Si të fitoni peshë në mënyrë natyrale

 

Mund të jetë shumë e vështirë për një person me  metabolizëm të shpejtë për të fituar peshën e trupit. Mjekët thonë se pesha shumë e ulët trupore mund të shkaktojë probleme shëndetësore si: dëmtime të organeve, mungesë të menstruacioneve të grave, humbjen e densitetit të kockave, etj.

Individët që kanë çrregullime me peshën trupore mund të jenë të interesuar për të mësuar se si të fitojnë peshë në mënyrë të shëndetshme. Mënyra më e mirë për të fituar peshë të shëndetshme është duke ngrënë ushqime natyrale, dhe duke i kushtuar vëmendje konsumimit të kalorive.

Këtu është një listë e ushqimeve që ju ndihmojnë të shtoni peshë në mënyrë të shëmdetëshme:

– Bananet dhe qumështi; Bananet janë plot me kalori dhe përmbajnë sasi të lartë të karbohidrateve, dhe kalium që ju japin energji të menjëhershme. Kushdo që dëshiron për të fituar peshë, duhet të hajë një banane në mëngjes me një gotë qumësht të ngrohtë. Shto një lugë të vogël mjalt në të. Ju mund ta merrni atë edhe pas ngrënies.

– Gjalpi i Kikirikëve; Nëse jeni duke u përpjekur për të fituar peshë, gjalpi i kikirikëve është i duhuri, ai është i lartë në kalori; aplikojeni atë mbi bukën e grurit në mëngjes dhe shikoni se si pesha e juaj rritet brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Përveç kësaj, ju mund të aplikoni një lugë gjalpë kikiriku mbi fruta ose perime të tilla si: bananet, fetat e  mollës, manaferrat e freskëta, etj.

– Farat; Kikirikët, bajamet, arrat indiane, arrat, rrushi dhe fiqtë, janë plot me yndyrna, fibra, vitamina dhe minerale, si dhe përmbajnë vajra esenciale të cilat i mundësojnë një personi të dobët të shtojë disa kilogramë.
Shtoni 2 bajame, 2 arra dhe 1 fik të thatë në një gotë qumësht dhe e zieni. Pijeni këtë për një muaj, për të fituar peshë.

Gjithashtu shtoni 6 fiq të thatë + 30 gram rrush të thatë në një gotë ujë, lëreni gjatë natës dhe hajini në mëngjes.

– Patatet: Patatet janë të mbushura me karbohidrate. Të gjitha format e këtij ushqimi kanë ndikim të madh për shtimin në peshë. Por ju mund ti konsumoni të ziera e të kombinuara me vaj ulliri, brokoli, karrotë të zier, me djath kaçkavall, me gjalp, majonez, etj.

Shënim:
Nëse ju hani patate të skuqura rregullisht, kufizojeni konsumin e tyre.

– Frutat e thata; Frutat e thata ndihmojnë për të fituar peshë në mënyrë të shëndetshme, pasi ato janë të mbushura me kalori. Shtoni frutat tuaja të preferuara në kos ose në qumësht, dhe kështu ju ndihmon të fitoni peshë në mënyrë natyrale.
– Përzieni  lëng shege me një lugë gjelle mjalt, për të rritur oreksin.
– Pini qumështin e kokosit çdo ditë, pasi ai është plot me yndyrna të shëndetshme dhe përmban shumë kalori.
– Gjumi në mesditë luan një rol vendimtar për fitimin e peshës. Merr një sy gjumë prej rreth 45 minuta deri në 1 orë, pasdite apo pasdreke.

– Ushtrimi; Stërvitja e rregullt rrit metabolizmin tuaj dhe stimulon oreksin që automatikisht nxit ngrënien. Duke qenë i dobët, nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni larg nga ushtrimet. Është shumë e rëndësishme për të plotësuar dietën tuaj me disa ushtrime të rregullta.
Ju mund të bëni ushtrime aerobike, ecje të shpejtë, çiklizëm, not, etj, të cilat do të ndihmojë gjithashtu shtimin në peshë.

Shënim – Është e këshillueshme mbikëqyrja nga një trajner.

– Fasulet; Fasulet janë burim i pasur i fibrave, proteinave dhe karbohidrateve. Këto janë një nga ushqimet më të dendura në kalori që ndihmojnë për të vënë peshë. Fasulet mund të hahen në mëgjes, drekë apo darkë. Ka disa lloje të fasuleve, si fasule të kuqe, fasule të zeza, fasule soje, fasule Lima, etj. Ju mund të përgatisni supë ose sallatë me fasule. Për rezultate të shpejta, i hani ato çdo dy ditë për një ose dy muaj.

