Dieta Autizmit

Autizmi; Ushqimet që duhen konsumuar dhe ushqimet që duhen shmangur
Autismi i referohet një çrregullimi zhvillimor në fëmijërinë e hershme. Autizmi është një çrregullim zhvillimor afat-gjatë që ndikon në aftësinë e individit për të bashkëvepruar me botën që e rrethon. Autizmi besohet të rrjedh nga gjenetika trashëgimore ose pabarazitë neurologjike.
Fëmijët më autizëm zhvillojnë simptomat para moshës 2-3 vjeçare, dhe çrregullimi tenton të ndikojë katër herë më shumë djemtë se sa vajzat.
Fëmijët të cilët shfaqin simptomat e sjelljes me autizëm mund të përmirësohen në një masë të konsiderueshme, nëse trajtohen në mënyrën e duhur.
Ushqimet që ndihmojnë fëmijët me autizëm
– Mishi organik; duhet të jetë pa dhjam dhe i zier mirë.
– Mishi i bardhë: këshillohen pula organike.
– Mëlçitë.
– Vezët; Një burim cilësor i proteinave. Këshillohen vezët organike të ziera pak.
– Kosi i holluar dhe kefiri nuk përmbajnë shumë kasein dhe mund të konsumohen. Kaseina e tyre është e thyer në pjesë nga enzimat e prodhuara nga bakteret të cilat përmirësojnë shëndetin.
– Qumështi i njeriut, dhisë dhe i devesë ka tipin A2 të kaseinës dhe ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit.
– Vaj i ullirit: Është perfekt.
– Vaj i peshkut: Përmban acide omega 3. Çdokush, i ri, i vjetër, apo fëmijë duhet ta përdorë. Ky lloji vaji nuk të shton në peshë dhe mund të përdoret në verë dhe dimër. Vaj i peshkut përmban vitaminën D, e për këtë arsye nuk mund të përdoret shumë gjatë verës.
– Farat e lirit: Mbas vajit të peshkut është burimi i dytë më i rëndësishëm i omega 3. Fillimisht piqini ngadalë dhe thërrmojini. Hidhni 2-3 lugë të vogla në sallatë, ose mund t’i shtoni në pjatën e kosit.
– Uthulla (sidomos uthull molle) është shumë e shëndetshme.
– Mjalti origjinal: lufton helmet, redukton alergjitë dhe helmimin nga ushqimet.
– Thjerrëzat, fasulet e bardha, bishtajat jeshile, bizelet etj.
– Spinaqi, manaferrat, kivi, fasulet jeshile, speci jeshil, patatet e ëmbla etj. janë të pasura me vitaminë K, kalcium dhe magnez.
– Hudhrat, qepët: Hudhrat janë një nga ushqimet më të rëndësishme për të parandaluar qelizat nga oksidimi. Ato ndihmojnë në detoksifikimin e metaleve të rënda për shkak të përmbajtjes së sulfurit. Qepa gjithashtu është po aq e vlefshme sa hudhra.
– Vitaminat: Vitamina B ndihmon për lehtësimin e simptomave, ndihmon në metabolizmin e karbohidrateve dhe proteinave. Vitamina B6 për autizmin është thelbësore në trup, për prodhimin e pyroxidal-5-fosfat që është e nevojshme për metabolizmin e karbohidrateve dhe proteinave. Vitamina B12 për autizmin është gjithashtu një vitaminë e grupit B që është e dobishme për zhvillimin e trurit. Cobalamine metil në vitaminën B12 ndihmon rigjenerimin dhe zhvillimin e sistemit nervor qendror.
– Vitamina D është elementi thelbësor mbrojtës ndaj sëmundjeve të kockave, reumatizmës, kancerit, sidomos të lëkurës dhe sëmundjeve të tjera kronike.
– Chlorella ose spirulina (lloje algash), mund të përdoren, ato mund të mposhtin metalet e rënda me nivelin e lartë të klorofilës.
– Këshillohet uji natyral i pasur me minerale. Ose i ujë i filtruar.
Ushqime që duhen shmangur
– Mielli i bardhë dhe i rafinuar (mielli i grurit, thekrës, elbit) duhet të eliminohen.
– Ushqimet e përpunuara.
– Ëmbëlsirat artificiale.
– Ngjyrosësit e pijeve.
– Qumështi i lopës, deles si dhe produktet e tyre përmbajnë kazeinë, dhe mund të shkaktojnë efekte të dëmshme në qelizat e trurit.
