Kungulli; Ushqim i plotë dhe ilaç unik; receta përdorimi

 

Arabisht: القرع أو قرع العسل أو اليقطين

Anglisht: Pumpkin

Emri shkencor: Cucurbita pepo L

 Familja: Cucurbitaceae

Kungulli është bimë barishtore, kacavjerrëse. Gjendet në shumë vende të botës. Për shkak të prejardhjes së tij të ndryshme, kungullli ndryshon shumë në formë dhe madhësi ; zakonisht me lule të verdha  dhe frut të rrumbullakët ose vezakë. Kungulli konsiderohet si ushqim i lehtë dhe shumë i shëndetshëm. Shumë lloje të kungujve janë kultivuar për zbukurim, disa si enë kuzhine, disa lloje për të ruajtur ushqimin, por kultivimi kryesor i tij bëhet për ushqim. Më i përdorur si ushqim dhe në gatime të ndryshme është kungulli i ëmbël.

Pjesët që përdoren: Fruti, farat.

Kungulli është përdorur prej mijëra vitesh, madje ai është përmëndur edhe në Kuranin e shenjtë, surja Es Saffat, ku thuhet:

  1. Junusi ka qenë gjithashtu njëri nga të dërguarit.
  2. Ai nxitoi drejt një anijeje të mbushur plot e përplot
  3. dhe hodhi short (me detarët se kush duhej të hidhej dhe humbi).
  1. Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar,
  2. dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Allahut,
  3. me siguri do të mbetej në barkun e saj deri në Ditën e Ringjalljes.
  1. Por Ne e nxorëm dhe e hodhëm atë në një breg të shkretë, duke qenë i sëmurë.
  1. Dhe bëmë që sipër tij të mbinte një bimë kungulli.
  2. Pastaj e dërguam atë te njëqind mijë e më tepër njerëz,
  3. dhe ata i besuan atij, prandaj u dhamë jetë të këndshme për disa kohë.

Përse pikërisht bima e kungullit? – Sepse ajo ishte ilaç për trupin dhe lëkurën e tij të dëmtuar nga qëndrimi në barkun e balenës, ushqim për të shuar urinë dhe etjen, dhe hije për ta mbrojtur lëkurën e tij të dobët nga rrezet e diellit.

Kungulli gjithashtu ka qënë ushqim i preferuar nga  profeti Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!).

Ibën Kajim ka thënë: “Uji i kungullit largon etjen, qetëson dhimbjet e kokës, zbut barkun; kungulli është ushqimi  më i butë dhe dhe më i ushqyeshëm për trupin.”

Elementët përbërës të kungullit: Energy, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Protein, Sodium, Potassium, Carbohydrate, Fibra, vitamin; A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, B12, C, D, E, Choline, Kalcium, Iron, Magnesium, trigonelline, nicotinic acid Sugars,  flour, Tanin, riboflavin, copper, selenium, tryptophan, threonine, leucine, cysteine, tyrosine, glycine, proline, serine, curcubenin, etc.

Pumpkin Patch

Dobitë shëndetësore dhe mjekësore të kungullit

– Forcon sistemin imunitar dhe shton rezistencën e tij ndaj sëmundjeve.

– Parandalon përhapjen e qelizave kancerore, sidomos kancerin e prostatës.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë.

– Ushqen arteriet e trurit dhe nervat.

– Mbron sytë nga tharja dhe forcon shikimin.

– Ndihmon për aktivizimin e punës së mëlçisë.

– Ndihmon për kurimin e çrregullimeve psikologjike .

– Ndihmon për kurimin e dhimbjes se kokës.

– Qetësues dhe kurues i kolitit nervor.

– Mbron traktin urinar nga infeksionet.

– Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit UV.

– Pastron gjakun nga yndyrat dhe viruset.

– Ndihmon tretjen, qetëson stomakun dhe kuron kapsllëkun.

– Forcon dëshirën seksuale dhe rrit fertilitetin.

– Rrit aktivitetin e kujtesës, parandalon goditjet në tru dhe lufton sëmundjen Alzheimer.

– I dobishëm për diabetikët dhe rregullon sheqerin në gjak.

– Qetëson dhimbjet e trupit.

– Konsiderohet si ushqimi më i plotë për lëkurën, kockat dhe flokët.

– Shton qumështin e gjirit.

– Ruan trupin nga viruset dhe alergjitë.

– Lufton pagjumësinë, ankthin dhe stresin.

– Parandalon verdhëzën.

– Mbron dhëmbët nga prishja.

– Konsiderohet si ushqimi më i lehtë për fëmijët.

– Pastrues i zemrëz dhe arterieve.

– Ul presionin e gjakut.

– Largon ethet dhe ul temperaturën e trupit.

Shënim!

Kungulli konsiderohet i sigurtë nëse nuk e tepron me konsumimin e tij.

 

Mënyrat më të mira për gatimin e kungullit të ëmbël

Mënyra 1: Supë me kungull

pumpkin_soup

Përbërësit:

– 2 qepë të grira.

– Një kungull mesatar.

– Një lugë gjalp.

– Një lugë xhenxhefil.

– Pak piper të zi dhe kripë.

– 3 gota me lëng pule.

– Për zbukurim; copa buke të prera në katrorë të vegjël, brokoli të prerë imët.

Mënyra e përgatitjes:

– Pritni kungullin në dy gjysma ( pastroni farat e tij) dhe vendoseni në tepsi të lyer me gjalp për 40-45 min.

– Gjatë kësaj kohe, shtoni gjalpin në një tenxhere, qepën dhe xhenxhefilin, i përzieni  në temperaturë mesatare deri sa të zbutet qepa.

– Shtoni lëngun e pulës dhe pak piper dhe kripë në tenxhere dhe lëreni  të ziejë për 10 min.

– Pasi të nxirrni  kungullin nga furra, me ndihmën e një luge i hiqni tulin dhe vendoseni në grirëse frutash bashkë me supën dhe i përzieni mirë.

– Në një pjatë të thellë vendosni supën e kungullit dhe zbukurojeni me bukën e grirë dhe brokolin,  pastaj mund ta servirni.

Mënyra 2: Kungull i zier

pumpkin-cook

– Pastroni kungullin nga farat dhe lëkura.

– Priteni në formë kubesh dhe vendosini në tenxhere me ujë të zier më parë .

– Zieni për 20-30 min dhe më pas mund ta servirni.

– Mund ta zbukuroni me karrota të grira imët, brokoli, fara të ndryshme, etj.

Mënyra 3: Kungull i pjekur

pumpkin-roasted

– Pastroni kungullin nga farat dhe lëkura dhe priteni në katrorë.

– Vendoseni në një tepsi.

– Më pas piqeni në furrë në për  1 orë, dhe mund ta servirni.

– Mund ta zbukuroni me karrota të grira imët, brokoli, fara të ndryshme, etj.

Mënyra 4: Puding kungulli

pumpkin-pudding-cream-sweets-manal

– 2 gota të mëdha  me kungull të prerë në kube.

– 4 gota me qumësht.

– ½ e gotës me mjaltë.

– 1 lugë me vanilje.

– 1 lugë me niseshte.

– 1 filxhan me arra të grira ose kikirik.

– Shtoni ujë në tenxhere deri sa ta mbulojë kungullin, pastaj e zieni për 20-30 minuta. Lereni të ftohet dhe vedoseni në mikser bashkë me ujin që ka mbetur nga zierja, duke i shtuar  qumështin dhe mjaltin dhe i përzjeni  mirë.

– Vendoseni masën në tenxhere, pastaj vendoseni mbi zjarr deri sa të vlojë.

– Treteni niseshtenë me pak ujë dhe shtojeni nga pak dhe duke e përzier në tenxhere deri sa të vlojë.

– Masa vendoset në gota pudingu, zbukurohet me arra, pastaj mund ta servirni.