Shenja që tregojnë se keni Arterie të Bllokuara; Shkaqet dhe Trajtimi në mënyrë natyrale
Arteriet janë enët e gjakut përgjegjëse për transportin e gjakut të pasur me oksigjen, nga zemra në pjesën tjetër të trupit. Një arterie normale është e fortë, fleksibël, dhe elastike. Në anën tjetër, arteriet jonormale tregojnë një gjendje të rëndë të quajtur atherosclerosis. Ky është shkaku kryesor i sëmundjeve kardiovaskulare, që përfshin sëmundjet vaskulare periferike, goditjet dhe sulmet në zemër.
Në SHBA, sëmundjet kardiovaskulare janë konsideruar si shkaku kryesor i vdekjes, duke pretenduar se përafërsisht 600.000 njerëz humbin jetën çdo vit. Ajo është e njohur edhe si një vrasës i heshtur, pasi gjendja nuk shkakton asnjë simptomë, deri sa problemi të bëhet më i rëndë.
Simptomat e Arterieve të bllokuara përfshijnë
– Probleme të frymëmarrjes
– dobësi e papritur
– konfuzion
– dhimbje koke të rënda
– humbje të vetëdijes
– paqartësi në shikim
– probleme me të folurit
– paralizë, probleme me ecjen
– humbje në peshë
– humbja e koordinimit apo bilancit
– dhimbje në gjoks
– probleme me rrahjet e zemrës dhe gulçim
– sëmundje kronike të veshkave
– humbje të oreksit
– vjellje, lodhje
– probleme të përqendrimit
– mpirje apo ënjtje në këmbë ose duar
– tension i lartë i gjakut.
Shkaqet e bllokimit të arterieve
Shkaku i saktë i bllokimit të arterieve është një mister. Provat tregojnë se atherosclerosis është një gjendje komplekse dhe e ngadalshme që mund të fillojë në fëmijëri dhe të zhvillohet me moshën.
Atherosclerosis është përmendur shpesh si forcim, trashje, dhe ngushtim i arterieve. Një shtresë e hollë e qelizave endoteliale ndihmojnë në ruajtjen e pjesës së brendshme të arterieve dhe qarkullimin normal në arterie. Ky proces ndihmon qarkullimin e gjakut. Megjithatë, disa faktorë mund të dëmtojnë qelizat endoteliale, përfshi edhe qelizat e trombociteve duke shkaktuar bllokim të arterieve.
Në vijim janë disa nga faktorët kryesorë të bllokimi të arterieve:
– Radikalet e lira të shkaktuara nga toksinat.
– Mungesa e sasisë së anti-oksidantëve.
– Mangësia e vitaminës C.
– Konsumimi i tepërt i yndyrave.
– Metalet e rënda toksike.
– Nivelet e larta të kolesterolit.
– Pirja e duhanit.
– Tensioni i lartë i gjakut.
– Dabeti tip 1, Diabeti tip 2, rezistenca ndaj insulinës.
Faktorë të tjerë që kontribuojnë të arteriosklerozës përfshijnë:
– Mungesa e ushtrimit.
– Mbipesha.
– Triglyceridet e larta.
– Inflamacion kroniki nga sëmundjet, infeksionet, lupus, ose artriti.
– Yndyrnat në gjak janë gjithashtë shkaqe të mundshme të arteriosklerozës.
– Në raste të rralla, gjenetika mund të luajnë një faktor me prodhimin e ngritur të kolesterolit, lidhur me atherosclerosis.
– Atherosclerosis mund të shkaktohet gjithashtu nga stresi oksidativ.
– Mangësia e lëndëve ushqyese mund të çojnë gjithashtu në atherosclerosis. Këto mangësi mund të përfshijnë magnez, kalium, fibra.
– Faktorët dietik; një dietë e lartë në sheqer, niseshte dhe yndyrna të përpunuara.
Produkte me bimë shkretinore për trajtimin e Arterieve të Bllokuara dhe të gjitha problemeve të gjakut