Pse është në rritje shkalla e kancerit kolorektal mes të rinjve

 

Borxhi i studentit, çmimet e larta të shtëpive, pasiguria për një punë, ushqimi i shpejtë… Jeta e të rinjve shpesh nuk është aq mirë sa mund të duket, dhe tani ka diçka tjetër për të shtuar në listë: kancerin kolorektal.

Deri tani mendohej se kanceri godet moshën mbi 50 vjeç, por normat e kancerit kolorektal në të vërtetë janë në rënie në mesin e kësaj grupmoshe. Megjithatë, shqetësuese është se ka pasur një rritje të sëmundjes tek të rinjtë, gjë që dikur konsiderohej mjaft e rrallë.

Pse ndodh kjo dhe çfarë lloj trajtimesh natyrale apo masave parandaluese duhet të merren?

Informacioni shqetësues vjen nga një studim i ri, i Shoqatës së Kancerit, botuar në Journal of the National Cancer Institute. Shumica e kancerit të zorrës së trashë, zakonisht ndodh në moshën 50 vjeç e sipër.

Por studimi gjeti se ndërkohë që normat e kancerit kolorektal kanë qenë vazhdimisht në rënie në mesin e njerëzve të lindur në vitet 1890 dhe 1950, ai kanë qenë ndjeshëm në rritje me çdo brez që nga viti 1950, me rreth 1 deri në 2 % në vit, për të rriturit në të 20-tat dhe 30-tat e tyre.

Kjo do të thotë se dikush i lindur në vitin 1990 do të ketë dy herë më shumë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.

Kur kanceri shfaqet tek të rinjtë, ata shpesh diagnostikohen në një fazë shumë më të avancuar. Mjekët shpesh i ngatërrojnë simptomat me diçka tjetër, si hemorroidet, meqenëse nivelet e kancerit kolorektal në mesin e kësaj grup-moshe kanë qenë të pazakonshme.

Dhe ndërsa kolonoskopitë (kontrolli i zorrës së trashë), që bëhët  para zhvillimit kanceroz (polipet), janë të rekomanduara për të rriturit mbi moshën 50, nuk ka asnjë rekomandim standard për më të rinjtë  në këtë kohë – për shkak se, deri më tani, kurrë nuk ka qenë një nevojë reale.

Çfarë është kanceri kolorektal?

Kanceri kolekteral përdoret për të përshkruar kancerin që fillon në zorrën e trashë ose rektum, të cilat janë të dyja pjesë e zorrëve të mëdha. Ato zakonisht grupohen së bashku, sepse të dy kanë shumë karakteristika të ngjashme.
Ky lloj Kanceri  zakonisht fillon me rritjen e polipeve gjatë membranës së zorrës së trashë ose rektumit; kjo është ajo që kërkojnë kolonoskopët. Shumica e polipeve janë të mirë, por disa mund të kthehen në kancer.

Muri i zorrës së trashë përbëhet nga shtresa, dhe kanceri kolorektal fillon në shtresën më të thellë, megjithëse mund të rritet dhe jashtë. Pasi qelizat e kancerit janë në mur, ato janë në gjendje të rriten në enët e gjakut ose në nyjet limfatike, duke udhëtuar jashtë kolonit ose rektumit dhe në pjesën tjetër të trupit.

Faza e kancerit kolorektal të një personi varet nga sa kanë arritur qelizat kanceroze në mure dhe kur është përhapur në pjesë të ndryshme të trupit.

Arsyet e mundshme për rritjen e nivelit të kancerit kolorektal

Do të ishte një lajm i mirë nëse do të dinim saktësisht pse normat e kancerit kolorektal po rriten mes të rinjve. Për fat të keq, studiuesit nuk janë mjaft të sigurt se çfarë ka sjellë në lidhje me rritjen e normave të kancerit kolorektal në mesin e një turme të madhe, por ata kanë dyshimet e tyre.

Gjenetika jonë ndoshta nuk ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga viti 1950, por ajo që është dramatikisht e ndryshme është ushqimet që hamë, stili  i jetës sonë dhe normat gjithnjë në rritje të obezitetit.

Studimi madje tregon për faktin se nëse të rinjtë nuk do kishin pakësuar konsumimin e alkoolit dhe pirjen eduhanit, normat e kancerit kolorektal do të ishin edhe më të larta.

Faktorët e provuar që mund të rrisin rrezikun e kancerit kolorektal përfshijnë:

– Konsumi i mishit të përpunuar.

– Nivelet e ulëta të aktivitetit fizik.

– Nivelet e ulëta të konsumit të fibrave.

– Përveç kësaj, emulsifikuesit, të cilët janë një shtesë që përdoren shpesh në ushqime të përpunuara për të përmirësuar cilësinë dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e ushqimeve, janë të lidhura me kancerin e zorrës së trashë.

– Obeziteti është një nga faktorët më kryesorë për rritjen e kancerit kolorektal.

Shoqata e kancerit kërkon që të trajnohen mjekët për të parë shenjat paralajmëruese të sëmundjes tek më të rinjtë. Gjithashtu vëmë në dukje se të rinjtë kanë tre herë më shumë të ngjarë të jenë në rrezik se ata mbi 55 vjeç.

Mënyrat natyrale për të parandaluar kancerin kolorektal

Megjithatë, nëse doni të zvogëloni rrezikun e kancerit kolorektal, pavarësisht nga mosha juaj, duhet të bëni disa ndryshime të jetesës.

  1. Filloni të ushtroheni

Shumica prej nesh i harxhojnë ditët prapa ekraneve të kompjuterave, duke shikuar episode, duke shtuar edhe ekranet e smartfonëve.

Një mënyrë jetese e ulur çon në një mori efektesh shëndetësore, asnjëra prej të cilave nuk është pozitive: sëmundjet e zemrës, diabeti dhe qarkullimi i dobët i gjakut.

Bëni shëtitje në ajër të pastër çdo ditë. Vendosni një orë  gjatë punës për t’ju kujtuar që të ngriheni dhe të lëvizni.

  1. Rishikoni dietën tuaj.

Studimi thekson në mënyrë specifike faktin se ushqimet si mishi i përpunuar dhe karbohidratet e zbrazëta nga lëndët ushqyese, mund të kenë shtuar prirjen rritëse të kancerit kolorektal.
Sa më shumë që i kuptojmë trupat tanë, aq më shumë dimë sa të dëmshme janë këto ushqime. Ju nuk do ta keni të vështirë për të gjetur një sëmundje apo një gjendje qëmund të përkeqësohet nga këto lloje të ushqimeve.

Shumë prej tyre kanë të bëjnë me inflamacionin.

Ushqimi është një nga mënyrat më të lehta t’u kujdesur për  trupin tuaj. Ushqimi i natyrshëm zvogëlon infeksionet.

Nëse tashmë jeni mjaft të zellshëm në atë që hani, shtoni më shumë ushqime të larta me fibra në menunë tuaj.

Më e rëndësishmja është të zgjidhni ushqimet më të mira kundër kancerit.

Shumë fruta dhe perime mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit dhe të ofrojnë elementë mbrojtës, kështu që këto duhet të jenë bazat e dietës suaj.

Për më tepër, marrja e proteinave të mjaftueshme e të shëndetshme dhe acideve yndyrore mbështet sistemin imunitar të punojë si duhet, forcon muskujt, rregullojnë mangësitë ose probleme hormonale dhe nervore.

  1. Mbajeni larg duhanin dhe alkoolin

Nuk jeni ende duke pirë duhan, apo jo? Nëse jeni duke pirë duhan apo cigare elektronike, gjëja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj është ta lini menjëherë.
Alkooli dëmton pothuajse të gjithë sistemin tretës, shkakton cirrozë të mëlçisë, dëmtim të trurit dhe zemrës, kancer të stomakut dhe zorrëve.

4. KURA ME BIME TE SHKRETETIRES

Kura bimore për kancerin e zorrës së trashë përbëhet nga ilaçet me bimë shkretinore që i gjeni në vijim. Këto ilaçe janë krejtësisht me bimë shkretinore të studiuara në mënyrë shkencore dhe të provuara me sukses në njerëz e në qindra pacientë që kemi kuruar me këtë lloj të kancerit. Trajtimi ndiqet disa muaj, gjë që ndryshon nga një pacient në tjetrin për shumë faktorë, por efektet e ilaçeve fillojnë që në ditët e para të trajtimit dhe brenda pak ditësh, shumica e pacientëve që janë në faza të avancuara të sëmundjes, ndiejnë përmirësim të ndjeshëm në shëndetin e tyre. Mundësia e shërimit të plotë me këto ilaçe është e madhe për të gjithë pacientët, dhe ilaçet janë krejtësisht të sigurta dhe pa asnjë lloj efekti anësor, por vetëm me efekte pozitive në të gjithë trupin, si dhe reduktojnë dëmet dhe efektet anësore të trajtimeve konvencionale të spitalit, si kimioterapia, radioterapia apo imunoterapia. Këto ilaçe bimore prodhohen në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku edhe janë të regjistruara dhe nga ku i dërgojmë me postë të shpejtë në çdo vend të botës.