Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve

Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve

Roli i prindërve në edukimin  e fëmijëve është çelësi për suksesin e tyre në jetë. Mënyra e edukimit mund t’i frymëzojë ata dhe t’i tregojë atyre se si të veprojnë, si të ndihen të sigurtë, të mos kenë frikë dhe të ndihen të dobishëm.

Në vitet e para, prindërit janë mësuesit e parë të fëmijëve të tyre, duke lexuar së bashku, duke gatuar së bashku, duke bërë veprime e stërvitje së bashku, etj. Prindërit janë ata që ndihmojnë fëmijët të organizojnë kohën e tyre dhe të mbështesin dëshirat e tyre për të mësuar gjëra të reja brenda dhe jashtë shkollës.

I kushtoni vëmendje asaj që fëmija juaj do! Një nga gjërat më të rëndësishme që një prind mund të bëjë, është të vërejë sjelljen dhe ndjenjat e fëmijës . A është ai folës apo i turpshëm? Zbuloni se çfarë i intereson atij dhe e shqetëson atë, dhe ndihmojeni atë për ta kapërcyer atë. Lëreni fëmijën të tregojë dhe të shprehet për mënyrën se si i pëlqen të mësojë ose të veprojë, dhe ju mund ta drejtoni atë në mënyrën e duhur.

Ja disa shembuj që tregojnë për sjelljen e fëmijëve dhe si ndikon edukimi juaj tek ata

  1. Fëmija juaj gënjen shumë – sepse ju i kërkoni shumë llogari.
  2. Fëmija juaj nuk është bujar – ju nuk jeni bujar me të.
  3. Fëmija juaj është i dhunshëm me të tjerët – sepse ju jeni i dhunshëm me të.
  4. Fëmija është i dobët – ju e kërcënoni dhe e dënoni.
  5. Fëmija juaj ka frikë – ju e mbroni më shumë se ç’duhet.
  6. Fëmija juaj është gjithmonë nevrik – ju nuk e lavdëroni atë.
  7. Fëmija juaj është i pabindur – ju i kërkoni shumë gjëra.
  8. Fëmija juaj flet pak fjalë – ju nuk bëni dialog me të.
  9. Fëmija juaj është xheloz – ju e shpërfillni atë.
  10. Fëmija juaj nuk ka besim tek vetja e tij – ju nuk i jepni kurajo.
  11. Fëmija juaj nuk i respekton të tjerët – ju i ngrini gjithmonë zërin.
  12. Fëmija ju bezdis – ju nuk e përqafoni dhe nuk e përkëdhelni.
  13. Fëmija juaj është i mbyllur – ju jeni gjithmonë i zënë.
  14. – Fëmija juaj vjedh – ju nuk i keni mësuar të dhurojë dhe të japë.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook