Antibiotikët Natyralë
Antibiotikët Natyralë; zgjidhja më e mirë për shëndetin tuaj
Antibotikët përdoren për të kuruar dhe parandaluar infeksionet bakteriale. Ato janë bërë një nga ilacet më të përshkruara dhe më të përdorura sot.
Kjo është shumë e rrezikshme për shëndetin, sepse marrja e shpeshtë e tyre çon në rezistencë të trupit ndaj antibotikëve dhe në shkatërrim të imunitetit dhe të organizmit në tërësi. Përveç kësaj, antibotikët kimik nuk luftojnë vetëm viruset dhe parazitët, ato vrasin të gjitha qelizat e trupit, të mirat dhe të këqiat dhe nuk e kurojnë sëmundjen por vetëm sa e mpijnë dhimbjen për pak kohë, dhe kur efekti i tyre kalon, sëmundja kthehet më e fuqishme dhe më rezistente se më parë.
Mjekët e vjetër kanë thënë: “Le të jetë ushqimi juaj kurim për ju dhe kura juaj le të jetë ushqimi yt”. Kjo është një thënie e vërtetë dhe me vend, dhe kjo tregon se nuk është e nevojshme përdorimi i tepruar i antibiotikëve kimik kur ka aq shumë antibiotik natyrorë të krijuara nga Krijuesi.
Shumë ushqime veprojnë si antibiotik natyralë dhe japin efekte të shkëlqyera për trajtimin e shumë shqetësimeve trupore. Ndryshe nga antibiotikët kimik, antibiotikët natyralë luftojnë vetëm bakteriet e këqia dhe parazitët që shkaktojnë sëmundje nga më të ndryshmet.
Edhe për infeksionet e moderuara, antibiotiku natyral është zgjidhja më e mirë dhe ajo e duhura. Me antibiotik kimik sëmundja bëhet rezistente dhe pothuajse e pashërueshme, madje mund të kthehet në sëmundje serioze për jetën.
Në vijim po përmëndim disa antibiotik natyralë të sigurtë dhe pa efekte anësore që mund të përdoren nga çdokush në kushte shtëpiake për të zëvendësuar antibiotikët kimik për sëmundjet akute afatshkurtra:
Mjalti; të gjithë mjekët e konsiderojnë mjaltin si një nga antibiotikët më të mirë natyralë. Ai përmban elmentë anti-mikrobal, anti-inflamator dhe anti-septik. Një studim i vitit 2014 zbuloi se mjalti ka aftësinë për të luftuar infeksionet në nivele të ndryshme, duke i bërë bakteriet ta kenë të vështirë rezistencën ndaj tij.
Kombinimi unik i tij, ndihmon trupin të vrasë qelizat e dëmshme bakteriale. Shtimi i mjaltit në çajra bimorë është një mënyrë e shkëlqyer për luftimin e viruseve dhe forcimin e imunitetit.
Hudhra; hudhra është një antibiotik natyral, anti-fungal dhe anti-viral. Komponimet e gjetura te hudhra, si sulfuri, allicinum dhe një mori vitaminash, e bën hudhrën një antibiotik efektiv natyral.
Ajo ndihmon gjithashtu për luftimin e parazitëve të zorrëve. Hani 2-3 thelpi hudhre të freskëta me stomakun bosh. Gjithashtu mund ti shtoni në sallatë ose në kos.
Rigoni; rigoni lufton bakteriet që i bëjnë rezistencë ilaçeve. Ai përmban lëndë anti-oksidante, anti-septike, anti-virale, anti-fugale, anti-parazite dhe lehtëson dhimbjet. Për dhimbjet e këmbëve shtoni rigon në ujë të valuar, shtojeni në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë dhe relaksoni këmbët në të për disa minuta. Për sinusitis dhe infeksione të tjera të frymëmarrjes, thithni avullin ku keni shtuar rigon, bëjeni këtë disa herë në ditë që të shpëtoni nga infeksionet.
Gjethet e ullirit; gjethet e ullirit janë antibiotik natyral që mund të trajtojnë infeksione të ndryshme të shkaktuara nga bakteriet dhe kërpudhat. Gjethet e ullirit përmbajnë lëndë anti-bakteriale dhe anti-inflamatore të cilat luftojnë radikalet e lira.
Mund ta merni si çaj 2 herë në ditë ose kapsulla, për mënyrën e përdorimit konsultohuni me mjek herbalist.
Piperi i kuq; është përdorur që prej mijëra vitesh për fuqinë e tij shëruese dhe efektet e tij antibiotike. Shtojeni në supë ose sallatë, por në sasi të vogël.
Grejpfrut dhe limoni; përmban komponentë të fuqishme që luftojnë viruset, bakteret dhe parazitët. Pini pijen e tyre disa herë në ditë, sidomos me stomakun bosh dhe të pa ëmbëltuar.
Produkti me bimë të shkretëtirës Total Immunity Herbs