Për lëkurë me ngjyra të ndezura dhe për balancimin hormonal
Për lëkurë me ngjyra të ndezura dhe për balancimin hormonal
Lëkura jonë është mbrojtja kryesore që kemi kundër elementeve të dëmshëm. Lëkura e rrënuar me puçrra, ekzemë dhe sëmundje të tjera të lëkurës, mund të jetë një burim i ankthit. Kjo është veçanërisht e vërtetë në qoftë se jeni grua dhe keni çekuilibër hormonal.
Nuk ka nevojë të shqetësoheni! Në natyrë gjendet gjithçka që ne kemi nevojë për shëndet të brendshën dhe të jashtëm. Kombinimi i një diete të shëndetshme, ushtrimet fizike dhe një qëndrim pozitiv ndaj stresit, janë gjithçka duhet të bëni.
Ushqimet e mëposhtme mund të të ndihmojnë në shëndetin e lëkurës dhe balancimin hormonal që ju keni kërkuar gjithmonë.
- Manat
Të gjitha lllojet e manave – boronicat, manaferrat, luleshtrydet, etj. – janë fantastike për ngjyrat e lëkurës dhe balancin e hormoneve. Ato përmbajnë nivele të larta të antioksidantëve, dhe janë të mbushura me uftëtarë të radikaleve të lira që luftojnë plakjen e lëkurës dhe plakjen e indeve të brendëshme. Manat janë gjithashtu të ulët në sheqer, të lartë në fibra, duke i bërë ato të përsosur për balancimin e sheqerit në gjak , balancimin e hormoneve dhe simptomat e PMS-së.
- Arrat
Arrat janë cilësuar shpesh si ushqim i trurit. Ato janë të lartë në përmbajtjen e omega-3, dhe kjo i bën ato një shtesë të mrekullueshme në çdo dietë për një lëkurë me ngjyra të ndezura. Acidet yndyrore Omega-3 kanë treguar aftësi për të balancuar depresionin, ankthin dhe disponimin, që lidhen me çrregullimet hormonale. Këto yndyrna të shëndetshme reduktojnë inflamimin dhe balancojnë insulinën ilancitin, një shkak kryesor i akneve tek gratë.
- Mëlçitë
Edhe pse shumë prej nesh nuk e pëlqen konsumimin e mëlçive, ka mënyra të shumta që të marrni këtë superushqim të fuqishëm. Mëlçia është plot me minerale, yndyra të shëndetëshme, vitamina A dhe D, si dhe hekur, kalcium, magnez dhe zink, të cilat ruajnë shëndetin dhe ngjyrat e ndezura të lëkurës. Zinku është një lëndë ushqyese thelbësore për hormonet, lëkurën dhe ka efekte në rregullimin e sistemit imunitar.
- Tërshëra
E lartë në fibra dhe në silikon, tërshëra është një ushqim super për lëkurën dhe sistemin nervor. Silikoni është një mineral që promovon qëndrueshmërinë dhe forcën në indet e trupit, gjithashtu ndihmon lëkurën të ruajë elasticitetin, ngadalëson shenjat e plakjes. Vetëm sigurohuni që të zgjidhni një burim të besueshëm dhe organik.
- Avokado
Avokadot janë plot me yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak. Të mbushur me minerale që ushqejnë lëkurën, si potasium, magnez dhe kalcium, avokadot janë gjithashtu një burim i fuqishëm i antioksidantëve që ndihmojnë trupin për luftimin e radikaleve të lira. Lajm shumë i mirë është për gratë me dominim të estrogjenit ose Endometrioza dhe fibroids. Ky frut përmban edhe efekte anti-estrogjen, çfarë e bën atë një pjesë të rëndësishme të dietës për balancimin hormonal.
- Brokoli
Brokoli është një anëtar i familjes cruciferous i cili është jashtëzakonisht nga perimet më ushqyese dhe kuruese. Ndihmon në balancimin e sheqerit në gjak, përmban fibra anti-plakje Vitaminat C dhe A, dhe ka treguar rezultate pozitive në balancimin hormonal si dhe çrregullimet e lidhura me aknet dhe rrudhat.
Super ushqime të tjera që ndihmojnë në balancimin hormonal dhe ruajnë shëndetin e lëkurës
– Limoni; pini çdo ditë një gotë me pije limoni të ëmbëltuar me mjalt, për të luftuar inflamacionin dhe infeksionet e brëndëshme.
– Patatet e ëmbla; mund ti konsumoni çdo ditë për të ruajtur ngjyrat e ndezura të lëkurës.
– Panxhari; pijeni si pije ose supë, për ngjyrën e shëndetëshme të lëkurës dhe balancimin hormonal.
– Kakao; lufton radikalet e lira që shkaktojnë plakje dhe ruan shëndetin e lëkurës.
– Sardelet; janë të pasura me omega-3, që luftojnë plakjen dhe inflamacionin që shkakton çrregullim hormonal.
– Uji; pini ujë të pastër, për hidratimin e gjithë trupit.
Duke shtuar rregullisht këto ushqime në dietën tuaj, do të kenë një ndikim të madh në lëkurën tuaj dhe balancimin e hormoneve.