Pse njerëzit depozitojnë yndyrë në pjesë të caktuara të trupit

Pse njerëzit depozitojnë yndyrë në pjesë të caktuara të trupit

 

Globalisht, të paktën 300 milionë njerëz kategorizohen klinikisht mbipeshë,  por edhe ata që janë në gjendje relativisht të mirë kanë ende zonat e problemit në formën e indeve dhjamore prapa krahëve të tyre, në rajonin e barkut, tek këmbët, rreth belit ose në ije, që i bëjnë ata shumë të shqetësuar.

Por ajo që keni vënë re ndoshta, është se disa njerëz i ruajnë yndyrnat në pjesë të caktuara të trupit të tyre. Për shembull, burrat ruajnë më shumë yndyrë në barqet e tyre, gjë që e bën formën e trupit të duket si një mollë. Gratë, në anën tjetër, mbajnë yndyrna në ijet dhe kofshët e tyre, dhe kështu forma e trupit të tyre duket më shumë si një dardhë. Por, natyrisht, jo të gjithë njerëzit dhe jo të gjitha gratë kanë një formë të tillë të trupit.

Arsyet pse ruajmë yndyrë në pjesë të caktuara të trupit

– Gjenetika mund të luajë rol

Gjenetika luan rol në shpërndarjen dhe humbjen e yndyrës. Ajo shpjegon pse disa njerëz kanë tendencë të përqendrojnë peshë në pjesë të caktuara të trupit. Sipas gjetjeve më të fundit, gjenet ndikojnë në shtimin në peshë dhe akumulimin e yndyrës.

– Metabolizmi

Një faktor tjetër është metabolizmi ose shkalla në të cilën organet djegin kalori. Metabolizmi është gjithashtu pjesërisht gjenetik, dhe sa shpejt apo ngadalë i shpenzon trupi kaloritë, mund të ndikojë në shtimin e peshës ose humbjen e saj.

– Hormonet

Kur shumica e njerëzve mendojnë për hormonet, ata mendojnë për adoleshentët dhe gratë shtatzëna, por nuk e dinë se hormonet luajnë një rol të madh në mënyrën se si ne metabolizojnë energjinë dhe ruajmë yndyrën.
Çdo herë që hani, hormonet lëshohen në trupin tuaj dhe lloji i kalorive të konsumuara (dmth yndyra, karbohidrate apo proteina) përcakton hormonet e lëshuara. Për shembull, kur ju konsumoni ushqime me niseshte ose sheqer, të tilla si bukë, makarona, mollë, çokollatë, etj, hormoni i insulinës lëshohet për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak. Proteina gjithashtu stimulon prodhimin e insulinës, por shkakton glucagon. Insulina është një hormon yndyrë-ruajtës që ul nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa glucagon ngre nivelet e sheqerit në gjak, dhe për këtë arsye në mënyrë indirekte ndikon në metabolizmin e yndyrës.

– Faktorët e mjedisit

Ajri i ndotur është i ngarkuar me helme dhe shkakton çrregullime hormonale dhe metabolike.

Pirja e alkoolit, pirja e duhanit, dhe të qenit joaktiv, gjithashtu mund të rrisin sasinë e yndyrës që akumulohet në trup.

– Kuptimi i fenotipeve

Ushqyesit e tillë si karbohidratet dhe lipidet, që marrim nga ushqimi ynë, konvertohen në energji të nevojshme nga trupat tanë për të mbështetur jetesën. Karbohidratet e tepërta ruhen si glikogjen dhe lipidet si yndyrna. Shumë proteina, nga ana tjetër, nuk mblidhen, por ekskretohen. Fenotipet ose karakteristikat e trupit të njeriut kur ndërveprojnë me gjenet, diktojnë deri në një masë sa yndyra shpërndahet.

Çfarë tregon yndyra në pjesë të ndryshme të trupit

  • Ruajtja e yndyrës në zonën e barkut

Yndyra e tepërt në pjesën e barkut  është më shumë e zakonshme në meshkuj se në femra, dhe është një ruajtje yndyre që ka tendencë të ndodhë me avancimin e moshës. Një arsye për këtë është pirja e gjerë e alkoolit. Ju ndoshta keni dëgjuar për “barkun e birrës”. Ka shumë kalori në pijet alkoolike. Pra, kini kujdes nëse pini alkool.

Femrat shfaqin yndyrë në pjesën e barkut, më shpesh pas menopauzës, kur nivelet e estrogjenit fillojnë të bien.

Përqendrimi i lartë i yndyrës në bark megjithatë tregon një rritje të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare.

  • Arsye të tjera

Yndyra në bark tregon gjithashtu se mund të jeni në rrezik për sëmundje metabolike si diabeti i tipit 2.

Tek të dy (meshkuj dhe femra) mund të jetë edhe për shkak të ekspozimit ndaj stresit kronik.

Stresi  luan një rol kyç në yndyrën e ruajtur në  trupin tonë, pavarësisht nga gjinia.

Gratë që kanë nivele të larta të hormoneve të  stresit, kanë tendencë më të lartë të ruajtjes së kësaj lloj yndyre.

Pra, shtimi i kortizolit dhe insulinës luajnë rol të madh në shtimin e yndyrave të barkut.

Gjenetika gjithashtu luan faktor të rëndësishëm në ruajtjen e yndyrës së barkut, dhe gratë me nivel të lartë të kortizolit, kanë gjithashtu tendencë të kenë nivele më të larta të kësaj forme të yndyrës.

Për të parandaluar yndyrën në bark

– Shmangni yndyrat e dëmshme.

– Konsumoni yndyra të shëndetshme.

– Bëni një jetë më aktive.

– Mos konsumoni asnjëherë pije alkoolike dhe duhan.

– Flini mjaftueshëm.

– Luftoni stresin.

– Konsumoni ushqime të pasura me fibra.

  • Yndyra në pjesën e kofshëve

Studiuesit ia atribuojnë rezistencën e indeve dhe ruajtjen e yndyrës në kofshë disa faktorëve, duke përfshirë mos qarkullimin e gjakut, mosstimulimin i sistemit nervor, pagjumësinë dhe mosshfrytëzimin e yndyrës nga sistemi endokrin.

Rritja e yndyrës në kofshë tregon gjithashtu një rritje të estrogjenit hormonal dhe një rënie të hormonit të rritjes.

Gjenetika gjithashtu luan rol në ruajtjen e yndyrës në kofshë.

Yndyra në kofshë tregon edhe shtim të insulinës me mos nivelimin të sheqerit në gjak.

Ecja dhe vrapimi konsiderohen si ushtrimet më të mira për këmbët. Dridhërat e plotë, bajamet, arrat, pirja mjaftueshëm e ujit luajnë rol në luftimin e yndyrave.

  • Yndyra në krahë

Ky lloj i ruajtjes së yndyrës në trup (në pjesën e krahëve, gjoksit, qafës) kap më shumë meshkujt sesa femrat, por, sigurisht, jo gjithmonë. Yndyrat në krah tregon një rritje të testosteroneve, hormonit mashkullor, një rënie të hormonit femëror dhe ngritje të nivelit të insulinës.

Tek gratë, arsyeja për këtë është e thjeshtë: periudha e menopauzës ka filluar. Kjo është koha kur nivelet e estrogjenit fillojnë të bien.

Dieta e shëndetëshme dhe ushtrimet fizike luajnë rol të rëndësishëm në  nivelet hormonale.

Konsumoni më shumë fruta deti, bajame, avokado dhe perime gjethe gjelbër.

  • Rritja e yndyrës në fund të sqetullës

Rritja e yndyrës në fund të sqetullës tregon një rënie të hormonit të tiroideve thyroxine, kështu që kjo mund të shoqërohet me të qenët i përgjumur gjatë ditës dhe fjetje për orë të tëra.

Kujdesuni për tiroidet tuaja duke luftuar stresin, dhe duke konsumuar më shumë ushqime të pasura me omega-3.

Për të ruajur një peshë normale dhe për të mos patur çrregullime hormonale, përmbajuni këtyre 5 rregullave kryesore:

  1. Mernni mjaftueshëm karbohidrate dhe fibra për funksionet normale trupore.
  2. Shmangni sheqerin e rafinuar.
  3. Flini mjaftueshëm.
  4. Ushtohuni rregullisht.
  5. Reduktoni stresin.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook