Boronica; Për sistemin imun, sistemin nervor

Boronica; Për sistemin imun, sistemin nervor, pastrimin e gjakut

 

Arabisht:  العنبية الآسية أو الأحراش أو عنب الأحراج أو الأويسة

Anglisht: Bilberry, European blueberry

Emri shkencor: Vaccinium myrtillus L.

Familja: Ericaceae.

Përshkrim i bimës: Boronica  është bimë shumëvjecare me gjatësi  3.6 m, degët i ka me gjëmba, gjethet vezake dhe fruta të rrumbullakët,  me ngjyrë blu të errët, që piqen në vjeshtë, lulet me petale të bardha dhe konsiderohet nga pemët më të bukura gjatë lulëzimit të saj. Origjina e bimës është Turqia, Maroku dhe në shumë pjesë të Evropës.

Pjesët e bimës që përdoren: Lulet dhe frutat e pjekura. Mund të konsumohet si frut i freskët, reçel, pije dhe çaj. Përdorim i jashtëm dhe i brëndshëm.

Shumica e vetive kuruese që ka boronica vijnë nga pigmenti që ua jep ngjyra blu e errët.  Është shumë e pasur me vitaminën C, burim i shkëlqyeshëm i sheqerit, proteinave dhe materieve minerale (kalium, natrium, mangan, krom, hekur, baker).

Dobitë mjekësore të Boronicës

– Ndihmon sistemin nervor dhe trurin që të jetë më aktiv.

– Lufton humbjen e kujtesës.

– Forcon lëkurën dhe e lëmon atë.

– Forcon shikimin.

– Ndimon për uljen në peshë dhe shkrirjen e yndyrave.

– Ul nivelin e kolesterolit në gjak.

– Forcon zemrën dhe redukton rrezikun nga ataku në zemër.

– Parandalon zhvillimin e qelizave kancerore.

– Forcon imunitetin.

– Ndihmon për kurimin e infeksioneve të gojës dhe fytit.

– Pija e Boronicave ndihmon për kurimin e kapsllëkut dhe nxit urinimin.

– Ndihmon për kurimin e stomakut të dobët.

– Luan rol të rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe zhvillimin e tyre.

– Çaji i luleve përdoret  për kurimin e sëmundjeve të shkaktuara nga i ftohti, problemet e frymarrjes, bronkitit, dhimbjet e barkut, stomakut dhe zorrëve.

Kujdes!!

– Nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook