Cinnamomum Camphora – Kamfuri
Cinnamomum Camphora – Kamfuri
Arabisht: الكافور
Anglisht: Camphor tree, camphorwood or camphor laurel
Emri shkencor: Cinnamomum Camphora
Familja: Lauraceae
Kamfuri është pemë shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi deri 20-30m. Me trung të trashë, me gjethe ovale dhe me shkëlqim, me lule të bardha, me frute të rrumbullakët me ngjyrë vjollcë në të zezë.
Origjina e Kamfurit është Gadishulli Arabik, prej aty u përhap në shumë vende të botës. Austria është një nga vëndet e para që ka kultivuar pemën e Kamfurit; produktet farmaceutike Austriake përmbajnë kryesisht lëndë Kamfuri.
Të veçantat e pemës së Kamfurit
– Pema e kamfurit është nga pemët e parajsës dhe është përmendur në Kuranin e shenjtë ku thuhet: “Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë (në Xhenet) kupa me pije të përzier me Kafur.” [El Insan, 5].
– Konsiderohet nga pemët me rritjen më të shpejtë në botë, kjo pemë mund të rritet 10 m brenda vitit.
– Mund të kultivohet në vende të ndryshme të botës, kryesisht të ngohta.
– Pema e kamfurit është aromantike dhe mjekësore.
– Pema e kamfurit kultivohet kryesisht për nxjerrjen e vajit të tij, i cili është me veti të larta kuruese. Është përdorur në mjekësinë e vjetër për kurimin e Astmës, epilepsisë, crregullimet psikike, dhimbjet e rumatizmës, sëmundjet e gripit, dhimbjet e kokës, tumoret, malarien, turbekulozin, etj.
– Përdoret në industri për prodhimin e ilaçeve, parfumeve dhe në kozmetikë.
Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet si caj, dhe lënda e bardhë që nxirret vaj dhe parfum.
Mjekët e vjetër arab kanë thënë për kafurin
Ibën Bajtar: Qetëson dhimbjen e kokës, ul temperaturën, lehtëson gjumin, ndalon gjakderdhjen nga hundët, kuron reumatizmën.
Ibën Sinna: Kamfuri parandalon tumoret e nxehta, parandalon gjakderdhjen, dhimbjen e kokës, depresionin, pastron veshkat, kuron ethet, forcon shikimin.
Daud al- Antaki: Kuron tuberkulozin, dhimbjet e kokës, kuron hepatitin, sëmundjet e veshkave dhe të shpretkës.
Elementët aktiv të kamfurit: Thujene, pinene, Camphene, Sabinene, pinene, myrcene, phellandrene, Limonene, ocymene, terpinene, terpinolene, Linalool, Camphor, borneol, Terpinen, terpineol, citronellol, isobornyl acetate, elemene, caryophyllene, humulene, germacrene D, Bicyclogermacrene, Elemol, nerolidol, Spathulenol, Safrol, globulol, cadinol, etj.
Dobitë mjekësore të kamfurit
– Ndihmon për uljen e tensionit.
– Qetëson dhimbjet e shpinës dhe shtyllës kurrizore.
– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve reumatike.
– Ndihmon për kurimin e astmës, bronkitit dhe kollës.
– Kuron çrregullimet e rrahjeve të zemrës.
– Lufton depresionin, stresin, ankthin dhe frikën.
– Qetëson dhimbjet kronike dhe të forta të kokës.
– Aktivizon qarkullimin e gjakut nëpër arterie.
– Ndihmon për kurimin e celulitit dhe variçeve.
– Ndihmon për kurimin e Diabetit.
– Kuron dhimbjet e dhëmbëve dhe ulçërat e gojës.
– Infeksionet e mëlçisë.
– Lufton viruset.
– Ndihmon për kurimin e kancereve malinj.
– Kuron infeksionet e jashtme dhe të brëndëshme të trupit.
– Ndihmon për kurimin e epilepsisë dhe ngrirjet muskulare.
– Çrregullimet e sistemit nervor.
– Kuron kërpudhat dhe bakteriet e kokës dhe të lëkurës.
– Ndihmon për kurimin e hemorroideve.
Shënim!
– Nëse merret në doza të larta mund të shkaktojë çrregullime në stomak dhe në zorrë.
– Përdorimi i vajit të kamfurit është kryesisht për përdorim të jashtëm.
– Për përdorim të brëndshëm dy pika vaji i përzien në një gotë me ujë.
– Nuk është i këshillueshëm për gratë shtatzëna apo gjidhënëse.