Shenja të kancerit të Prostatës

Published On: November 20th, 2023Categories: Kanceri Prostatës0 Comments on Shenja të kancerit të Prostatës

Shenja të kancerit të Prostatës dhe mënyra natyrale për luftimin e tij

 

Kanceri i prostatës vret rreth 35,000 njerëz çdo vit dhe sulmon 165.000 të tjerë. Shumica e rasteve të kancerit të prostatës ndodhin pasi burrat t’i kalojnë të 50-tat, por në vitet e fundit ka pasur një rritje të qëndrueshme në përqindjen e meshkujve në të ’30-tat dhe të ’40-tat e tyre, me të dy problemet: zmadhimin e prostatës dhe kancerin e prostatës, kryesisht si pasojë e dietës së varfër dhe për shkak të rritjes së ndotjes së mjedisit.

Kanceri i prostatës është një prej kancereve më të zakonshëm te meshkujt, që prek prostatën, një gjëndër e vogël sa madhësia e kokrrës së arrës. Ajo rrethon pjesën e parë të tubit (uretrës) që mbart urinën nga fshikëza në penis. Në fazat e hershme, njerëzit nuk kanë të ngjarë të vërejnë simptoma, sepse ato ndodhin vetëm kur kanceri është aq i madh sa të ushtrojë presion mbi uretrën.

Edhe pse simptomat ndryshojnë nga personi në person, ka disa shenja universale që shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të prostatës kanë raportuar se i kanë përjetuar në fazën e hershme të zhvillimit të kancerit.

 Simptomat në këtë rast përfshijnë:

– Vështirësi në fillim të derdhjes së urinës.

– Rrjedhje të dobët të urinës.

– Nevojë urgjente për të urinuar.

– Sasi urine më e shumtë se zakonisht (sidomos natën).

– Ndjenja e fshikëzës të mbushur për shkak të mbajtjes së urinës.

– Djegie apo ndjesi të dhimbshme gjatë urinimit.

– Dhimbje jo e mprehtë në legen apo prapa shpine.

– Ndonjëherë gjak në urinë.

– Dhimbje në organet gjenitale.

– Lodhje ekstreme.

– Zgjerim të prostatës (PSB )

– Dhimbje të kockave dhe frakturave të kockave.

– Probleme me derdhjen dhe dhimbje gjatë ejakulimit.

– Impotencë – disfunksion erektil.

– Ënjtje dhe parehati në zonën e legenit apo këmbët.

– Gjak në spermë.

– Humbje të pashpjegueshme peshe.

Kujdes! Kanceri i prostatës në fazën fillestare mund të zhvillohet pa paraqitur ndonjë shenjë apo simptomë të dukshme. Kontrollet mjekësore dhe fizike vjetore janë shumë të rëndësishme për burrat 50 vjeç e sipër, si edhe për meshkujt më të rinj, familjet e të cilëve kanë një histori të kancerit.

Në rast se vëreni ndonjë nga këto simptoma, është shumë e rëndësishme që ju të kontaktoni menjëherë mjekun për të parë shkakun e vërtetë të këtyre shenjave.

Shkaqet

Ka shumë shkaqe të mundshme të kancerit të prostatës, ku përfshihet:

– Hiperplasia prostatike beninje (BPH).

– Kongjestioni dhe mbigrumbullimi i mbeturinave në sistemin limfatik.

– Dieta e varfër, mangësia ushqyese.

– Toksinat mjedisore.

– Kapsllëku kronik dhe koliti i cënuar.

– Çekuilibri hormonal.

– Parazitët.

– Sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sidomos gonorreja).

– Stresi.

– Predispozicioni gjenetik.

– Burrat që hyjnë në pubertet më vonë se normalja gjithashtu kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit të prostatës.

– Burrat që vuajnë nga sëmundjet kronike autoimune janë gjithashtu në një rrezik më të madh.

– Vazektomi mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës dhe atë testikular.

– Ngushtësitë kronike në muskujt që rrethojnë gjëndrën e prostatës mund të kontribuojnë gjithashtu në kancerin e prostatës.

– Veshjet e shtrënguara, sidomos rripat që ushtrojnë presion mbi atë zonë të trupit, mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut dhe të oksigjenit në prostatë. Përveç veshjes së rrobave të lirshme, zgjidhni veshje me fibra frymëmarrëse natyrore, të tilla si pambuku ose mëndafshi, në vend të materialeve sintetike.

