Arum Palaestinum

Published On: December 16th, 2022Categories: Bimët Shkretinore0 Comments on Arum Palaestinum

Arum Palaestinum; Lufton disa lloje të kancerit

 

Arabisht: اللوف الفلسطيني – El-Luf El Filistini

Anglisht: Black calla, Solomon’s lily.

Emri shkencor: Arum Palaestinum L.

Familja: Araceae.

Arum Palaestinum Boiss; Me përbërësit kryesor: luteolin, chrysoeriol, isoorientin, isovitexin të cilat kanë treguar aktivitet të rëndësishëm antitumor kundër katër linjave qelizore Hep2, HeLa, HepG2 dhe MCF7; Rezultatet e marra aktualisht janë në përputhje me studimet e mëparshme të cilat kanë treguar se luteolina dhe izoorientina kanë aktivitet antimutagjenik në linja të ndryshme qelizore. Përveç kësaj, izoviteksina ka një efekt në reduktimin e inflamacionit dhe kancerogjenezës. Nga të dhënat e GC-MS, fitoli është një përbërës kryesor me një aktivitet citotoksik kundër disa linjave qelizore [13]. Është raportuar se fitol acetati kishte veti antimikrobike, anti-inflamatore, anti-kancerogjene dhe anti-diuretike. Acidi linolenik dhe acidi linoleik janë acide yndyrore thelbësore që i përkasin përkatësisht acideve yndyrore ω3 dhe ω6, ndërsa acidi heksadekanoik është acid yndyror i ngopur. Këto acide yndyrore kohët e fundit kanë tërhequr vëmendjen dhe së fundmi janë tregtuar si suplemente shëndetësore; derivatet e tyre metil ester janë të një rëndësie të madhe biologjike, dhe ato kanë veti antioksiduese, antikancerogjene dhe antihistaminike. Komponime të tjera përfshijnë: β-carotene–linoleic, phenols, flavonoids alkaloids, proanthocyanidins, C-glycosides, flavonols luteolin, diethyl, dichloromethane, etj.

Arum Palaestinum është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi 0.5m, me gjethe të mëdha e të ndritshme, me lule kafe në të zezë, me aromë të ëmbël e të butë.

Origjina e bimës është Levanti. Arum Palaestinum nuk gjendet në Evropë. Specie të së njëjtës familje gjenden edhe në vende të tjera por nuk janë mjekësore. Arum përdoret në mjekësinë bimore për shumë sëmundje, duke përfshirë: kollën, gëlbazën, krimbat, parazitët, stomakun, kapsllëkun dhe kancerin. Në kuzhinën arabe, gjethet përdoren në formë të sallatës, duke i shtuar limon dhe Rumex acetosa. Rezultatet sugjerojnë se bima  ka kapacitete të shumta antioksiduese, të cilat lidhen fort me përmbajtjen e saj të fenolikëve.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet dhe lulja.

Dobitë mjekësore të Arum Palaestinum

– Ndihmon për luftimin e parazitëve, kërpudhave, bakterieve.

– Është e njohur për aktivitetet e saj të forta anti-tumorale.

– Ndihmon për kurimin e kancerit të prostates, gjirit dhe zorrës së trashë.

– Acidi β-carotene-linoleik, bashkë me fenolet dhe flavonoidet, kanë vlerësimin anti-kancerogjen, dhe pengojnë përhapjen  dhe luftimin e qelizave të kancerit të gjirit.

– Ndihmon në luftimin dhe kurimin e sëmundjeve kronike, siç janë aciditeti i stomakut, arterioskleroza, dhe diabeti.

– Aktiviteti citotoksik i bimës ndihmon në eleminimin e qelizave tumorale si: kancerin epidermik të laringut, qafës së mitrës dhe mëlçisë.

– Lufton kollën dhe gëlbazën.

– Parandalon kapsllëkun, lufton krimbat dhe parazitët e zorrëve.

Shënim!

Bima është e sigurtë, nëse merret pa e tepruar dhe me rekomandimin e mjekut herbalist.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook