Perimet dhe Frutat që duhet të konsumoni në vjeshtë dhe në dimër

Perimet dhe frutat që duhet të konsumoni në vjeshtë dhe në dimër

Fokusimi në perimet dhe frutat e stinës që ofrojnë përfitime shëndetësore si; vitamina, fibra, minerale, etj, të cilat forcojnë sistemin imunitar, dhe parandalojnë sëmundjet, janë ushqyese dhe prezente gjatë gjithë vitit. Me një  planifikim të avancuar dhe krijues, është e mundur për të ngrënë një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh të freskëta, shumë ushqyese dhe me shije  gjatë vjeshtës dhe dimrit. Po përmendim disa lloje të frutave dhe perimeve që janë të domosdoshme të konsumohen gjatë këtyre stinëve.

PERIMET

Patate e ëmbël: Një burim i mirë i vitaminave A, C, B6, acid Pantothenic, hekur, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe mangan. Shumë fëmijë e duan pataten e ëmbël, kur ata janë foshnje, por pastaj nuk i shijojnë më, kjo ndoshta nga mungesa e përdorimit dhe konsumimit të tyre. Prandaj duhet që patatja e ëmbël të bëjë pjesë në menu.

Preshi ose prasi; i ngarkuar me një mori vlerash ushqyesve, duke përfshirë vitamina A, C, K, B6, folate, kalcium, hekur dhe magnez (e shumë të tjera). Ju mund mund t’i përdorni në një  shumëllojshmëri të supave.

Lakra: Është super e shëndetëshme, bën pjesë në të njëjtën familje me lulelakrën, sallatën jeshile, brokolin. Lakra është e mbushur me vitamina C,K, folate, fibra, anti-oksidantë, me komponentët anti-kancerogjene të quajtur glucosinates. Disa studime thonë se lakra zvogëlon kolesterolin, rrezikun e kancerit dhe Diabetit. Kultivimi i tyre vazhdon në kohën e vjeshtës dhe dimrit. Konsumojini sallatë dhe supra të ndryshme.

Kungulli: është perim i vjeshtës dhe dimrit, ai është i pasur me vlera të larta shëndetësore si carotenoids, vitamin A, dhe kalium. Mund ta konsumoni të mbushur, të zier ose supë.

Qepë dhe hudhra: ideale në supë dhe sallatë. Përmbajnë pak kalori dhe sasi të larta të vitaminës C dhe fibra. Vajrat që genden tek qepa ulin kolesterolin (LDL) dhe rritin (HDL). Qepët janë në dispozicion gjatë gjithë vitit.

Panxhari: I ëmbël dhe i kuq, mjaft unik në mesin e perimeve. Pamxhari përmban anti-oksidantë të quajtur betalains, të cilat mund të ndihmojnë në luftën kundër kancerit dhe sëmundjeve degjenerative. Ai është i pasur gjithashtu me vitamina A, B, C, kalium, sheqerna dhe folate. Mund ta konsumoni, pije, supë, sallatë.

Selino: nuk është shumë tërheqës por vetitë e tij shëndetësore janë të panumërta. Përmban sasi të larta të fibrave, i pasur me vitaminë C, anti-oksidantë, fosfor i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Është i pranishëm nga shtatori deri në mars.

Karrota: është e mbushur me anti-oksidantë, beta-carotene, vitamin A e cila është e domosdoshme për një sistem imun të fortë, lëkurë dhe sy të shëndetshëm. Konsumimi i tyre parandalon sëmundjet kancerore dhe kardiovaskulare. Janë në pozicion në vjeshtë dhe gjatë dimrit.

Karrota e bardhë (pastinaca sativa): është e pasur me fibra, kalium, vitamin A, C, D, B6, magnes. Në vjeshtë dhe në dimër mund të përdoren në shumë lloje suprash ose tavë. Janë të pranishme nga vjeshta deri në pranverë.

Kopra: krenohet me përmbajtje të lartë vitaminash, kalium, magnez, bakër dhe lëndën e vecantë anethole. Redukton rrezikun e kancereve të ndryshme, parandalon mpiksjen e gjakut. Mund të bëni një sallatë të freskët, shtoni vaj ulliri dhe selino.

Fasulja: Ju duhet të konsumoni dy herë në javë fasule për të parandaluar sheqerin e lartë në gjak. Fasulja është e mbushur me proteina, fibra, folate, magnez, kalium,etj. fasulja (dhe shumica e bishtajave, në përgjithësi), janë quajtur si “superfood” për shkak të përfitimeve të tyre të shumta shëndetësore. Vetëm një pjatë e gatuar me fasule të kuqe i siguron trupit sasi të mjaftueshme folate që i nevojitet gjatë ditës. Konsumimi i sa më shumë  bishtajoreve mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër.

FRUTAT

Mandarina, portokalli, limoni: Të gjitha këto frute janë të mbushura me vitamina A, C, E, niacin, kalium dhe bakër. Luftojnë toksinat e trupit, radikalet e lira, forcojnë sistemin imun, ndihmojnë të sëmurët me Diabet, mbrojnë mëlçinë nga viruset, ndihmojnë të sëmurët me anemi, përmirësojnë sistemin tretës, për kujtesën, etj. Mund ti konsumoni mes vakteve.

Qitro / Grejpfrut: Jo vetëm për të moshuarit! Grejpfrut është i ëmbël, dhe përmban sasi të lartë të vitaminës C, thiamin, B6, folate, acid pantothenic, magnez dhe kalium. Mund ti hani të freskëta, pije, ose t’i shtoni në sallatë.

Kivi: I mbushur me vitamina C, E, K, folate, kalium dhe bakër. Ndihmon të sëmurët me anemi, lufton viruset, zbut stomakun dhe zorrët, ul kolesterolin, dhe nxit dëshirën seksuale.

Avokado: Vitaminat C, K dhe folate, për të mos përmendur një burim të pasur me yndyra të shëndetshme. I shtoni në sallatë, apo pritini në gjysmë dhe spërkatini me limon të freskët, vaj ulliri, kripë dhe piper.

Shega: një nga frutet më të vjetër në botë, gjithashtu është i pëlqyeshëm nga fëmijët. Farat e saj janë të mbushur me anti-oksidantë dhe anti-inflamatorë, ulin tensionin e lartë të gjakut, parandalojnë sulmet në zemër, luftojnë radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imun. Shtojini në sallatë, pije, perime ose në drithëra etj.

Molla: është nga frutet më të kultivuar në botë, përmban vitamin A, kompleksin B, C, K, pectin, hekur, fosfor, acide, etj. Forcon imunitetin, ndihmon të sëmurët me Diabet, shëndetin e kockave, lufton disa lloje të kancerit, etj.

Banania; është i vetmi frut që është present gjatë gjithë vitit. Është e pasur me vitamin A, B, C, H, fibra, calori,kalium, iron, magnes, etj. Ndihmon tretjen, çrregullimet e kolitit, ulçërën e stomakut, aneminë, infeksionet e kyçeve, etj.

Dardha: dardha është frut i ëmbël dhe i preferuar nga të gjithë, është e pasur me vitamin B, C, E, K, fibra dhe minerale. Lehtëson qarkulllimin e gjakut, forcon imunitetin, lufton qelizat kancerore, për temperaturën, lëkurën, etj.

Hurma / Kakia: është e pasur me vitamin A, B, C, E, iron, calcium, magnes, potassium, zink, etj. Lufton qelizat tumorale, ul kolesterolin në gjak, ndihmon tretjen, ndihmon të sëmurët me anemi, gjëndrrat teroide, etj.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook