Dhembjet, infeksionet dhe ënjtjet e Veshit

Si të kuroni në mënyrë natyrale dhembjet, infeksionet dhe ënjtjet e veshit

Çfarë është infeksioni i veshit?

Veshi është një nga organet më delikate të njeriut. Nëse nuk kujdeseni siç duhet, ai mund të shkaktojë disa probleme, duke përfshirë infeksion, dhimbje, ënjtje, zhurmë, etj. Infeksioni i veshit është një problem shumë i zakonshëm i diagnostikuar te foshnjat dhe fëmijët, por edhe tek të rriturit gjithashtu. Termi  i përgjithshëm që përdoret për infeksionin e  veshit është “Otitis Media” ose infeksion kronik i veshit. Shumë pak njerëz dinë në lidhje me simptomat, shkaqet dhe trajtimin e infeksionit të veshit. Le të kuptojmë simptomat dhe shkaqet e infeksionit të  veshit.

Shkaqet

Infeksioni  i veshit kryesisht ndodh në pjesën e mesme të veshit. Ai shkaktohet kur veshi është bllokuar nga mukusi ose lëngu prapa daulles së veshit. Kjo ndikon në shqisën e dëgjimit të një individi. Infeksionet e veshit shkaktohen edhe nga alergjitë ushqimore, higjena, problemet e sipërme të frymëmarrjes, alergjitë e mjedisit, gjenetika, lëndimet e brendshme, dhe mangësitë e lëndëve ushqyese.

Simptomat e zakonshme tek fëmijët

Infeksionet e veshit janë shumë të dhimbshme. Foshnja, apo fëmijët, nuk mund të shprehin dhimbjen e tyre të shkaktuar nga veshët. Por, simptomat e zakonshme janë si më poshtë:

– Ethe

– Çrregullime të gjumit

– Kullim nga veshi

– Qarje e pazakontë

– Probleme dëgjimi

– Temperaturë e lartë

– Diarre

– Të vjella

– Humbje e oreksit

Simptomat e zakonshme tek të rriturit

Disa nga simptomat e infeksionit të veshit tek të rriturit janë:

– Kruajtje në vesh

– Ënjtje e veshit

– Dhimbje të tmerrshme në vesh

– Dhimbje koke

– Vështirësi në dëgjim

– Vështirësi gjumi

– Ethe

– Kullim i lëngjeve nga veshi

– Të vjella

–  Humbje e oreksit

Komplikimet e mundshme

Infeksioni i veshit mund të rezultojë në ndryshime të ndryshme dhe të përhershme në vesh dhe kockat e afërta, nëse trajtimi i duhur nuk bëhet në kohë. Disa nga komplikimet e mundshme janë:

– Kist në vesh.

– Forcim i indeve të veshit të mesëm.

– Dëmtimi në atë pjesë të veshit që ndihmon në ruajtjen e bilancit.

– Paralizë e fytyrës.

– Inflamacion në ose rreth trurit.

– kullim i  vazhdueshëm nga një vrimë në daullen e veshit.

Metodat e renditura më poshtë mund të përdoren për të rriturit dhe fëmijët

Një person duhet gjithmonë të përpiqet për të gjetur mënyra natyrale për kurimin e infeksionit të veshit dhe sëmundje të tjera. Nuk ka dyshim, se mjeku do të japë antibiotikë për të marrë ndihmën e menjëhershme. Por, ndonjëherë, këto medikamente mund të çojnë në efekte anësore të rënda. Prandaj, ne po ju sugjerojmë mënyra natyrale, që janë absolutisht natyrale dhe të padëmshme për  kurimin e infeksionit dhe dhimbjeve të veshit.

– Uthulla; Aciditeti i uthullës së bardhë është toksik për mikroorganizmat që shkaktojnë infeksion dhe dhimbje të veshit. Ajo parandalon rritjen dhe riprodhimin e mikroorganizmave brenda kanalit të veshit.

Mënyra 1:
• Vendosni 3-4 pika uthull të bardhë ose molle në veshin e infektuar.
• Përsëriteni 2-3 herë në javë.

Mënyra 2:
• Në një tas, përzjeni sasi të barabartë uthulle dhe ujë të ngrohtë.
• Përdorni një pikatore për të pikuar në vesh.
• Përsëriteni disa herë në ditë.

– Vaj i pemës së çajit; Pema e çajit ka veti anti-bakteriale, ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve, dhe kurimin e infeksionit.

Mënyra e përdorimit:
• Përzieni 3 pika vaj të pemës së çajit, 2 lugë vaj ulliri, dhe 1 lugë çaj uthull molle.
• Ngrohni përzierjen pak.
• Përdorni një pikatore për të vënë disa pika në veshin tuaj.
• Përsëriteni 2-3 herë në ditë.

– Gjethet e bërzilokut; Kjo metodë pastron dhe dezinfekton, duke vrarë bakteret që shkaktojnë infeksionin e veshit.

Mënyra 1:
• Shtyp disa gjethe borzilok të freskët deri sa të nxirrni lëng prej tyre.
• Lyeni veshin me lëngun e përfituar.
• Përsëriteni rregullisht.

Mënyra 2:
• Përzieni disa pika të vajit të bërzilokut me pika të barabarta të vajit të kokosit.
• Përdorni një top pambuku për aplikim rreth dhe pas veshit.
• Përsëriteni çdo ditë.

– Hudhra; Hudhra ka veti anti-bakteriale të cilat ndihmojnë për kurimin e infeksionit të veshit, dhe ajo gjithashtu heq ënjtjet dhe dhimbjet.

Mënyra 1:
• Grimconi hudhër në një copë pëlhure të vogël.
• vendoseni copën në vesh.
• Mbajeni për 30 minuta.

Mënyra 2:
• Vendosni hudhër në një pëlhurë.
• Shtrydheni deri sa të nxjerr lëng.
• Hidheni lëngun në vesh (3-4 pika ne cdo vesh).

– Qepa; Qepët kanë veti anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që ndihmojnë për shërimin e infeksionit, dhe qetësojnë dhimbjet.

Mënyra e përgatitjes:
• Piqeni qepën në furrë për 15 minuta.
• Shtrydheni deri sa të nxjerrë lëng.
• Përdorni një pikatore për të aplikuar lëngun në vesh.
• Lëvizeni kokën anash për disa çaste.

– Vaj i ullirit; Vaj i ullirit heq acarimin e brendshëm dhe të jashtëm dhe ndihmon për të hapur tubat Eustachiane.
Mënyra e përdorimit:
• Ngrohni vajin e ullirit.
• Hidhni disa pika vaj të ngrohtë brenda veshit të infektuar për të zbutur dyllin e infektuar.
• Përdorni një top pambuku për të hequr dyllin nga veshi.
• Përsëriteni disa herë në ditë.

– Balsam Lemon; ka veti antiseptike dhe anti-virale që ndihmojnë në kurimin e infeksionit.

Përdorimi:
• Aplikoni balsam limon në brendësi të veshit të infektuar.
• Përsëriteni dy herë në ditë.

– Qumështi i gjirit: Qumështi i gjirit përmban antibiotikë që forcojnë sistemin imunitar dhe mbrojnë fëmijën nga infeksioni.

Procesi:
• Ushqejeni fëmijën tuaj me qumësht gjiri për të forcuar sistemin e tij imunitar.
• Përdorni një pikatore për të aplikuar qumështin e gjirit në veshin e infektuar dy herë në ditë.

Dieta ushqimore

Një dietë e shëndetshme që përfshin ushqimet e përmendura më poshtë do të ndihmojë për të shëruar dhe për të parandaluar infeksionin e veshit.

– Hani ushqime që përmbajnë vitamina A dhe C, në mënyrë që të rritni sistemin tuaj imunitar.

– Hani ushqime të pasura me zink.

– Pini shumë ujë për të ndihmuar në eliminimn e infeksioneve dhe toksinave.

Këshilla për Reduktimin e  Infeksionit të veshit

– Lani duart shpesh, sidomos pas përdorimit të banjos dhe përpara ngrënies.

– Mësojini fëmijët për të mbuluar gojën gjatë teshtitjes ose kollitjes.

– Mbani fëmijët larg nga ata të cilët kanë infeksion të veshit.

– Qëndroni larg duhanit dhe vendet ku pihet duhan.

– Shmangni biberonat. Ato përhapin baktere që shkaktojnë infeksionin e veshit.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook