Shkaqet e dhimbjes së kokës

Published On: January 26th, 2023Categories: Shëndeti Mendor0 Comments on Shkaqet e dhimbjes së kokës

Shkaqet e dhimbjes së kokës; Si të shpëtojmë prej tyre në mënyrë natyrale

 

Pothuajse të gjithë kemi një dhimbje koke në një pikë të jetës. Dhimbja e  kokës është një nga ankesat më të zakonshme mjekësore,  më shumë se gjysma e njerëzimit  vuan nga dhimbjet kronike të kokës.
Dhimbjet e kokës janë klasifikuar në përgjithësi në dy kategori:

– Kategoria e parë është dhimbje koke primare dhe

– kategoria e dytë është dhimbje koke sekondare.

Dhimbja  primare e kokës nuk është një simptomë e një sëmundje themelore, por është shkaktuar nga problemet me strukturat e ndjeshme në kokën tuaj, për shembull mbi-aktiviteti në trurin tuaj, çështjet nervore  apo të enëve të gjakut të kokës, apo edhe gjenet që ju bëjnë më të prekshëm për të zhvilluar dhimbje koke.
Dhimbja sekondare e kokës është një simptomë e një sëmundje që mund të stimulojë dhimbje nervore të ndjeshme të kokës, për shembull: infeksion sinusi akut, tumor në tru, goditj, etj.

Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke normale. Përveç ngrirjes, dhimbjes, mund të ketë edhe nauze, vjellje, ethe, të dridhura, dhe ndjeshmëri ndaj dritës, tingujve, dhe aromave, duke e bërë të sëmurin të mos ngrihet nga shtrati dhe shumë të plogësht.

Dhimbjet e kokës  mund të shkaktohen nga një sërë faktorësh, por në qoftë se ju përjetoni dhimbje  kronike ose dhimbje koke të shpeshta, shihni mjekun tuaj për të zbuluar shkakun e dhimbjes.

Shkaqet e dhimbjes së kokës

– Alkooli; Përbërësi  i njohur si tyramine që gjendet në verën e kuqe dhe pije të tjera alkoolike, mund të shkaktojnë dhimbje koke. Tyramin është gjetur edhe në djathin e vjetër, djathin zvicerian dhe në djathin blu.

– Dehidrimi dhe ushqimet e thata; Nëse nuk keni pirë ujë të mjaftueshëm, dhe keni ngrënë ushqime të thata,  atëherë kjo mund të jetë arsyeja e dhimbjes së kokës. Provoni të pini 8 gota ujë në ditë, dhe hani ushqim të rregullt të ekuilibruar të pasur me proteina, karbohidrate  dhe yndyra të shëndetshme, për të mbajtur nivelin e sheqerit tuaj në gjak të qëndrueshëm. Hani shumë fruta dhe perime, të cilat përmbajnë ujë, së bashku me vitamina esenciale dhe fibra,  që trupi juaj ka nevojë për të qëndruar i shëndetshëm (dhe për të luftuar dhimbjet e kokës!).

– Ftohti mund të stimulojë dhimbjen e kokës; S’ka dyshim se ne jemi të gjithë të njohur me ngrirjen e trurit – kjo nganjëherë vjen me ngrënien e një akulloreje të shijshme. Ose qëndrimi për një kohë të gjatë në ambjent të ftohtë mun të stimulojë dhimbje koke.

– StresiStresi është shumë i lidhur me dhimbjet e kokës. Gjatë kohës së stresit trupi prodhon kortizol për të ndihmuar trupin në kohë të vështira, por kur nivelet e kortizolit reduktohen, ju jeni më të ndjeshëm ndaj migrenës.
Nëse dhimbja e kokës është e lidhur me stresin, ju mund të provoni zvogëlimin e stresit; duketë marrë frymë thellë, meditim në ajër të pastër, një masazh relaksues ose një dush aromaterapik. Aromaterapia dhe vajrat esenciale mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes së kokës.

– Problemet e tretjes – Sipas mjekësisë kineze, koka  përfaqëson sistemin e tretjes. Kjo do të thotë se të gjitha dhimbjet e kokës janë në një farë mënyre të lidhur me tretjen e ushqimit. Konsumoni ushqime të ziera lehtë. Mos konsumoni vakte të rënda.

– Ushtrimet e tepërta mund të nxitin dhimbje koke – Nëse ju jeni ushtruar fort në palestër, atëherë kjo mund të jetë shkaku i dhimbjes së kokës. Ushtrimet fizike në mënyrë të moderuar konsiderohen qetësuese dhe relaksuese. Ecja është një zgjedhje e mirë për qetësimin nervor; ajo rrit qarkullimin dhe ndihmon për t’u çlodhur qafa dhe muskujt e shpatullës.

– Alergjia nga ushqime të caktuara; Migrena dhe dhimbja e kokës janë të lidhura me alergjitë ushqimore apo reagimet që mund të shkaktohen nga ngjyra artificiale, shijet, dhe shtesa të tjera në produktet ushqimore. Qumështi i lopës, vezët, gruri, djathi, kafeina dhe mishi i përpunuar, janë fajtorët më të zakonshëm. Largoni ushqimet e dyshimta nga dieta juaj për të parë nëse keni ndonjë përmirësim.

– Faktorët e mjedisit; Ka më shumë se 12.000 substanca ndotëse në mjedis, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke. Njerëzit po bëhen më të ndjeshëm ndaj kimikateve në atmosferë. Myku, tymi, pesticidet, plastikat, parfumet, deodorantet, klori, pasojat radioaktive, monoksidi i karbonit, apo edhe toksinat nga boja e murit, përmbajnë substanca që ndërtojnë toksina në trup dhe mund të rezultojnë në dhimbje koke. Për të ndihmuar në uljen e nivelit të toksinave në mjedisin tuaj, vendosni disa bimë filtrimi të ajrit në shtëpi dhe zyrë, dhe shpenzojni më shumë kohë në natyrë.

– Ndryshimet e gjumit ose mungesa e gjumit; Ata që flenë 6 orë ose më pak gjumë, janë më të prirur për dhimbje koke se ata që flenë 8 orë gjumë.

– Mënyra e qëndrimit; Mënyra e qëndrimit ose mënyra e stërvitjes, mund të shkaktojnë dhimbje koke. Mënyra se si qëndroni  në tavolinë mund të shkaktojë presion në kokë dhe në  muskujt e qafës.

– Tumori në tru; Masa tumorale e mbledhur dhe e bllokuar në kokë, mund të shkaktojë dhimbje kronike të kokës. Gjithashtu mund të shkaktojë marramendje, humbje të përqëndrimit dhe të vjella. Nëse ndjeni çrregullime të tilla, vizitoni menjëherë mjekun tuaj për diagnozimin e saktë të sëmundjes.

– Dhimbje koke hormonale; Reduktimi i estrogjenit mund të shkaktojë migrenë. Luhatje të tjera hormonale mund të shkaktojnë dhimbje koke si;  gjatë shtatzënisë, para menopauzës, dhe gjatë menopauzës.

– Ndryshimet e temperaturës; ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në dhimbjet e kokës.

– Pirja e duhanit; nuk ka dyshim se pirja e duhanit mund të shkaktojë dhimbje koke, ose tymi i dorës së dytë, i cili përmban nikotinë, e cila shkakton ngushtim të enëve të gjakut.

Këshilla dhe trajtime për zbutjen e dhimbjes së kokës dhe të migrenës

– Pini ujë mjaftueshëm; Disa ushqime ose pije janë të njohura për të shkaktuar sulme migrene. Sigurohuni që të pini shumë ujë në vend të kafes ose pijeve me gaz.

– Magnezi; Hulumtimet sugjerojnë se njerëzit që vuajnënga sulmet e migrenës kanë mangësi të magnezit. Shtoni më shumë magnez në dietën tuaj, si: spinaq, bamje, brokoli, arra, bajame, borzilok, dhe kakao.

– Omega 3; Inflamacioni i indeve që rrethojnë trurin, shpesh janë shkaku i sulmeve të migrenës dhe dhimbjes së kokës. Një dozë e shëndetshme acide yndyrore Omega 3 mund të luftojnë inflamacionin.

– Kafeina; Kafeina është një shpatë me dy tehe. Kur ju pini shumë kafe, mund të shkaktojë shpërthime në migrenë, por në doza të vogla kafeja mund të ndihmojë për të zvogëluar dhimbjen.

– Larja e gjithë trupit; larja e gjithë trupit me ujë të vakët mund të qetësojë dhimbjet e kokës. Larja nxit qarkullimin e gjakut dhe tërheq presionin nga koka juaj.

– Aromaterapia mund të lehtësojë migrenën

Disa vajra esenciale, të tilla si: vaj mendre, livando, borzilok, dru sandali, rozmarinë, dhe eukalipt, mund të lehtësojnë  dhimbjet e kokës dhe migrenës.

Ka shumë opsione aromaterapeutike që ju mund të provoni:

– Masazhoni të gjithë trupin.

– Bëni avull me një nga vajrat esencialë dhe thitheni atë.

– Masazhoni kokën, ballin dhe qafën.

– Bëni banjo me ujë ku keni shtuar disa pika nga vajrat esencialë.

– Ajrosni dhomën me një nga vajrat esencial.

Mbështetja për Migrenën


Migrena është një dhimbje koke primare dhe e përsëritur pulsuese që zakonisht prek njërën anë të kokës dhe mund të variojë nga mesatarja në të rëndë. Disa nga shkaqet kryesore të shkaktimit të migrenës janë stresi, ankthi, trauma mendore, gjumi i pamjaftueshëm etj.

Për tju ardhur në ndihmë me këto probleme, Ekipi ynë i Kërkimit dhe Zhvillimit (WAHRD) ka zhvilluar produktet bimore më të dobishme dhe efektive për migrenën – Jaerva Migraine dhe Zinginax.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook