Ushqimet anti-plakje, që ruajnë rininë e trurit, lëkurës, zemrës dhe qelizave

 

Është gjithmonë emocionuese për të lexuar në lidhje me një ushqim të ri anti-plakje dhe me potencial të madh në fushën e shëndetit të njeriut. Në përgjithësi ushqimet ekzotike kanë lëndë të dobishme për shëndetin dhe rininë e trupit, por për fat të mirë gjenden edhe shumë ushqime të tjera, që nga studimet e bëra, kanë treguar vlera të larta yshqyese dhe kuruese. Më poshtë po përmëndim disa ushqime që janë të lehta për t’u gjetur, dhe që kanë treguar  potencial të fortë në ruajtjen e rinisë dhe vitalitetit.

  • Avokado

Hulumtuesit meksikanë kanë studiuar vetitë e vajit të avokados në qelizat maja, dhe zbuluan se ky vaj i ka  lejuar qelizat maja të mbijetojnë ekspozimin ndaj përqendrimeve të larta të hekurit, i cili prodhon një sasi të madhe radikaleve të lira madje deri në nivelet më të larta të gjetura në disa lloje të sëmundjeve të njeriut. Shkencëtarët dolën në përfundimin se vaj avokados mund të zotërojë të njëjtin lloj të vetive anti-plakje si vaj ullirit, dhe potencialisht mund të përdoret për të ndihmuar në betejën e kancerit apo sëmundjeve të zemrës.
Konsumi i avokados mund të përmirësojë gjendjen shëndetësore të pacientëve diabetik dhe sëmundjeve të tjera nëpërmjet një mekanizmi shtesë për përmirësimin e lipideve të gjakut.
Avokadot janë gjithashtu të larta në vitaminë E, e cila është thelbësore për lëkurën me ngjyra të ndezura dhe flokët, dhe është një ushqim perfekt për të luftuar acidet e shumta në trup.

Studimet tregojnë se arrat ndihmojnë në  përmirësimin e funksionit  të enëve të gjakut tek diabetikët. Duke përfshirë arra dhe vaj arre në dietën tuaj, ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe tensionit të gjakut. Hulumtuesit në Nju Jork gjithashtu zbuluan se arrat ndihmojnë në shkatërrimin e kimikateve të dëmshme, ruajnë aftësitë mendore, dhe mund të ndihmojë në ngadalëzimin e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer.

Një studim nga UCLA, ka dalë në përfundimin se brokoli konkretisht është burimi më i mirë i një elementi të quajtur “sulforaphane,” një kompleks që parandalon radikalet e lira dhe ruan plakjen e trupit me kalimin e kohës. Studimi tregon se elemtët përbërës tek brokoli janë të  aftë për të stimuluar një gamë të gjerë të skemave të mbrojtjes nga antioxidantët dhe mund të jenë në gjendje për të ndërhyrë në dobësitë trupore të lidhura me moshën dhe funksionin imun. Hulumtuesit vazhdojnë të deklarojnë se brokoli mund të mbrojë sistemin imun nga faktorët tipike të plakjes, si sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet degjenerative dhe diabeti.

  • Boronica

Boronica përmban vitaminë C, kalium, dhe shumë antioksidantë. Ajo është ushqim “i mirë” me veti anti-plakje. I renditur nga super ushqimet në mesin e frutave dhe perimeve të freskëta si “frut me fuqi antioxidante”, boronica përmirëson kujtesën. Flavonoidet besohet të jenë përgjegjës në rritjen e lidhjeve nervore në tru dhe për të stimuluar rigjenerimin e nervave. Pirja e një gote me lëng boronice ndihmon për luftimin e simptomave të plakjes.

  • Kanella

Studimet e fundit kanë gjetur se ekstrakti i kanellës nxit sintezën e kolagjenit në lëkurë, rinovimin e qelizave dhe aktivizon hormonet e rritjes.
Ekstrakti i kanellës, i cili përmban antioksidantë, mund të ndihmojë në uljen e faktorëve të rrezikut që lidhen me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

  • Çokollata e zezë

Kakao, përbërësi kryesor i çokollatës së zezë, përmban flavonoidin “epicatechin”, dhe është gjetur të ketë gati dy herë më shumë përmbajtje të antioxidantëve  më shumë se te çaji i jeshil. Studimet kanë gjetur se çokollata e zezë ndihmon në mbrojtjen e shëndetit të zemrës, rregullimin e presionit të gjakut, zvogëlon rrezikun e vdekjes nga sulmi në zemër, dhe ndihmon në parandalimin çrregullimeve nervore të lidhura me moshën.

  • Fasulet

Fasulja është e mbushur me proteina, fibra, folate, magnez, kalium, etj. Fasulja (dhe shumica e bishtajeve, në përgjithësi), janë quajtur si “superfood” për shkak të përfitimeve të tyre të shumta shëndetësore. Vetëm një pjatë e gatuar me fasule të kuqe i siguron trupit sasi të mjaftueshme folate që i nevojitet gjatë ditës. Konsumimi i sa më shumë  bishtajoreve mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër më shumë se 80 %. Fasulet janë gjithashtu plot me antioksidantë, veçanërisht flavonoids, të cilat janë të njohura për vetitë anti-plakje. Fasulet e kuqe përmbajnë më shumë “proanthocyanidins” se boronica.

Sipas një studimi të USDA botuar në Gazetën e Bujqësisë dhe Ushqimit, lakra e kuqe përmban 36 lloje të ndryshme të flavonoideve  “anthocyanins”, të cilat janë të lidhura me mbrojtjen nga kanceri. Anthocyanins gjithashtu kanë treguar se ndihmojnë shëndetin e zemrës dhe funksionin e trurit.

Ky frut  ushqyes është një burim i madh i anthocyanins dhe ellagitannins, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm. Studimet kanë zbuluar se shega rrit  prodhimin e oksidit nitrik në qelizat endoteliale të cilat mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Illinois, shega gjithashtu ka potencial për të ndihmuar në parandalimin e kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës, dhe për të ndihmuar në vonimin e zhvillimit të  tumoreve kanceroze. Vaj i farave të shegës ndihmon në promovimin e rigjenerimit të  qelizave të lëkurës dhe zvogëlimin e efekteve të dukshme të plakjes në lëkurë.

Hulumtuesit nga Danimarka, në vitin 1994, zbuluan se qelizat e lëkurës njerëzore të ekspozuar ndaj ekstraktit të hudhrës ishin të shëndetshme dhe jetonin më gjatë se qelizat e  tjera. Një studim më vonë në vitin 2006 zbuloi se antioksidantët e hudhrës ndihmojnë në  parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ulin rrezikun e çrregullimeve mendore dhe shfaqjen e sëmundjes Alzheimer.