Kërpudhat; Llojet e ngrënshme dhe dobitë e tyre

Kërpudhat; Llojet e ngrënshme dhe dobitë e tyre

 

Kërpudhat janë konsumuar për mijëra vjet për qëllime gatimi dhe kurimi.

Në gatim, ato shtojnë një shije të mirë dhe mund të përdoren si zëvendësues i mishit.

Por, ndërsa kërpudhat shtojnë shije shtesë, disa besojnë se ato ofrojnë pak ose aspak vlera ushqyese.

Çfarë janë kërpudhat?

Kërpudhat shpesh konsiderohen perime, por ato në fakt kanë mbretërinë e tyre: Fungi.
Kërpudhat zakonisht kanë një kapak që i ngjan ombrellës. Nuk  kanë klorofil, por kanë një mur qelizor të përbërë prej kitine. Kërpudhat shumëqelizore, zakonisht kanë formën e një ombrelle të vogël, që nuk bëjnë lule e fara, por shumohen me spore, rriten në livadhe e në pyje, në vende me hije e me lagështirë. Gjithashtu kërpudha është organizëm ose mikroorganizëm zakonisht parazit, që shumëzohet me spore dhe zhvillohet në trupin e një bime ose në ushqime.

Ato janë kultivuar por gjenden edhe të egra, duke u rritur mbi dhe nën tokë.
Vlen të përmendet se ekzistojnë rreth 5000 lloje të kërpudhave në mbarë botën , por vetëm një pjesë e vogël e tyre është e ngrënshme.

Llojet më të njohura përfshijnë button, mushroom, shiitake, portobello dhe chanterelle.

Kërpudhat mund të hahen të papërpunuara ose të gatuara, megjithëse shija e tyre zakonisht intensifikohet me gatimin.

Kërpudhat janë të ulëta në kalori dhe mjaft ushqyese. Ato përmbajnë pak kalori, por janë të pasura me proteina, fibra, vitamina dhe minerale.

Përveç kësaj, kërpudhat përmbajnë antioksidantë, fenole dhe polisaharide. Përmbajtja e këtyre përbërjeve mund të ndryshojë në varësi të shumë faktorëve, siç janë kultivimi, kushtet e magazinimit, përpunimi dhe gatimi.

Dobitë shëndetësore të kërpudhave

– Rritin funksionin e sistemit imunitar.

– Kërpudhat, veçanërisht kërpudhat shiitake, mund të ofrojnë mbrojtje kundër viruseve dhe baktereve të ndryshme dhe  gjithashtu forcojnë sistemin imunitar.

– Janë të dobishme për shëndetin e zemrës

– Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe tensionit të lartë të gjakut.

– Kërpudhat gjithashtu përmbajnë një shumëllojshmëri të antioksidantëve të fuqishëm, përfshirë fenolet dhe polisaharidet, të cilat njihen për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe stresit oksidativ.

– Kërpudhat janë të pasuruara me vitaminë D, dhe mjafton një sasi e vogël prej tyre për të plotësuar nevojat ditore të vitaminës D.

Kujdes! Disa kërpudha janë helmuese

Jo të gjitha kërpudhat janë të sigurta për t’u ngrënë. Shumë varietete të egra përmbajnë substanca toksike.
Kërpudhat toksike mund të shkaktojnë dhimbje barku, të vjella, lodhje dhe mund të jenë fatale, siç është kërpudha vdekjeprurëse Amanita phalloides, e njohur edhe si kapaku i vdekjes.
Amanita phalloides është përgjegjëse për shumicën e vdekjeve që lidhen me konsumin e kërpudhave.
Nëse dëshironi të eksploroni kërpudhat e egra, sigurohuni që të keni njohuri të mjaftueshme për të identifikuar se cilat janë të sigurta për t’u ngrënë.

Për të qenë të sigurt, është mirë t’i blini ato nga një burim i besueshëm.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook