Mënyra përdorimi të mrekullueshme të mjaltit
Mënyra përdorimi të mrekullueshme të mjaltit
Mjalti është një ëmbëltues i mrekullueshëm natyral dhe pothuajse është i njohur nga të gjithë. Për ata që kërkojnë të konsumojnë ëmbëlsirë natyrale, mjalti është zgjidhja më e mirë.
Në botë gjenden mbi 300 lloje të mjaltit,por para se të blini mjalt, sigurohuni që ai të jetë natyral dhe jo konvencional. Mjalti konvencional i ka humbur shumë prej enzimave të dobishme, antioksidantëve dhe lëndëve të tjera ushqyese që janë të ndjeshme ndaj ngrohjes.
Mënyra më e mirë për të blerë mjalt të papërpunuar është nga një prodhues lokal mjalti në zonën tuaj.
Nëse jeni gati për të përfshirë mjalt të papërpunuar në dietën tuaj, atëherë shihni këto përdorime të mrekullueshme të tij:
– Për diabetin; Konsumimi i mjaltit të papërpunuar zvogëlon rrezikun e zhvillimit të diabetit dhe ndihmon në trajtimin e tij. Mjalti i papërpunuar rrit insulinën dhe ul hyperglyceminën. Zëvëndësojeni sheqerin me mjalt të papërpunuar dhe rezultati do të jetë i shkëlqyer.
– Për uljen e kolesterolit; Mjalti ndihmon në uljen e kolesterolit dhe në këtë mënyrë ul rrezikun e sëmundjeve të arterieve koronare. Në një gotë me ujë shtoni një lugë mjalt dhe limon dhe pijeni pra ngrënies.
– Përmirëson qarkullimin e gjakut; Mjalti nxit funksionin e trurit në mënyrë optimale duke forcuar zemrën dhe duke përmirësuar qarkullimin e gjakut. Në një gotë me ujë shtoni një lugë mjalt dhe pijeni para ngrënies, ju gjithashtu mund të hani një lugë mjalt para ngrënies.
– Përmirëson gjumin; Mjalti është ilaç natural që nxit gjumin. Shtoni një lugë gjelle mjalt në qumësht të ngrohtë për të ndihmuar rritjen e melatoninit dhe kjo ju ndihmon të flini një gjumë të qetë.
– Pro-biotik; Mjalti është probiotiku më i mirë natyral që nxit rritjen e baktereve të mira në zorrë. Nëse keni kapsllëk ose mostretje të ushqimit, konsumoni më shpesh mjalt natyral.
– Për alergjitë; Nëse përdorni mjalt të papërpunuar në vend të sheqerit, ai ndihmon në uljen e alergjive sezonale.
– Përmirëson tretjen; Përdorni një lugë gjelle për të luftuar çrregullimet e tretjes.
– Lehtëson të vjellat; Në një gotë me ujë përzieni një lugë mjalt me një lugë xhenxhefil, dhe 2 lugë lëng limoni për të ndihmuar në largimin e të vjellave.
– Ulje peshe; Zëvendësimi i shqerit me mjalt të papërpunuar ndihmon në menaxhimin e peshës.
– Hidratimi; Një lugë mjalt i papërpunuar i përzier me vaj ulliri dhe me limon, mund të përdoret si një locion hidratimi.
– Maskë për flokët; Maska me mjalt ndihmon në shndritjen dhe zgjatjen e flokut. Përzieni 1 lugë mjalt të papërpunuar me 5 gota ujë të ngrohtë, shpëlajeni tërësisht flokun dhe lëreni deri sa të thahet, e më pas shpëlajeni.
– Lehtëson ekzemën; Përdoret për të trajtuar ekzemën e butë. Lyjeni vendin e prekur me një përzierje të barabartë të mjaltit me kanellë.
– Ul inflamacionin; Mjalti ka agjentë anti-inflamator që trajtojnë inflamacione të shumta në trup. Nëse këni inflamacion, pini më shumë mjalt të holluar me ujë.
– Për shërimin e plagëve; Aplikoni mjalt mbi plagë, djegien e butë apo skuqjet, lëreni për një orë dhe më pas e lani me ujë të vakët.
– Për infeksionet e traktit urinar; Mjalti mund të ndihmojë në përmirësimin e infeksioneve të traktit urinar për shkak të lëndëve të tij antibakteriale.
– Për lehtësimin e dhimbjeve të fytit; Mjalti është një tjetër ilaç fantastik për dhimbjete fytit. Thjesht përziejeni atë me masa të barabarta vaj limoni dhe menteje për përfitime më të shpejta.
– Maskë për fytyrën; Mjalti është pastrues natyral i lëkurës, lufton puçërrat e fytyrës, zbut fytyrën e thatë e të ndjeshme. Aplikoni butësisht mjalt në të gjithë fytyrën, lëreni për 10 minuta dhe më pas e lani me ujë të vakët.
Me kaq shumë përfitime të mëdha, mos hezitoni të përdorni mjalt të papërpunuar në dietën tuaj!