– Përpiquni të shmangni antibiotikët sa më shumë të jetë e mundur.
– Ushqimet e detit (peshku, midhjet dhe karkalecët) janë kategorikisht të ndaluara për shkak të përmbajtjes në nivele të larta të hekurit.
– Produktet e sojës duhet të eliminohen.
– Fëmijët me autizëm janë gjetur të jenë shumë alergjik ndaj disa ushqimeve si vezët, peshku, frutat e detit, arrat, kikirikët, dhe soja. Eliminimi i këtyre ushqimeve mund të përmirësojë simptomat.
– Lëngjet e gazuara: Çdo lloj i tyre është i ndaluar.
– Mos përdorni ushqime të konservuara.
Aktiviteti fizik
– Këshillohet të ecet shpejt për të paktën gjysmë ore, ose të vrapohet lehtë.
– Ushtrimet që shkaktojnë lodhje duhet të eleminohen.
– Thithja e ajrit të pastër rrit nivelin e oksigjenit në qeliza.
– Këshillohet të flihet para orës 22:00.
– Mos i çoni fëmijët në shtrat me stomakun plot.
🌿Potenciali i Bimëve të Shkretëtirës në Mbështetjen e Fëmijëve me Çrregullime të Spektrit Autik dhe Neuro-Zhvillimore
Në vitet e fundit, kërkimet shkencore kanë sjellë dëshmi gjithnjë e më të qëndrueshme mbi potencialin psikofarmakologjik dhe neuro-terapeutik të bimëve të shkretëtirës. Këto organizma vegjetalë, të cilët zhvillohen në kushte klimatike ekstreme, sintetizojnë komponime bioaktive me veti neuroprotektive, antioksiduese, anti-inflamatore dhe modulatore të neurotransmetuesve, të cilat i japin atyre një rol të rëndësishëm në mbështetjen komplementare të fëmijëve me çrregullime të ndryshme neuro-zhvillimore.
Spektri i çrregullimeve të adresuara
Në fushën e neuroshëndetit pediatrik, përdorimi i këtyre bimëve është eksploruar në mbështetje të fëmijëve me:
- Çrregullimin e Spektrit Autik (ASD)
- Çrregullimin e deficitit të vëmendjes me/pa hiperaktivitet (ADHD), në formatet mosvëmendje, hiperaktivitet dhe të kombinuar
- Sindromën Tourette
- Paaftësi intelektuale dhe vështirësi në të nxënë
- Çrregullime të sjelljes dhe komunikimit
- Vonesa të zhvillimit gjuhësor dhe të folurit
Këto çrregullime shpesh janë të ndërlidhura dhe kërkojnë qasje shumëdimensionale, ku mbështetja me agjentë natyrorë të standardizuar paraqet një zgjidhje premtuese.
Qasja shkencore dhe zhvillimi i formulave
Në këtë drejtim, Ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit i Wild Arabic Herbs ka kryer identifikimin e bimëve më premtuese të florës shkretinore, duke i kombinuar ato në formula inovative dhe të standardizuara. Produktet e zhvilluara synojnë të ofrojnë mbështetje holistike për fëmijët, duke vepruar mbi mekanizmat biologjikë që lidhen me:
- reduktimin e stresit oksidativ,
- modulimin e sistemit imun,
- përmirësimin e sinjalizimit neuronal,
- qetësimin e hiperaktivitetit dhe stabilizimin e gjendjes emocionale.
Individualizimi i mbështetjes terapeutike
Duke qenë se ASD dhe çrregullimet neuro-zhvillimore kanë një shtrirje spektrale të gjerë — ku simptomat mund të variojnë nga shumë të lehta deri te manifestime të rënda dhe komplekse — trajtimi duhet të jetë individual dhe i personalizuar. Çdo fëmijë përfaqëson një profil unik klinik dhe biologjik, çka nënkupton se edhe kohëzgjatja, intensiteti dhe lloji i mbështetjes fitoterapeutike ndryshojnë ndjeshëm nga një rast te tjetri.
Integrimi i bimëve të shkretëtirës në qasjet bashkëkohore të menaxhimit të çrregullimeve neuro-zhvillimore përfaqëson një drejtim premtues në mjekësinë bimore. Kjo qasje jo vetëm që ofron mundësi për për të ardhmen e fëmijëve, por gjithashtu kontribuon në lehtësimin e barrës emocionale dhe sociale të prindërve.

















