Cleome Arabica
Cleome Arabica; Për luftimin e inflamacionit, çrregullimin qelizor, dhimbjet abdominale, dhimbjet reumatike
Arabisht: ذفرة عربية – Dhufrah Arabijeh
Anglisht: Spider flower
Emri shkencor: Cleome Arabica L, ose Cleome Daryoushiana L.
Familja: Cleomaceae
Cleome Arabica; Cleome, e njohur si një lule merimangë, është gjinia më e madhe e familjes Cleomaceae që përfshin rreth 200 specie të përhapura në mbarë botën, ndër të cilat Cleome Arabica është bimë e egër shkretinore me aktivitet të fuqishëm antikancerogjen, antioksidant, antiaterogjen, anti-inflamator, antimikrobial, analgjezik, antihiperkolesterolemike etj. Përmban fitokimikatë të ndryshëm si kleomina, komponimet fenolike alkaloide, derivatet steroide, triterpeni damarane, flavonolet e glukoziluara dhe të flavonolsiluara, etj.
Cleome Arabica është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi 0.5m, me gjethe vezake e aromatike, me lule portokalli në formë të merimangës.
Origjina e Cleome Arabica është Gadishulli Arabik dhe Afrika. Ajo është një bimë e shpërndarë në shkretëtirë në gjendje të egër. Gjethet e bimës janë cilësuar mjaft kuruese, kryesisht për kurimin e infeksioneve, qetësimit të dhimbjeve abdominale, dhimbjeve reumatike, zgjebes, malaries, etheve, inflamacioneve, helmimit nga inseketet, dhe si një antioksidant.
Disa studime në Arabinë Saudite mbi Cleome, gjetën praninë e 4 triterpenes të reja dammarane dhe 2 komponimet e njohura cleocarpanol (Tsichritzis et al 1993) dhe lacton cabraleahydroxy (Cascon dhe Browon 1972). Një studim egjiptian i kësaj bime përshkroi praninë e cleocarpanol dhe cabraleahydroxy lactone (Tsichritzis et al 1993) së bashku me stigma-4-en-3-one, lupeol, taraxasterol dhe një derivat membranash (Jente et 1990). Gjethet e C. arabica përmbajnë një numër të flavonols glucosylated, rhamnosylated (Bouriche dhe Arnhold 2010).
Pjesët që përdoren: Kërcelli, gjethet, lulet.
Dobitë mjekësore të Cleome Arabica
– Ekstraktet e gjethes Cleome Arabica përmbajnë rutin, kalcium dhe quercetin, të cilat luftojnë inflamacionet në trup.
– Lufton çrregullimet qelizore që shkaktohen nga toksinat.
– Ndihmon në trajtimin e dhimbjeve abdominale.
– Ndihmon në luftimin e inflamacionit në kyçe dhe qetëson dhimbjet reumatike.
– Redukton kemotaksën në neutrofile të njeriut, që mund të jetë një faktor i rëndësishëm terapeutik në trajtimin e sëmundjeve kronike.
– Ekstrakti i gjethes Cleome arabica ka veti antikanceroze.
– Ndihmon në luftimin e qelizave kancerore në zorrën e trashë dhe në kocka.
– Bima posedon aktivitete të dukshme biologjike, të tilla si antimikrobik, anti-diabetik, analgjezik, imunomodulator, anti-inflamator, anti-hepatotoksik, antioksidant, antiallergjik, anti-histaminic.
Shënim!
Nuk është e këshillueshme gjatë shtatzanisë.