Një Frut i Verës për të ulur Presionin e lartë të Gjakut

Një Frut i Verës për të ulur Presionin e lartë të Gjakut

 

Ka shumë fruta që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, por zbulimi më i fundit zbulon se ngrënia e kumbullave përmban veti antihipertensive, përmes eksperimenteve të kryera.

Studiuesit konfirmuan se kumbullat ndihmojnë trupin të kontrollojnë hormonin angiotensin, i cili shkakton presion të lartë të gjakut, inflamacion dhe ngushtim të arterieve.

Ekspertë në sëmundjet kardiovaskulare, theksojnë se: “Produktet bimore dhe dieta ushqimore e duhur ndihmojnë ndjeshëm për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te pacientët me presion të lartë të gjakut”.

Preferohet të merren vetëm produkte me bazë bimore dhe ushqime organike të cilat ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve që lidhen me enët e gjakut, për shkak të efekteve të tyre të forta në zemër.

Studiuesit vunë në dukje se pirja e lëngut të kumbullës luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e presionit të lartë të gjakut, i cili çon në probleme serioze që mund të çojnë në goditje në tru dhe sulm në zemër.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook