Si të kuptoni që keni parazitë të zorrëve

Si të kuptoni që keni parazitë të zorrëve dhe si t’i trajtoni në mënyrë natyrale

 

Ka një keqkuptim që parazitët e zorrëve ekzistojnë vetëm në vendet e pazhvilluara. Në të vërtetë ato janë më të zakonshme në ato vende, por janë shumë të zakonshme edhe në vendet e zhvilluara. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 3 miliardë prej njerëzve vuajnë nga një lloj i parazitëve të zorrëve, dhe jo të gjithë këta njerëz jetojnë në vendet e pazhvilluara dhe të varfra.

Çfarë janë parazitët e zorrëve?

Parazitët në përgjithësi klasifikohen në shumë grupe, por dy llojet kryesore të parazitëve të zorrëve janë: Helmintet dhe Protozoa.

Helmintet janë krimba me shumë qeliza, të cilat nuk mund të shumohen në trupin e njeriut, të tilla si tapeworms, pinworms dhe roundworms.

Protozoa, në anën tjetër, kanë vetëm një qelizë dhe mund të shumohen brenda trupit të njeriut, dhe mund të shkaktojnë infeksione të rënda.

Si mund të transmetohen parazitët e zorrëve?

Parazitët e zorrëve transmetohen zakonisht në këto raste:

– Kur një person vjen në kontakt me fecesin e infektuar (për shembull, me anë të ushqimit apo ujit).

– Duke vizituar një zonë të njohur që mund të ketë parazitë.

– Higjiena dhe kanalizimet (që lidhet me ushqimin dhe ujin).

– Një sistem i dobët imunitar,

– Trajtimi i kafshëve

– Faktori i moshës (fëmijët dhe të moshuarit kanë më shumë gjasa për t’u infektuar).

– Pasi dikush infektohet me parazitët, ato janë ngjitëse dhe mund të kalojnë lehtë te njerëzit e tjerë.

Pse parazitët e zorrëve janë të rrezikshme?

Sepse ato jetojnë brenda nesh dhe ushqehen me ne. Në vende me nivele të larta të higjienës parazitët nuk shkaktojnë ndonjë rrezik të madh, por në vendet e varfëra dhe vendet ku higjiena është në kushtet e ulëta sanitare, parazitët mund të përbëjnë një kërcënim të vërtetë të jetës. Kur zorrët tona bëhen me një mori të parazitëve, as nivelet e larta të acidit në traktin digjestiv nuk mund të mbrojë trupin tonë, kështu që trupi ynë përpiqet për të mbrojtur veten me anë të sistemit tonë të imunitetit, dhe zorra mund të bëhet e irrituar.

Parazitët e zorrëve mund të pengojnë ushqimin që ne hamë që të absorbohet si duhet nga trupi dhe lirimin e toksinave në gjak dhe sistemin limfatik. Infeksionet e rënda mund të shkaktojnë një pengim në zorrë kur zorra është pjesërisht ose plotësisht e bllokuar. Bllokimi pengon ushqimin, lëngjet dhe gazrat nga lëvizja nëpër zorrë në mënyrë normale. Infektimi i rëndë mund të shkaktojë anemi dhe  mund të shkaktojë gjakderdhje në zorrë.

Problemi është se për shkak se ka kaq shumë lloje të parazitëve, që mund të shkaktojnë një gamë të gjerë të simptomave.

Nëse  ju keni provuar trajtime të ndryshme për të lehtësuar simptomat tuaja pa sukses, mund të keni parazitë të zorrëve që mund të jenë shkaku i fshehur i shumë çështjeve të pazgjidhura shëndetësore që ju keni.

Simptomat kryesore të një infeksioni parazit në trup janë:

– Dëshirat e tepërta të ushqimit, ose humbje të oreksit.

– Humbje peshe.

– Dhimbje në stomak.

– Kapsllëk, diarre, gazra, apo simptoma të tjera të sindromit të zorrës nervoze (IBS).

– Luhatje të sheqerit në gjak.

– Çrregullime të lëkurës, të tilla si kruarje akute rreth rektumit dhe pjesë të tjera të trupit, skuqje ose irritime të tjera të lëkurës.

–  Ankth dhe depresion.

– Çrregullime të gjumit.

– Dhimbje muskujsh, apo kyçeve.

– Lodhje dhe rraskapitje.

– Mungesë hekuri apo anemi.

– Çrregullime të imunitetit me numër të tepërt bakteriale, fungale apo infeksionet virale.

–  Humbje e dëshirës seksuale.

–  Hemorroide të përgjakshme.

–  Të përzier ose të vjella

Si t’i luftoni parazitët e zorrëve në mënyrë natyrale

– Papaja; enzimat e tretjes ndihmojnë për të rivendosur traktin e zorrëve tuaj në gjendjen normale. Papaja mund të ndihmojë në vrasjen e  krimbave kur konsumohet para ose pas ngrënies.

– Vitamina C – mbështet sistemin imunitar.

– Zinku – mbështet sistemin imunitar si dhe përdoret edhe për të shëruar ulçerat në stomak.
– Një dietë e pasur me hudhër të papërpunuar.

– Fara kungulli.

– Fara papaje.

– Ananasi.

– Karrota.

– Panxhar.

– Shega.

– Konsumimi i sa më shumë fibrave  mund të ndihmojë trupin të shpëtojë nga krimbat.

– Shmangni karbohidrate të tilla si: ushqime të rafinuara, lëngje të ëmbëla dhe sheqerna.

– Pini shumë ujë për të ndihmuar eliminimin fekal.

– Shmangni kafen dhe alkoolin.

– Konsumoni ushqime të pasura me beta carotene, të tilla si: karrota, patate e ëmbël dhe kungull. – Vitamina A ndihmon trupin të jetë më rezistent ndaj parazitëve.

– Pastrimi i zorrëve – kjo është një qasje alternative që përfshin përdorimin e një diete të lartë në fibra.

Ky udhëzues do tju mësojë se si të pastroni dhe të aktivizoni trupin tuaj, të rrisni qëndrueshmërinë dhe të përmirësoni procesin e tretjes në trupin tuaj.

Ju mund të prekeni lehtë nga parazitët, prandaj është e rëndësishme larja e duarve dhe ruajtja e zakoneve të mira të higjienës për të zvogëluar shanset e transmetimit të mëtejshëm. Lani duart pas shkoni në banjë dhe para ngrënies ose para përgatitjes së ushqimit.

Nëse udhëtoni, i kushtoni vëmendje cilësisë së ujit të pijshëm, higjienës së ushqimit që konsumoni dhe larjes së frutave dhe perimeve.

Produkti bimor ProbioHerb për të gjithë llojet e parazitëve të zorrëve dhe aparatit të tretjes

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook