Chrozophora Tinctoria; Bimë e rrallë e shkretëtirës
Chrozophora Tinctoria; Bimë e rrallë e shkretëtirës me veti unike kuruese
Arabisht: التُّنوم الصبغي, الزريق
Anglisht: Giradol
Emri shkencor: Chrozophora Tinctoria L.
Familja: Euphorbiaceae.
Chrozophora Tinctoria është bimë shkurre, shumëvjeçare, me lartësi 10-50 cm, me lule të verdha e të vogla, lulet shfaqen në fund të pranverës, dhe frutet në verë. Bima ka aromë të fortë dhe të këndëshme.
Origjina e Chrozophora Tinctoria është Gadishulli Arabik. Ajo është një bimë shumë e rrallë, preferon vende të nxehta e ranore. Lënda e nxjerrrë nga bima dhe e quajtur “Tournesol”, përdoret për ngjyrosjen e pastave dhe djathrave holandeze. Në afrikë nga farat e bimës nxjerrin ngjyrë të purpurt. Të gjitha pjesët e bimës përdoren në mjekësinë bimore dhe kanë efekt të mrekullueshëm për kurimin e sëmundjeve të tilla si: pastrimin e gjakut nga yndyrat, helmet, shërimin e plagëve, forcimin e trurit dhe zemrës, si rinovuese e qelizave të gjakut, etj.
Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet dhe farat.
Dobitë mjeksore të Chrozophora Tinctoria
– Forcon sistemin imun dhe rigjallëron trupin.
– Pastron gjakun nga kolesteroli i tepërt.
– Forcon trurin dhe zemrën.
– Parandalon sëmundjen Alzheimer.
– Ndihmon në kurimin e hepatitit A, B, C dhe leukemisë.
– Mbështet funksionin e mëlçisë dhe parandalon dëmtimin e saj.
– Forcon rruazat e gjakut dhe parandalon dëmtimin e tyre.
– Ndihmon në shërimin e plagëve.
– Ndihmon në kurimin e diabetit.
Shënim!
– Chrozophora tinctoria nxit qarkullimin e gjakut dhe nuk duhet të përdoret gjatë shtazanisë.