– Vezët; Vezët përmbajë sasi të mirë të yndyrës, kalorive dhe proteinave që janë përbërësit kryesorë për të fituar peshë. Konsumimi i vezës në mënyrë të përditshme mund t’ju japë muskuj të fortë, proteina esenciale dhe energji.
Ju  mund të hani omletë me vezë, ose të zjera çdo ditë në mëngjes.
Shënim! Mos hani vezë të papërpunuara; ato mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

– Mango; Mango është një frut i pasur me vitamina dhe minerale. Por konsumimi i tij i vetëm nuk do të ndihmojë. Ju duhet ta konsumoni së bashku me qumësht.

– Makaronat: Makaronat janë të pasura me kalori, minerale esenciale, proteina dhe kanë sasi të lartë të karbohidrateve. Ato janë të lehta për t’u bërë dhe gjithashtu kursejnë kohën e gatimit. Nëse jeni jo-vegjetarian, ju mund të shtoni pulë organike dhe shumë perime.

– Drithërat; Drithërat si:  orizi, bollguri, elbi, gruri, etj, janë zotërues të ushqyesve të ndryshme. Ato janë burim i  mirë i karbohidrateve komplekse dhe ndihmojnë në ndërtimin e muskujve tuaj. Nga ana tjetër, drithërat janë një ushqim i lartë në kalori. Ato duhet të konsumohen në mëngjes.
Nëse jeni duke planifikuar për shtim në peshë në mënyrë të shëndetshme, atëherë kombinoni oriz me disa ushqime të tjera ushqyese dhe me kalori. Në vend të ujit, gatuaj ato në supë ose me qumësht. Ju gjithashtu mund të shtoni gjalpë ose djathë mbi to. Gjithashtu mund të shtoni perime të ndryshme.

Edhe pse bollguri konsiderohet si një ushqim për humbje peshe, por ai ndihmon edhe për fitim në peshë kur kombinohet me qumësht. Ju mund të përgatisni  bollgur me qumësht, dhe të shtoni mjalt, arra, fruta të thata.

– Largoni stresin; Stresi është një nga arsyet kryesore që mund të shkaktojnë humbje të rëndë peshe. Pra, nëse jeni përballur me një situatë stresuese në jetën tuaj, atëherë ju duhet të filloni me meditim, ecje në natyrë, vrapim, gjimnastikë, takim me një psikolog, etj.

– Djathi;
Djathi vjen në shumë varietete të shijshme. Ai ka të gjitha përfitimet ushqyese të produkteve të qumështit. Shumica e varieteteve të djathit përmbajnë sasi të lartë të yndyrës, e cila është e dobishme për ata njerëz të cilët janë duke u përpjekur për të fituar peshë.
Ju gjithashtu mund të provoni djathë dhie me vezë dhe të shtoni asparagus.

– Avokado; Kjo perime e shijshme është një burim i shkëlqyer për të shtuar yndyrna të shëndetshme në dietën tuaj. Ajo përmban nivele të larta të kaliumit, acidit folik dhe vitaminë E. Gjysma e një avokado ka 140 kalori. Shijojeni atë duke e shtuar në sallatë  ose në mish.
Ju gjithashtu mund të shtoni avokado të pjekur mbi bukë, me pak kripë dhe piper.

– Gentiana; është një rrënjë e përdorur për të rritur oreksin dhe ndihmon të thithjen e lëndëve ushqyese në mënyrë më efikase. Ajo përmban glycosides dhe amarogentin që stimulon uri. Kjo është një barishte e hidhur që gjithashtu rrit prodhimin e pështymës.

– Kamomili; kamomili ka veti antispasmodic dhe është gjithashtu një ilaç i madh për probleme të lidhura me tretjen, të tilla si gazrat, mostretja dhe anoreksia. Ai stimulon oreksin.

Xhenxhefili; Xhenxhefili (Ginger) jep ndihmë të madhe kur bëhet fjalë për oreks të dobët. Ai ndihmon qarkullimin e gjakut dhe rrit oreksin. Ju mund të pini një filxhan çaj xhenxhefili ose ta shtoni atë në gatime të ndyshme.

Bëni këto veprime çdo ditë

– Pini 8 gota ujë çdo ditë për të mbajtur veten të hidratuar.

– Hani ushqime të shëndetshme me kalori.

– Gatuajeni ushqimin me  vajra dhe yndyrna të shëndetshme.

– Konsumoni më shumë yndyrna të qumështit, si qumësht dhe djathë.

Mos i bëni këto veprime

– Kurrë mos hani fruta me stomak bosh, pasi ato e ulin peshën tuaj.

– Shmangni lëngjet para drekës, sepse ato pakësojnë oreksin tuaj.

– Lëreni duhanin, pasi ai  mund të shkaktojë humbje peshe.

–  Mos kryeni punë të rënda fizike.