Trajtime natyrale për Arteriet Koronare

Trajtime natyrale për Arteriet Koronare dhe problemet Kardiovaskulare

 

Shumë studime kanë treguar se trajtimet natyrale bëjnë mrekullira në kurimin e arterieve koronare, këtu përfshihen katër faktorë bazë:

  1. Ushqimi, i cili përfshin

a) Çfarë duhet ngrënë

Hudhra dhe qepa luftuesit e vjetër të arterieve koronare;

Huthra dhe qepa që në kohët e lashta njiheshin si tretës të mpikjes së dëmshme së gjakut. Këta të dy konsiderohen si kombinim vëllazëror. Ajoene, lënda më e rëndësishme e hudhrës ka veti tretëse për gjakun dmth anti-koagolimit.

Lëndët e qepës pengojnë pllakat e gjakut që të ngjiten me njëra tjetrën. Qepa ka aftësi për shpërbërjen e  mpikjes.

– Peshku.

Asgjë nuk krahasohet me peshkun dhe aftësinë e tij për të parandaluar formimin e mpikjes dhë shpëtimi prej saj nëse është formuar.  Kjo për përmbajtjen e pasur që ka peshku me  acide yndyrore të mrekullueshme omega-3 dhe efekti që ka ky vaj në koagulimin e gjakut.

– Rrushi

Pija e rrushit ose ngrënia e rrushit parandalon bllokimin e artiereve dhe mbron zemrën nga tromboza e gjakut.

– Kërpudhat e zeza

Kërpudha e zezë përdoret më shumë në Lindjen e Largët dhe quhet Mo-er ose pemë e autorizuar, lënda adenosinë që përmban ka efekte për shkrirjen e gjakut të mpiksur.

– Vaji i ullirit lufton trombën e gjakut

Si zakonisht, vaji i ullirit është gjendur gjithmonë në listat e ushqimeve të dobishme për të luftuar shumë sëmundje. Vaji i ullirit ngadalëson bashkimin e pllakave të gjakut që mund të formojnë mpiksje. Vaji i ullirit ka efekte për mbrojtjen e artiereve nga bllokimi, sepse ai përmban acid-stearik që është i dobishëm për rolin që kryejnë pllakat e gjakut, duke i ushqyer dhe duke i pakësuar lëndën thromboxane që rrit bllokimin e artiereve.

– Arra

Arra është  ushqim i lehtë dhe i dobishëm për zemrën dhe artieret. Arra ul kolesterolin inflamacionin në arteriet e zemrës. Arra është shumë e pasur me omega-3, yndyra të pangopura dhe fibra. Të gjitha këto komponime janë të dobishme për shëndetin e zemrës dhe artieret. E bëjnë atë më të fortë .

– Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël është e dobishme për shëndetin kardiovaskular. Pataja konsiderohet ushqim i shëndetshëm për zemrën në sajë të përmbajtjes të ulët të gelaesimit. Ajo ndalon rritjen e sheqerit të papritur në gjak. Ajo është gjithashtu e pasur me fibra, Vitaminë A, antoksidantë si; lycopene. Këta elementë janë të dobishëm për shëndetin e zemrës.

– Shega

Studimet kanë treguar se shega është nga ushqimet më të pasura me anti-okside, ul riskun e arteriosklerozës, dhe tensionin e gjakut. Shega është e pasur me fibra që mbrojnë nga ngritja e kolesterolit në gjak, mbrojnë nga kanceri i prostates, rregullojnë sistemin sistolik, rregullojnë punen e zemres dhe presionin e gjakut.

Shega permban Vitaminë C,  dhe shton rezervat e vitaminave ne organizem.

– Portokalli

Portokalli, fruti i dobishëm për shëndetin e zemrës, ul kolesterolin në gjak, falë përmbajtjes së tij me fibra të tretshme të quajtura pectin, me praninë e elementit potacium i cili gjithashtu ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut. Studime më të fundit kanë treguar se portokalli ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe ul kaloritë.

– Qershia

Qershitë bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në gjak. Madje ndryshe nga shumë fruta të tjera, për përdoruesit e qershive vjen edhe nje lajm i mirë nga Mjekesia Bimore Arabe: Ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak.

– Perimet me gjethe

Perimet me gjethe si: spinaqi, rrepat, arugula, selino, etj. Këto perime konsiderohen të dobishme për zemrën  dhe artieret, pasi ato janë të pasura me potacium dhe  magnez që janë elementë  për ulen e tensionit të gjakut.ato janë gjithashtu të pasura me fibra, vitamina dhë anti-oksidantë.

Pranaj, shto konsumimin e të gjitha llojeve të perimeve dhe zarzavateve të freskëta e të gjalla, ose të ziera pak, veçanërisht: karrotën,  domatet dhe lëngun e tyre, fasulet e jeshile (bishtajë), brokoli, fasulet,lule lakra,  thjerrëzat, agrumet e plota (me gjithë krunde: gruri, elbi), orizin e zi, luleshtrudhet, mënat dhe manaferrat, bananet, etj. Sallatat janë të dobishme, sidomos të shoqëruara me vaj ulliri dhe me hudhër ose qepë.

– Farat e kungullit

Ngrënia e farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për te konsumuar magnez.

— Si t’i hani? – Përgjigja është: Të plota, me gjithë levozhgë. Levorja ju siguron fibër.
— Farat e kungullit përmbajnë magnez,
— Shmangin vdekjen e hershme,
— Lëvorja e tyre ju siguron fibrën,
— Është mirë të hahen me gjithë lëvore,
— Janë te shëndetshme për zemrën.

b) ÇFARË NUK DUHET NGRËNË

– Mos hani asnjë lloj mishi, e veçanërisht mishin e kuq (mishin e viçit dhe të deles), por mund të hani mishin e pulës dhe të zogjëve duke i hequr lëkurën para zierjes, dhe në asnjë mënyrë të mos skuqen.

– Mos bashko mes dy llojeve të ushqimit të rënduar në proteina në të njëjtin vakt, si për shembull: mos bashko mes mishit dhe bishtajoreve (fasulet, bizelet, etj.) në të njëjtin vakt ngrënie.

– Shmangni ushqime të tilla si sheqerna të rafinuar, alkoolin, dhe kafeinën.

– Qumështi dhe produktet e tij janë të ndaluara, veçse rrallë, në sasi të vogla dhe të skremuara, me përjashtim të qumështit të devesë dhe të dhisë.

– Shmangni ushqimet e skuqura dhe të shpejta (hamburger, hotdog, etj).

– Ndalohen yndyrat dhe vajërat, përveç vajit të ullirit, i cili gjithashtu duhet konsumuar pa e tepruar dhe duhet pasur kujdes të mos skuqet, por duke ia shtuar gjellës apo sallatës në pjatë.

– Të gjitha llojet e bukëve të bardha, paninet, etj, por hani vetëm bukë të zezë.

– Të skuqurat, patatinat, çokollatat janë të ndaluara.

– Të regjurat (turshitë) dhe të gjitha pijet me gaz pa përjashtim.

– Të konservuarat, ngjyrat artificiale, lëndët ruajtëse, janë të ndaluara.

C) Lëngjet dhe Koktejet e frutave dhe perimeve më të dobishe për Koronaret

– Pirja sa më shumë ujë gjatë ditës është e domosdoshme.

– Kombinimet e mëposhtme të lëngjeve janë të dobishme:

— Panxhar + karrota + domate.

— Domate + hudhër.

— Hudhër + rodhe + li (linseed) + stafidhe e zezë.

— Lëng limoni + mjalt blete natyral + vaj ulliri.

– Pirja e ujit të freskët me lëng limoni çdo mëngjes dhe mbrëmje, e pasuar nga një lëng perimesh është gjithashtu i rekomanduar për të ndihmuar

– Pini lëngun e përfituar nga esenca e hurmave indiane (Tamarind), 2-3 gota në ditë.

– Lëngu i rrushit është shumë i dobishëm dhe i nevoshëm.

– Lëngu i shegës.

– Lëngu i panxharit

– Lëngu i karrotës

– Lëngu i selinos

– Pija e luleshtrydhave

Kujdesi që duhet pasur në përgatitjen e pijeve për shëndetin e zemrës

Nuk duhet shtuar sheqer në asnjë prej këtyre lëngjeve natyralë që të mos humbasin asnjë vlerë ushqyese.

  1. STILI I JETËS

–  Ushtrime fizike, ajër i pastër, largimi nga stresi, largimi nga shumë vese të dëmshme për shëndetin.

– Mos ha ushqim veçse kur je i uritur dhe mos fut ushqim mbi ushqim në stomak.

– Mos fli menjëherë pas ngrënies, sidomos në darkë, por lëviz sa më shumë.

– Smira, zilia, urrejtja, keqdashja dhe veti të tjera negative si këto, e sëmurin trupin e njeriut dhe zemrë e shpirtin e tij,

– dhe e kundërta: dashuria, dashamirësia dhe vetitë pozitive emocionale, i japin gjallëri dhe shëndet trupit dhe shpirtit të njeriut.

  1. ÇAJRAT BIMORË

Pirja e disa çajërave bimore lajnë artieret e zemrës  dhe e mbrojnë atë nga tromboza. Pirja e 3 filxhanëve me çaj në ditë mund të hollojë dhe zhbllokojë artieret e zemrës.

Çaji i Rozmarinës, Bërzilokut, Sherebelës, Rigonit, çaji i Murrizit, çaji i Kulfimës, etj, janë shumë të dobishme për shëndetin zemrës  dhe arterieve, pasi  këto bimë janë shumë të pasur me anti-oksidantë. Mund të pihen deri 3 filxhanë në ditë.

Po kështu kombinimi i disa çajrave që ne i japim pacientëve tanë jep sukses më të shpejtë në zhbllokimin e koronareve.

  1. KAPSULAT BIMORE

Për pastrimin e gjakut dhe rrezikun e trompozës së tij, për uljen e normave të sekretimit thromboxane, ju vjen në ndihmë Coronagreen dhe Diacynth. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook