Kefiri; Me shumë dobi Shëndetësore

Published On: November 25th, 2022Categories: Ushqimi0 Comments on Kefiri; Me shumë dobi Shëndetësore

Kefiri; Me shumë dobi Shëndetësore; Si ta përgatisni

 

Arabisht: الفطر الهندي أو الكفير

Anglisht: Kefir, kephir, milk kefir.

Emri shkencor: Cold Borscht.

Kefiri përbëhet nga kombinimi i bakteries së acidit laktit dhe majasë e përzierë me proteinat dhe yndyrën e qumështit. Mënyra tradicionale e bërjes së kafirit është të hedhësh disa kokrra kefiri (të cilat janë të ngjashme me lulelakrën) në qumësht me temperaturë sa ajo e dhomës dhe e lë për një natë të tërë. Kefiri është disa llojesh që ndryshojnë në përmbajtje. Ndonjëherë i shtohen edhe fruta të thata ose lëng limoni dhe e lë për 12 orë para konsumimit.

Historia e kefirit

Kefiri u zbulua nga barinjtë Indianë të cilët panë që qumështi i freskët ndonjëherë thartohesh dhe mund të ishte një pije qetësuese. Ata e bënin kefirin edhe thjesht duke i shtuar qumështit kokrra gruri dhe e përzienin disa herë që të depërtonte gruri në qumësht. Kefiri mund të përgatitet me të gjithë llojet e qumështit si: qumështin e lopës, të deles, dhisë, devesë. Ai mund të përgatit edhe me qumësht soje dhe qumësht arrë kokosi. Marco Polo e ka përmëndur kefirin në udhëtimet e tij.

Elementët aktiv të kefirit: Minerale dietike, vitamina, aminoacide esenciale dhe acidi linoleik i konjuguar, dioksidi i karbonit dhe etanoli, kalciumi, hekuri, fosfori, magnezi, kaliumi, natriumi, bakri, molibdeni, mangani dhe zink , Gjithashtu i ngjashëm me qumështin, kefiri përmban vitamina të ndryshme në sasi, duke përfshirë vitaminën A, vitaminën B1 (tiaminë), vitaminën B2 (riboflavin), vitaminën B3 (niacin), vitaminën B6 (piridoksinë), vitaminën B9 (acidi folik), vitaminën B12 (cianokobalaminë), vitaminën C, vitaminën D dhe vitamina E. Aminoacidet esenciale që gjenden në kefir përfshijnë metioninën, cisteinën, triptofanin, fenilalaninën, tirozinën, leucinën, izoleucinën, treoninën, lizinën dhe valinën.

Dobitë shëndetësore të  kefirit

– Ndihmon veshkat, sistemin riprodhues dhe mbron prostatën.

– Mbështet sekrecionet e enzimave dhe stimulon pankreasin.

– Ka efekt pozitiv për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

– Prodhon antibiotik të vecantë dhe sulmon bakteriet e dëmshme.

– Redukton stresin, depresionin dhe aktivizon organet e trupit.

– Rregullon arteriet dhe venat që janë dëmtuar nga diabeti.

– Aktivizon elementët e sistemit imun që janë të rëndësishme për luftimin e viruseve dhe mikrobeve.

– Një studim ka nxjerrë se ndihmon për kurimin e Hepatitit C.

– Ushqim i mrekullueshëm për fëmijët dhe të moshuarit.

– Nxit lëvizjen e zorrëve dhe redukton gazrat.

– Redukton dhe pengon fryerjet.

– Rregullon sheqerin në gjak.

– Rregullon presionin e gjakut.

– Kefiri është i përshtatshëm edhe për njerëzit që janë alergjik ndaj laktozës.

– Rifreskon lëkurën dhe lufton plakjen e saj.

– Rregullon sekrecionin bilar dhe lufton viruset e mëlçisë.

– Rikonfiguron bakteriet e dobishme në sistemin tretës pas dëmeve që ka shkaktuar antibiotiku.

– Kuron stomakun dhe ulçërat duodenale.

– Përmirëson funksionet e trurit, kujtesën, vëmendjen dhe përmirëson punën e pesë shqisave.

– Redukton yndyrën në gjak, dhe acidet yndyrore.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Forcon flokët dhe ndalon rënien e tyre.

– Ndihmon për kurimin e plagëve dhe rigjenerimin e qelizave.

– Ndihmon pë kurimin e ekzemës.

– Ndihmon për kurimin e kolitit nervor.

– Ndihmon për kurimin e Candidas.

– Lufton kapsllëkun kronik.

– Tret yndyrat dhe ndihmon uljen në peshë.

– Kuron sëmundjet reumatike dhe artritin.

– Pastron trupin nga efektet e antibiotikëve kimik.

– Pastron sistemin tretës.

– Pastron trupin nga kripërat dhe mineralet që shkaktojnë pijet alkoolike.

– Ndihmon për kurimin e dhimbjeve të kokës dhe migrenës.

Si mund ta përgatisim kefirin në kushte shtëpie?

– Vendosni kokrrat e kefirit( zakonisht gjenden në supermarket) në një enë qelqi.

– Për çdo lugë gjelle kefir shton një filxhan qumësht.

– Vendosni kapakun pa e shtrënguar mirë, dhe e vendos në temperaturën e dhomës, larg rrezeve të diellit.

– Pas 12 orësh e kullon duke përdorur kullesë dhe pijeni menjehëherë të freskët, që të mos humbasë elementët përbërës (por mund të ruhet edhe në frigorifer për një muaj).

– Pasi të keni kulluar kefirin kthejeni përsëri në vazo dhe mund të ribëni pije tjetër, në të njëjtën mënyrë.

 

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook