit dhe fuqisë e tij.

Kimioterapia që u bëhet të sëmurëve me kancer vepron në helmimin e qelizave kancerore të cilat shquhen për shpejtësinë e madhe në zhvillim, por në të njëjtën kohë, kimioterapia vret dhe shkatërron qelizat e shëndetshme dhe të domosdoshme për organizmin dhe imunitetin e tij ndaj sëmundjes, si dhe mund të shkaktojë dëme katastrofike në organet më të rëndësishme të trupit, si mëlçia dhe veshkat, madje edhe në zemër dhe mushkri.

Trajtimi me radioterapi vret qelizat kancerore, por ai djeg dhe shkatërron qelizat, indet dhe organet e shëndosha.

Kimioterapia dhe radioterapia, në fillim të praktikimit të tyre i zvogëlojnë përmasat e tumorit, por me vazhdimin e përdorimit të tyre më gjatë, nuk kanë më asnjë efekt kundër tumorit.

Kur organizmi të dobësohet nga radioterapia dhe të ketë mbartur shumë helme nga kimioterapia, sistemi imun i tij do të ketë dështuar dhe do të jetë shkatërruar tërësisht, ndaj shohim që i sëmuri preket nga shumë sëmundje të stomakut dhe çrregullime të ndryshme.

Më e rrezikshmja nga të gjitha ato që u thanë më sipër është se: trajtimi kimioterapik dhe radioterapik i bëjnë qelizat kancerore të kërcejnë dhe të bëhen më rezistuese dhe më të vështira për t’i hequr! Kurse operacionet kirurgjikale mund të shkaktojnë përhapjen e qelizave kancerore në vende të tjera të trupit.

Kështu që, më e mirë për të sëmurin mund të jetë moskurimi se sa kurimi i tillë, kur dihet se ilaçi apo trajtimi që i bëhet është i dyshuar në suksesin e tij apo është thuajse i pashpresë, madje më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm, dhe që më shumë e shpejton vdekjen dhe vuajtjet e të sëmurit dhe të afërmve të tij, qoftë shpirtërisht apo edhe materialisht.

Kështu që, zgjidhja më e mirë dhe e vetmja, është ajo e të kthyerit tek trajtimet natyrale barishtore, për këtë sëmundje të rrezikshme, si dhe për të gjitha sëmundjet e tjera, të cilat mjekësia shkencore moderne ka dështuar t’i kurojë me gjithë modernizimin dhe teknologjinë e saj.

cancer-cure

Trajtimi i kancerit në kulturën mjekësore arabe

Kanceri ka qenë i njohur që në mjekësinë e lashtë greke, të cilët e kanë marrë nga ajo egjiptiane dhe e vendeve të Irakut të sotëm.

Mjekët e vjetër muslimanë gjithashtu, e kanë njohur kancerin, e kanë diagnozuar atë, e kanë ndarë në lloje të ndryshme, si dhe e kanë trajtuar me mënyra të ndryshme kurash natyrale. Prej këtyre mjekëve përmendim Er Razi, Ez Zahravi, Ibën Sina (Avicena), etj.

Prej mënyrave të përdorura nga arabët për kurimin e kancerit, përmendim:

  • Ilaçe që merren nga goja, të cilat janë dy llohesh: Lëndë bimore dhe lëndë shtazore.
  • Ilaçe që përdoren nga jashtë mbi vendet e prekura dhe të qelbëzuara, me qëllim të ndalimit të zhvillimit kanceror dhe të qelbëzimit. Për këtë qëllim janë përdorur lëndë minerale, si: qeramikë, plumbi dhe produktet e tij, katrani, acetati i bakrit, kripa, ujë squfuri, bakër, etj. Lëndë shtazore, si: sfungjer, lepur, vezë, gaforre, breshkë, brirë deveje, iriq, palcë kocke, thundra kafshësh, kërmij, etj. Dhe më shumë se 100 lëndë bimore, prej të cilave: fiku i Egjiptit (Ficus sycamorus), arra, farat e bimës Arisarum vulgare, bathë, marule gomari, thjerrëz, Acanthus mollis, Pistacia lentiscus, narcis, myrrh-tree, jamball, kopër, lis, shafran, mustardë, etj.
  • Kurimi me këndim nga Kurani dhe nga lutjet e posaçme profetike, të cilat mund të bëhen përkrah kurave të tjera natyrale dhe bimore, sepse siç thotë Allahu në Kuran: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82].

Dieta ushqimore dhe stili i jetës

  • Ushqimi i parë dhe kryesor i këtyre qelizave të këqia është sheqeri i rafinuar. Me ndalimin e kësaj lënde, i presim kancerit ushqimin e tij kryesor.

Për zëvendësimin e sheqerit duhen përdorur vetëm zëvendësues natyral si: melasa apo fruti i tharë, por me përmasa shumë të vogla.

Edhe kripa e tavolinës përmban lëndë kimike zbardhuese, prandaj ndërroje atë me kripën natyrale të detit.

  • Qumështi (me përjashtim të qumështit të devesë) dhe produktet e tij shkaktojnë gëlbazë dhe mukozë në organizëm, sidomos në kanalet e tretjes, dhe kanceri ushqehet me këtë mukozë. Me eliminimin e qumështit të kafshëve dhe me zëvendësimin e tij me qumështin e sojës apo të orizit, të paëmbëltuar, i sëmuri i ka bërë qelizat kancerore të uriten dhe të mbesin pa ushqim.
  • Qelizat kancerore lulëzojnë në mesin e acideve, të cilat prodhohen nga ushqimi i pasur me mish, veçanërisht me mish të kuq. Shumica e mishrave të tregut përmbajnë antibiotikë të akumuluar dhe hormone parazitare, dhe të gjitha këto janë të shumë të dëmshme, veçanërisht për atë që vuan nga kanceri.
  • Për ta bërë organizmin sa më bazik dhe të shëndetshëm, rreth 80 % e ushqimit duhet të jetë prej perimeve të freskëta, drithërave, pak farëra e të thata (bajame, arra) dhe pak fruta. Kurse pjesa tjetër e ushqimit prej 20 % mund të jetë ushqim i gatuar (i zierë) ku përfshihen edhe bishtajoret (bizelja, fasulja).

Lëngu i perimeve të freskëta prodhon enzima të gjalla dhe të lehta për t’u thithur dhe për t’u tretur, të cilat arrijnë shumë shpejt në qeliza, brenda 15 minutave, dhe ushqejnë e forcojnë qelizat e shëndetshme.

  • Larg kafes, çajit (përveç çajit të jeshil), çokallatave dhe çdo gjëje që përmban kafeinë. Në vend të tyre përdor çajin e jeshil, sepse ai ka shumë efekte antikancerore.

Preferohet të pihet ujë i pastër, i kulluar dhe i mbajtur në një enë prej balte, sepse kjo eliminon shumë prej helmeve dhe kripërave të rënda që përmban uji i çezmës.

  • Forcimi i sistemit imun me ushqime plotësuese i jep mundësinë qelizave mbrojtëse të trupit që të shkatërrojnë qelizat kancerore.
  • Kanceri është një sëmundje që i ka rrënjët në mendje, në trup dhe në diapazone të tjera, gjë që do të thotë se ekzistenca e një shpirti optimist dhe me gjallëri do ta ndihmojë shumë organizmin për luftimin e kancerit. Kurse zemërimi, zilia, inati dhe mostolerimi e vënë trupin në tension dhe në gjendje acide. Prandaj, njeriu duhet ta dijë se ai është më lart se kufijtë materiale të trupit të tij dhe të ngrihet lart me shpirtin e tij për të jetuar tolerancën, dashurinë dhe kënaqësinë, për hir të Zotit të tij dhe për të arritur kënaqësinë e Zotit të tij, duke bërë një jetë të pastër dhe në bindje ndaj Zotit të tij, dhe kështu i jep trupit fuqi pozitive.
  • Qelizat kancerore nuk mund të jetojnë në një ambjent të pasur me oksigjen, kështu që është e domosdoshme kryerja e disa ushtrimeve të lehta të trupit dhe të frymëmarrjes së thellë për ta çuar oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit dhe qelizat e tij.

Kura jonë natyrale profesionale efektive për kurimin e kancerit

Mjekët tanë kanë mundur të zbulojnë dhe të prodhojnë kurë natyrale për kurimin e të gjitha llojeve të kancerit, me mirësinë dhe suksesin nga Zoti Fuqiplotë. Kura jonë natyrale vepron në mënyrë të shumëfishtë, si në shkatërrimin e qelizave kancerore në brendësi të tyre dhe pa dëmtuar asnjë qelizë apo ind të shëndoshë, ashtu edhe në forcimin dhe fuqizimin e sistemit imun në mënyrë që organizmi i të sëmurit t’i bëjë rezistencë qelizave kancerore dhe t’i sulmojë ato. Megjithatë, mund te themi se suksesi varet nga avancimi i semundjes dhe se si i pergjigjet organizmi i të sëmurit kësaj kure bimore. Mjekët tanë vazhdojnë kërkimet e tyre për të avancuar kurën bimore në mënyrë që suksesi të jetë më i madh edhe për rastet kur sëmundja ka avancuar së tepërmi, pasi që zakonisht njerëzit sot drejtohen tek mjekësia alternative dhe ajo bimore pasi i kanë humbur shpresat e shërimit nga mjekësia moderne konvencionale dhe pasi janë shkatërruar totalisht nga ilaçet kimike.

Përmendim këtu se një bashkëpunim i mjekësisë moderne me atë tradicionale popullore e bimore, për zbulimin e kurave të sigurta veçanërisht për sëmundje të tilla si kjo e kancerit, është një obligim shoqëror bashkëkohor për të mirën e njerëzimit.

Por duhet pasur parasysh se Ai që shëron në të vërtetë është Zoti i gjithçkaje, kurse ilaçet janë shkaqe të shërimit dhe jo shërues. Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Allahu nuk ka krijuar semundje, veçse ka krijuar edhe ilaç per të, të cilin e mësojnë disa kurse disa jo, me përjashtim të helmueses. (për të nuk ka ilaç)” Thanë: “Cila është helmuesja, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Vdekja!” D.m.th. që kur Allahu i ka caktuar vdekjen një personi dhe afati i tij në dynja ka mbaruar, nuk i bën më dobi asnjë lloj ilaçi, qoftë edhe nëse sëmundja e tij është e lehtë apo edhe pa qenë fare i sëmurë, por…

Por askush nuk e di të fshehtën dhe askush nuk e di se kur dhe ku do të vdesë, dhe ndodh që një i sëmurë me sëmundje vdekjeprurëse të jetojë gjatë, jashtë çdo parashikimi, kurse një i shëndoshë të vdesë pa qenë i sëmurë, jashtë çdo parashikimi. Kështu që, detyra e mjekëve dhe e vetë të sëmurit është që të mos dorëzohen për asnjë çast, por të vazhdojnë luftën e tyre me çdo lloj sëmundje kryeneçe dhe kokëfortë, sepse kështu ata kryejnë obligimin e tyre që u ka ngarkuar Zoti i tyre që kur e ka zbritur njeriun në tokë, për vazhdimin dhe përmirësimin e jetës në tokë.

Rezultatet e kurës sonë bimore natyrale janë të shkëlqyera; shumë të sëmurë që kanë qenë drejt vdekjes së sigurtë dhe me shpresa të humbura, janë shëruar dhe janë kthyer në jetën normale, me mirësinë e Zotit të Plotfuqishëm. Edhe ti mund të shërohesh dhe të jesh një prej këtyre, prandaj mos ngurro në përfitimin prej këtyre kurave natyrale të nxjerra nga prehëri i natyrës ashtu si i ka krijuar Zoti, dhe aspak të dëmshme për trupin tënd.

Ne vijim po paraqesim nje liste me lloje te ndryshme te Kancerit, per te cilat do te gjeni artikuj te posacem nese klikoni me secilin prej tyre:

  1. Kanceri i gjakut – Leukemia
  2. Kanceri i Gjirit
  3. Kanceri i Fytit
  4. Kanceri i fshikëzës së urinës
  5. Kanceri Limfatik – Limfoma
  6. Kanceri i Mëlçisë
  7. Kanceri i Mitrës
  8. Kanceri i Qafës së Mitrës
  9. Kanceri i Mushkërive
  10. Kanceri i Kockave
  11. Kanceri Kolorektal
  12. Kanceri i Lëkurës – Melanoma
  13. Kanceri i palcës – Mieloma Multiple
  14. Kanceri Pankreatik
  15. Kanceri i Prostatës
  16. Kanceri i Stomakut
  17. Kanceri Testikular
  18. Kanceri i Tiroideve
  19. Kanceri i Trurit
  20. Kanceri i Veshkave
  21. Kanceri i Vezoreve – Ovarian
  22. Kanceri i Zorrës së trashë
  23. Karcinoma Bronchioloaveolare
  24. Tumori Stromal Gastrointestinal