Kakao dhe vlerat ushqyese të saj
Kakao dhe vlerat ushqyese të saj
Arabisht: كاكاو
Anglisht: Cacao.
Emri shkencor: Theobroma Cacao L.
Orgjina e pemës së kakaos është Amerika Qëndrore dhe Jugore. Kakao është pemë gjithmonë e gjelbër, karakterizohet për gjethen e saj të gjërë. Lartësia e pemës arrin 4-7m. Frutat e saj janë si sundukë të mbushura me fara që kanë vlera të larta për shëndetin.
Përmbajta e vlerave ushqyese të Kakaos
Kakao është e pasur me: Magnes, Bakër, Hekur, Fosfor, Kalcium, Vitaminat-A, C, D. ajo gjithashtu është një burim i mirë i fibrave, proteinave, karbohidrate, zink. Kakao përmban edhe yndyra të pangopura, acid-oleik, acid-stearik dhe acid-palmitik.
Dobitë shëndetësore të Kakaos
– Kakao ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut.
– Antioksidantët që përmban kakao ndihmojnë për neutralizimin e radikaleve të lira që janë të pranishme në trup.
– Kakao ndihmon sistemin nervor dhe ruan shëndetin e trurit.
– Konsumimi i kakaos ndihmon në nivelimin e sheqerit në gjak.
– Kakao ndihmon për hapjen e rrugëve të ngushta të frymarrjes, trajtimin e alergjive të ndryshme, përfshirë astmën bronkiale dhe vështirësinë në frymarrje.
– Kakao ndihmon në shërimin e plagëve.
– Konsumimi i kakaos tret yndyrat e tepërta në trup.
– Kakao është e dobishme për zemrën.
– Përmirëson gjëndjen shpirtërore, qetësues nga lodhja dhe çrregullimet nervore.
– Ndalon zhvillimin e qelizave kancerore dhe nxit prodhimin e qelizave të shëndetëshme.
– Ruan shëndetin e lëkurës.
Kujdes!!
Kakao përmban kafeinë, dhe nëse e tepron me pirjen e saj shfaq efekte anësore si: çrregullime të rrahjeve të zemrës, diarre, urinim të shpeshtë, shqetësime nervore, dhimbje koke, shqetësime në stomak, vjellje, etj.