Potasiumi / Kaliumi

 

Kaliumi është element kimik me simbolin K (rrjeth nga arabishtja «القلية» që do të thotë ‘hiri i bimëve’), dhe me numër atomic 19. Në tabelën periodike, kalumi është një nga metalet alkaine. Të gjitha metalet alkaine kanë një elektron të vetëm. Elementi potassium është një metalik i argjëndtë në të bardhë, i cili reagon fuqishëm në ujë dhe jep hidroksil kaliumi (KOH).

Kaliumi është minerali i tretë me sasi më të lartë në trupin e njeriut, dhe është një element i fuqishëm në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit. Ai përmban komponentët që ndihmojnë trupin të jetë në nivelet më të mira shëndetësore.

Rëndësia e kaliumit  në trupin e njeriut

– Përhap potencialin e veprimit në nerva, muskuj dhe indet kardiake.

– Kontrollon presionin e gjakut.

– Rrit aftësinë e përqëndrimit.

– Luan rol të rëndësishëm në tkurrjen e rregullt të muskujve, relaksimin, nxit veprimin e tyre dhe lufton kundër ngërceve.

– Ul nivelin e sheqerit në gjak.

– Merr pjesë në funksionin e gjëndrrave mbiveshkore që manaxhojnë stresin dhe ankthin.

– Rrit energjinë trupore.

– Ndihmon në formimin e kockave dhe parandalon dobësinë e tyre.

– Ndihmon rritjen e fëmijëve.

– Parandalon sëmundjet neurologjike.

– Ruan shëndetin e veshkave dhe parandalon gurët në veshka.

– Kaliumi luan një rol kyç në ruajtjen e përçueshmërisë  elektrike të trurit dhe ndikon në funksionin e trurit.

– Ndihmon rigjenerimin e indeve  dhe ruan një metabolizëm të përgjithshëm të balancuar.

– Kalumi mban ekuilibër optimal të lëngjeve të trupit.

Duhet që në një liter gjak të ketë 180-220 mg potassium; Mungesa e kësaj sasie mund të shkaktojë:

– Dobësi të përgjithshme.

– Pengesë në rritjen e kockave, zhvillimin dhe formimin e tyre.

– Ngushtim në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje.

– Çrregullime psikologjike dhe neurologjike.

– Sëmundje të vazhdueshme gastrointestinale.

– Presion psikologjik dhe stres.

– Dobësim të shikimit.

– Dobësim të muskujve dhe rënie të tyre.

– Dhimbje koke të rënda dhe kronike.

– Anemi.

– Ënjtje të gjëndrrave dhe diabet.

– Rrahje të parregullta të zemrës.

Ushqime të pasura me kalium

Kaliumi është një mineral që gjendet në shumë ushqime, sidomos në perime. Ushqimet me sasi më të lartë të kaliumit janë;

– Domatet

– Portokalli

– Panxhari

– Fasulet

– Patatet

– Bananet

– Spinaqi

– Avocado

– Lakër e bardhë

– Karrotat

– Kopër

– Selino

– Papaja

– Luleshtrydhet

– Majdanoz

– Kastravec

– Uji i kokosit

– Sardelet

– Salmon

– Mish pule dhe qingji

Nëse e teproni me marrjen e kaliumit, mund të shkaktojë:

– Tension të lartë

– Goditje në tru dhe zemër

– Lodhje

– Të vjella dhe diarre

– Stres

– Gur në veshka

– Vështirësi në frymëmarrje

– Shpim gjilpërash në duar dhe këmbë.

Doza e rekomanduar ditore është  

0-6 vjeç: 400 mg

7-12 vjec: 700 mg

1-3 vjec: 3.000 mg

4-8 vjec: 3.800 mg

9-13 vjec: 4,500 mg

19+ vjec: 4.700 mg

Gratë shtatzëna: 4.700 mg

Gratë në menopauzë: 5.100mg.

Shënim!

Marrja e kaliumit nga ushqimet organike është më e sigurt dhe pa efekte anësore.