– Rrezatimi, duke përfshirë rrezatimet e emetuara nga njësitë mikrovale të gatimit, mund të rrisin rrezikun e kancerit të prostatës, madje edhe kur njësi të tilla nuk janë në përdorim.

TRAJTIMET NATYRALE TË KANCERIT TË PROSTATËS

  • Ushqimi

– Shmangni të gjitha ushqimet që janë të larta në yndyrna të dëmshme.

– Shmangni yndyrnat dhe vajra të hidrogjenizuara,

– Eliminoni miellin e bardhë të rafinuar.

– Gjithashtu shmangni alkoolin.

– Minimizoni konsumin e mishit të kuq.

– Shmangni pirjen nga uji i  rubinetit të pafiltruar, sepse uji i rubinetit përmban metale të rënda dhe mbetje të pesticideve të cilat mund të vendosen në përqëndrime të larta në gjëndrën e prostatës.

Konsumoni

– Pulë organike.

– Bizon dhe peshk të egër.

– Gjatë ditës, pini shumë ujë të pastër e të filtruar.

– Ushqimet e papërpunuara gjenerojnë rezultate të shpejta për shkak të aftësisë për të çhelmuar tërësisht trupin dhe për të çliruar energji  të pashfrytëzuar më parë nga trupi juaj.

– Konsumoni një shumllojshmëri të perimeve të tilla si selino, marule, spinaq, karrota, lakër jeshile, majdanoz.

– Pini qumështin e dhisë dhe të devesë.

– Merrni mjaftueshëm Vitaminë D, pasi ka treguar të ketë efekte kancer-vrasëse.

– Kastraveci: Trangujt janë të njohur për përmbajtjen e lariciresinol, pinoresinol dhe secoisolariciresinol. Këto tre lëndë kanë një histori të fortë në lidhje reduktimin e rrezikut të disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e qafës së mitrës, prostatës dhe kancerin gastrointestinal.

– Ushtrohuni rregullisht, të paktën tre herë në javë për 45-60 minuta në çdo seancë.

– Nëse pini duhan, lëreni menjëherë, dhe qëndroni larg nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit.

– Kujdesuni për të menaxhuar stresin

– Përveç kësaj, pini një gotë 250ml ujë të pastër e të filtruar çdo dy orë gjatë ditës për të reduktuar nxehtësinë nga trakti urinar dhe për ta mbajtur atë të hidratuar siç duhet.

Bimët e Shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me Kancer të Prostatës


Trupi i njeriut është krijuar për ta kapërcyer kancerin. Ai është i pajisur me sistem imunitar të fuqishëm dhe sistemin e mbrojtjes intracellulare anti-oxidante. Krijuesi ynë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të.

Një nga sfidat me kancerin është se ai nuk është pushtues i jashtëm që vjen për të bërë kërdi. Në vend të kësaj, janë qelizat tona që nuk ndjekin më udhëzimin kryesor për funksionimin e duhur, rritjen e qelizave dhe ciklin e jetës / vdekjes qelizore. Është zhvillimi i qelizave mashtruese që egoistikisht vendosin të grumbullojnë lëndë të para dhe nuk dëgjojnë më rregullat dhe rregulloret e vendosura nga organet e inteligjencës së lindur, të krijuar nga Zoti.

Kontrolli master i trupit e njeh pamjen e madhe të asaj që është më e mira për mbijetesën afatshkurtër dhe potencialin afatgjatë. Ky kontroll duhet ta mbajë pjesën tjetër të trupit në mënyrë të vazhdueshme të informuar dhe në përputhje me këtë skemë të madhe. Ky proces komunikimi zhvillohet përmes sistemit neuro-endo-imun. Kjo do të thotë që trupi komunikon me veten përmes sistemit nervor, sistemit hormonal dhe sistemit imunitar.

Për të stimuluar dhe fuqizuar sistemet mbrojtëse dhe luftuese të trupit, për asgjësimin e qelizave kancerore burimore dhe metastazike, dhe për përkrahjen e shëndetit të pacientëve, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më të fuqishme, të kombinuara në lloj dhe sasi, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të Kancerit të Prostatës dhe Testikujve, që i gjeni më poshtë. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook