5 Gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës tuaj

5 Gjëra që nuk duhet t’ia thoni kurrë fëmijës tuaj

Fëmijët janë të ndikueshëm nga natyra që i rrethon, kështu që zgjidheni me mençuri atë që u thoni atyre.

Si prind, ne nuk dëshirojmë që fëmijët tanë të ekspozohen ndaj elementeve të cilat mund të jenë të papërshtatshme, kështu që ne duhet të kontrollojmë gjuhën tonë me ta, të bëhemi më të sjellshëm se zakonisht, dhe ndonjëherë të bëhemi si fëmijët dhe të dalim pak jashtë bordit vetëm për t’u siguruar që ata të kuptojnë vetëm gjërat ‘e drejta’. Megjithatë, ndonjëherë, ajo që ne mund të themi si një frazë ose një mendim i rrufeshëm mund të jetë shkas që themelon tek ata një të ardhme të trazirave të brendshme dhe vetë-dyshimit.

  1. “Pse nuk mund të jesh si filani …”
    Krahasimi i fëmijës tuaj me këdo, është një përvojë e dhimbshme për ta. Kur ju krahasoni fëmijën tuaj me të tjerët, e bëni atë të ndiehet inferior (i dobët, i ulët). Në këtë mënyrë, i bëni fëmijët tuaj të mendojnë se ata nuk mund të jetojnë në standardet tuaja, ndërsa dikush tjetër mund ta bëjë. Edhe krahasimi me vëllezërit e motrat, në mënyrë indirekte, krijon një përçarje mes tyre, dhe kjo mund të jetë arsye për armiqësi në të ardhmen në mes vëllezërve dhe motrave. P.sh: “Ja! Vëllai yt është bërë gati. Ai është më i mirë se ty. Po duartrokas për të!” Ose “Uau! Shoku yt po që ka marrë një rezultat të shkëlqyer.”

Bëhuni inkurajues dhe lërini fëmijët tuaj të kuptojnë se është gjë shumë e mirë që të kënaqen për suksesin e shokëve të tyre. Kjo do të minimizojë ndjenjat e mëvonshme të xhelozisë, smirës, dhe do të motivojë ata për të qëndruar të shëndetshëm.

  1. “Mos u shqetëso! Unë do të rregulloj gjithçka … “
    Ne të gjithë duam të jemi superheronj për fëmijët tanë, dhe duam që ata të mendojnë se nuk ka asgjë që ne nuk mund ta “bëjmë” për ta. Megjithatë, kjo është duke ju çuar drejt dështimit. Mos lejoni që fëmija juaj të besojë se çdo pengesë e imagjinueshme që mund të vijë në rrugën e tyre është përgjegjësia juaj, sepse kur ju nuk jeni në gjendje për të zgjidhur problemet e tyre, ata ndjehen të lënë në baltë dhe një ditë do ta përdorin kundër jush. Për më tepër, ju duhet që ta nxisni fëmijën të përballet vetë me problemet dhe të gjejë zgjidhje për to.
    Përdorni shprehjet: Unë nuk e di se si ta zgjidh këtë! A ke ndonjë mendim si të më ndihmosh?” Ose: “Kjo është diçka që unë kurrë nuk kam e parë më parë, le të përpiqemi ta kuptojmë së bashku.

Në këtë mënyrë fëmijët bëhen më të zgjuar dhe përpiqen të gjejnë zgjidhje të problemit.

  1. Dukesh buçko – i shëndoshë këto ditë …”

Kjo është ndoshta një nga gjërat më të dëmshme që një prind mund të thotë. Nëse fëmija është në moshën e rritjes, dhe ju mendoni se po shton në peshë, atëherë është detyra juaj që ai të qëndrojë i shëndetshëm; Fëmijët duhet të merren me aktivitete fizike dhe dieta e tyre ushqimore duhet të jetë nën kontrollin tuaj.

Megjithatë, duke u thënë atyre se duken të shëndoshë, jeni duke e përgatitur fëmijën për një të ardhme me shqetësim dhe vetëbesim të ulët.

Kurrë mos i kufizoni ushqimin fëmijës tuaj, por kujdesuni në atë që ai konsumon. Një fëmijë ka nevojë për ushqim të pasur me kalori, fibra, vitamina dhe minerale për t’u rritur në mënyrë të shëndetëshme.

  1. “Po nuk më dëgjove, polici do të kapë …”

E gjithë kjo është gabim. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë frikë nga policia. Në vend të kësaj, ne duhet t’i inkurajojmë ata se policët dhe rendi janë këtu për të na mbrojtur. Inkurajoni fëmijët që t’i shohin policët si njerëz të guximshëm, të cilët mbrojnë komunitetin njerëzor, kështu që herën tjetër që shihni një oficer të policisë, e lavdëroni atë dhe punën e tij. Në këtë mënyrë fëmija juaj do t’i respektojë ata dhe jo të ketë frikë prej tyre.

I thoni fëmijës: “Polici është këtu për të kapur të gjithë ata që na dëmtojnë.” Ose “Polici është këtu për të na ndihmuar.”

  1. “Po të kapa ta bësh këtë përsëri …”
    Nënshtrimi ndaj një toni kërcënues të tillë, e bën fëmijën automatikisht të miratojë një luftë apo përgjigje lufte. Ose, mund të fillojnë të gënjejë apo të mashtrojë, në mënyrë që të mos zbulohet, apo mund të tregojë shenja të agresionit dhe të një paqëndrueshmërie ndaj jush. Sido që të jetë, kjo nuk do të ndihmojë për të ndaluar sjelljen negative. Në vend të kësaj, tashmë tek fëmija është rrënjosur një ndjenjë e frikës nga ju. Ju jeni duke zhvilluar ndjenja të ankthit tek fëmija, që rezulton të bëhet nervoz në të ardhmen.

Në vend të kërcënimit, i thoni atij: “Jam i bindur se ti e di që kjo sjellje më bën të ndihem i trishtuar!” Ose: “Unë e di që herën tjetër, ti do të bësh një zgjedhje më të zgjuar. Ti je një fëmijë i zgjuar!”

Filloni të rrënjosni te fëmijët ndjenjën e të drejtës dhe të gabuarës, dhe kështu, kurrë nuk do zhgënjeheni prej tyre.
Nëse je i butë me tonin tënd dhe i ndërgjegjshëm në fjalët e tua, atëherë fëmija yt do të shohë tek ti inspirimin, udhëzimin dhe dashurinë pa kushte.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook