Shenja që konfirmojnë dobësinë e muskujve të zemrës

Shenja që konfirmojnë dobësinë e muskujve të zemrës; Ja si t’i forconi në mënyrë natyrale

 

Zemra është organi kryesor i trupit, dhe çdo dëmtim i saj ndikon në shëndetin e gjithë trupit. Nëse zemra juaj është e dobët, edhe ju jeni të dobët. Zemra ka muskuj që duhet të punojnë në mënyrë normale. Shmangia e toksinave dhe ushqimeve të dëmshme është një hap pozitiv që mund të bëni për të ruajtur shëndetin e zemrës. Rol kryesor ka edhe dieta e pasur me vitamina, minerale dhe ushqime që përmbajnë anti-oksidant për të mbajtur një zemër dhe trup të shëndetshëm. Shenjat e sëmundjes së zemrës mund të jenë të fshehura dhe nuk vihen re, prandaj është e rëndësishme që të hetoni simptomat hershme dhe në mënyrë të vazhdueshme të minimizoni rrezikun.

Shkaqet e dobësimit të muskujve të zemrës mund të jenë të shumta, por më kryesoret janë:

– Dieta e varfër

– Pirja e duhanit

– Gjenetika

– Infeksioni kronik

– Ankthi

– Depresioni

– Presioni i lartë i gjakut

– Diabeti

– Mbipesha

– Stresi kronik

– Toksinat

– Mungesa e ushtrimit.

– Terapitë me rrezatim

Ja shenjat që tregojnë se muskujt e zemrës tuaj janë të dobët

– Vështirësi në frymëmarrje dhe gulcim.

– Ndjesia vazhdimisht e lodhjes dhe pamundësia për të qenë aktiv dhe i qëndrueshëm

– Fryrje e këmbëve, kyçeve dhe kërcinjëve.

– Dhimbje të këmbëve gjatë ecjes.

– Mpirje të krahëve.

– Çrregullim të rrahjeve të zemrës (aritmi).

– Dhimbje gjoksi.

– Kollë kronike, gëlbazë e bardhë ose e kuqe.

– Rritja e urinimit gjatë natës dhe fryrje e barkut.

– Përqëndrim i dobët.

– Rritja e papritur e peshës.

– Oreks i dobët dhe vjellje.

– Marramendje dhe turbullim në shikim.

Mënyra natyrale për të forcuar muskujt e zemrës

  • Ushqime që forcojnë muskujt e zemrës

– Bajame, Kajsi, Arra, Farat e kungullit; konsumoni midis vakteve 2-3 kokrra në ditë.

– Lëngu i rrushit; pini çdo ditë lëng rrushi natyral dhe pa sheqer.

– Specat djegës; mund t’i shoqëroni në supë ose sallatë

– Kërpudhat; konsumojini të ziera të shtuar në sallatë.

– Peshku, sardelet, salmon, skumbri, trofta dhe toni i bardhë; mund t’i konsumoni 2-3 herë në javë të zier ose të pjekur.

– Brokoli, Spinaqi; konsumojini 2-3 herë në javë të zier.

– Ulliri dhe vaji i tij;

– Avokadot, Boronicat, Grejpfrut, Ananasi; konsumoni mes vakteve në sallatë frutash.

– Vezët organike; konsumojini në mëngjes të ziera ose të freskëta.

– Pini ujë mjaftueshëm (6-8 gota ujë në ditë).

– Bëni një shëtije në ajër të pastër dhe merrni frymë thellë.

– Marrja e masave për të ulur stresin

– Ushtrohuni 3-4 herë në javë.

– Flini gjumë mjaftueshëm dhe relaksohuni.

– Merrni rreze dielli.

  • Shmangni

– Pirjen e duhanit

– Pirjen e alkolit

– Ëmbslsirat artificiale dhe sheqerin e rafinuar

– Zvogëloni sasinë e kripës

– Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara

Një zemër e lumtur është një zemër e shëndetëshme, prandaj aktivizohuni në aktivitete që ju mbajnë entuziast dhe të lumtur dhe merrni Cardiagreen.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook