Proteinat dhe roli i tyre në organizëm

Published On: January 26th, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Proteinat dhe roli i tyre në organizëm

Proteinat dhe roli i tyre në organizëm

 

Proteinat janë mikromolekula të cilat kryesisht përbëhen nga elementet e karbonit, hidrogjenit, oksigjenit, azotit si dhe rrallë herë prej sulfurit. Proteinat janë baza kryesore e qelizave. Ato jo vetëm që i japin qelizave një strukturë, por janë edhe makina molekulare, ku bëjnë transportimin e materieve, pompojnë jonet, katalizojnë reaksionet kimike si dhe i njohin materiet sinjalizuese.

Madhësia e një proteine sipas rregullës matet me kilo-Dalton (kDa). Proteina më e madhe tek njeriu është Titin dhe është 3600 kDa, përbëhet nga më shumë se 30.000 aminoacide dhe përmban 320 proteindomene. Formimi i një proteine, si dhe ndërtimi i saj është i koduar me gjenin përkatës.

Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t’i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Ato janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave, janë elemente ndërtuese të organizmit, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit. Proteinat janë furnizuesi i vetëm i azotit në organizëm, që është i domosdoshëm për rritjen dhe mbajtjen në jetë. Ato përtërihen pa ndalur. Shpejtësia e përtëritjes ndryshon sipas proteinave. Ato plaken dhe fillojnë të shkatërrohen, dhe ky shkatërrim furnizon trupin me energji. 1gr proteine = 4kalori(Kcal).

Roli i proteinave në trup

– Parandalojnë shkatërrimin e muskujve.

– Të domosdoshëm për rikuperimin e rritjes muskulore.

– Ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e trupit.

– Furnizojnë trupin me energji.

– Ndihmojnë trupin të ndihet i ngopur.

– Ndihmojnë për uljen në peshë.

– Forcojnë kockat dhe ndihmojnë formimin e tyre.

– Parandalojnë osteoporozën.

– Nxitin metabolizmin në trup.

– Ulin presionin e lartë të gjakut.

– Ruajnë shëndetin e zemrës.

– Stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak.

– Ndihmojnë në shërimin e shpejtë të plagëve.

– Zvogëlojnë procesin e plakjes.

– Nxitin funksion e shëndetshëm të trurit.

Mungesa e proteinave në trup mund të shkaktojë:

– Metabolizëm të ngadaltë.

– Dobësi dhe rënie të theksuar në peshë.

– Muskuj të dobësuar.

– Nivele të ulëta të energjisë dhe lodhje.

– Përqendrim të dobët dhe të mësuarit me probleme.

– Depresion dhe humor të keq.

– Dhimbje të muskujve dhe të kockave.

– Ndryshime të  sheqerit në gjak, që mund të çojë në diabet.

– Shërim të ngadalshëm të plagëve.

– Imunitet të dobët.

Burimet e proteinave

Proteinat me prejardhje bimore:

Proteinat me origjinë bimore nuk i kanë të gjitha aminoacidet esenciale (përvec sojës), dhe i gjejmë te:

– Fasulet

– Bizelet

– Soja

– Qiqra

– Mjalti

– Poleni

– Arrat

– Farat e kungullit, farat e lulediellit, farat e chias, farat e lirit

– Bajamet

– Brokoli

– Thjerrëzat

– Drithërat e plotë

– Kikirikët

Proteinat me prejardhje nga kafshët:

Këto përmbajnë të gjitha aminoacidet e domosdoshme, dhe i gjejmë te:

– Mishi i kuq organik

– Mishi i pulës

– Peshqit

– Vezët

– Qumështi

– Kosi

– Hirra

– Djathi

– Gjalpi

Masa ditore e proteinës

Nevojat ditore varen nga pesha:

0.8-0.9 gr për 1 kilogram të peshës në ditë, me ndryshime në bazë të rëndësisë së aktivitetit muskulor.

Për bodybuilding nevojat janë mesatarisht 1.5-2gr për kilogram peshe në ditë:

Pesha juaj      –       Proteina gjatë ditës (faktori 1.8g/kg/ditë

45kg – 81 gr në ditë

50kg – 90 gr në ditë

55kg – 99 gr në ditë

60kg – 108 gr në ditë

65kg – 117 gr në ditë

70kg – 126 gr në ditë

75kg – 135 gr në ditë

80kg – 144 gr në ditë

85kg – 153 gr në ditë

90kg – 162 gr në ditë

Nevoja për proteina ndryshon sipas: moshës, gjinisë, (gratë kanë më pak nevojë pasi që masa e tyre muskulore është më e vogël). Këto nevoja ditore plotësohen duke konsumuar dy ose tri here në ditë ushqim me origjinë kafshësh ose bimësh të pasura me proteina.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook