7 Llojet e njerëzve që janë më të rrezikuar nga Tromboza
7 Llojet e njerëzve që janë më të rrezikuar nga Tromboza
Tromboza, apo mpiksa e gjakut, nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Kur priteni për shembull, qelizat e gjakut grumbullohen së bashku, gjë që ndalon qarkullimin e gjakut në vendin e prekur dhe kështu fillon procesi i shërimit. Por ndonjëherë grumbujt e gjakut formohen në vende ku nuk duhet të formohen, dhe nëse ky bllokim ndodh në një vend ku gjaku ka nevojë të vazhdojë qarkullimin, kjo mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore.
Ekzistojnë disa lloje kryesore të mpiksjeve të gjakut që mund të shkaktojnë probleme. Mpiksjet që bllokojnë gjakun në tru mund të shkaktojnë goditje në tru, kurse ato që ndalojnë qarkullimin e gjakut të zemrës mund të shkaktojnë sulm në zemër. Një kokërr që formohet në këmbë quhet trombozë e thellë në venë (DVT). DVT mund të largohen nga vendi i tyre i fillimit dhe të udhëtojnë në mushkëri. Kjo quhet embolizëm pulmonar (PE), dhe mund të jetë shumë serioz, madje edhe fatal për jetën.
Tromboza e gjakut është goxha e zakonshme. 100.000 njerëz vdesin nga DVT dhe PE çdo vit në SHBA dhe kjo është më shumë se kanceri i gjirit.
Simptomat e zakonshme të trombozës
Simptomat e trombozës ndryshojnë në varësi të vendit ku ndodhet koagulacioni. Ju mund të përjetoni simptomat e mëposhtme, nëse një koagulim gjaku po zhvillohet në këto vende specifike:
Zemër – dhimbje në gjoks, gulçim, djersitje, dhe siklet në zona të tjera të pjesës së sipërme të trupit.
Tru – dobësi e krahëve ose këmbëve, probleme të shikimit, vështirësi në të folur, dhimbje koke e papritur dhe marramendje.
Mushkëri – Dhimbje e mushkërive, gulçim, ethe, djersitje dhe kollitje me gjak.
Krah ose këmbë – dhimbje e papritur ose graduale, ënjtje.
Abdomen – dhimbje të forta abdominale, vjellje dhe diarre.
Kushdo mund të pësojë një trombozë në vendin dhe kohën e gabuar, por cilët janë njerëzit më në rrezik për trombozë të gjakut?
- Njerëzit mbipeshë
Nëse jeni mbipeshë, jeni në rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut që formohet në vena dhe që udhëton nëpër gjak (një tromboembolizëm venoz ose VTE). Dhe sa më larg të jeni nga pesha e shëndetshme, aq më shumë keni shanse për trombozë. Mbipesha ul aktivitetin e të gjithë organeve të trupit përfshi edhe qarkullimin e gjakut.
- Duhanpirësit
Duhani dëmton shëndetin në shumë mënyra, dhe një nga këto është se ai ngre rrezikun për trombozë. Njerëzit mendojnë se pirja e duhanit ndikon vetëm në mushkëri, por në të vërtetë ndikon edhe në enët e gjakut. Pirja e duhanit dëmton dhe shkakton bllokim në enët e gjakut dhe bën që gjaku të mos qarkullojë normalisht. Pirja e duhanit është e lidhur me sëmundjet e zemrës dhe sëmundjen e arterieve periferike, dhe është një nga drejtuesit më të mëdhenj të sulmit në zemër dhe goditjeve në tru, si dhe rrit rrezikun e VTE.
- Gratë shtatzëna
Edhe nëse vazhdoni me stërvitje, të paturit e një fëmije në bord mund të komplikojë procesin e koagulimit. Një arsye është shtimi i hormoneve, sidomos estrogjenit, që rrjedh në qarkullimin e gjakut. Ndërsa foshnja bëhet më i madh, ai mund të shtyjë enët e gjakut në bark dhe legen dhe të bllokojë qarkullimin e gjakut drejtpërdrejt. Gjatë shtazanisë duhet t’i përmbaheni një diete të shëndetëshme dhe të pasur me lëndë ushqyese. Gjithashtu pirja mjaftueshëm e ujit është një nga ndihmuesit më të mirë të qarkullimit të gjakut. E rëndësishme është gjithashtu qëndrimi larg vendeve ku pihet duhan.
- Njerëzit me infeksione ose sëmundje inflamatore
Nëse keni ndonjë sëmundje apo infeksion serioz, duhet të jeni të vëmendshëm për simptomat e mpiksjeve jonormale. Disa lloje të kancerit si ai i trurit, vezoreve, pankreasit, zorrës së trashë, stomakut, kanceri i mushkërive dhe veshkave – mund t’i vënë njerëzit në rrezik për DVT ose PE. Mpikset e gjakut mund të shfaqen para kancerit, që do të thotë se kjo mund të jenë një shenjë paralajmëruese. Gjendje të tjera shëndetësore që ju vënë në rrezik për mpiksje të gjakut përfshijnë: Diabet, HIV, ose sëmundjet inflamatore të zorrëve, si p.sh. sëmundja Crohn ose koliti.
- Njerëzit të cilët qëndrojnë ulur për periudha të gjata
Mund të ketë shumë arsye që ju mbajnë ulur për periudha të gjata. Qëndrimet në spitale janë gjithashtu një problem i madh. Rreth gjysma e prekjeve me DVT dhe PE ndodh në pacientët që janë aktualisht në spital ose kanë qenë kohët e fundit në spital. Kjo ndodh sepse keni qëndruar shtrirë në shtratin e spitalit për ditë apo edhe javë, dhe trupi juaj ka gjasa të ketë kaluar nëpër një lloj traume që mund të krahasohet me kirurgjinë apo sëmundje tjetër. Kjo është një kohë kur rreziku rritet në mënyrë dramatike.
Ulja në makinë, autobus ose në një aeroplan, për katër orë ose më shumë, është një situatë tjetër që mund të shkaktojë mpikse të gjakut, sidomos nëse nuk pini ujë mjaftueshëm. Në fakt, çdo aktivitet që ju mban të palëvizshëm për orë të tëra, mund t’ju vërë në rrezik.
- Njerëzit që kanë histori familjare me probleme të trombozës
Nëse keni në pemën tuaj familjare njerëz që kanë pasur pasur trajtime për parregullsitë e qarkullimit të gjakut, hapi i parë është të mësoni më shumë për këto përvoja. Nëse nuk keni pasur një lëndim apo sëmundje për t’u fajësuar, shkaku mund të jetë gjenetik. Disa çrregullime të trashëguara e bëjnë gjakun më të trashë dhe ka më shumë gjasa për mpiksje; ju mund të keni nevojë për testime për të kuptuar nëse e keni këtë të trashëguar.
- Njerëzit që kanë pasur trombozë më parë
Keni një histori të trombozës? Ka shumë të ngjarë të keni përsëri. Një e treta e njerëzve që preken nga DVT / PE do të kenë një tjetër brenda 10 viteve. Shpesh, kjo ndodh për shkak të mpiksjeve të gjakut rreth valvulave të një vene, të cilat mund ta dëmtojnë atë. Në disa raste, kjo mund të çojë në mpiksje të shumëfishta me kalimin e kohës. Gjithnjë e më shumë po shohim se kjo mund të jetë më shumë sëmundje kronike, sesa një episod akut.
Këshilla për të parandaluar trombozën
– Bëni stërvitje fizike rregullisht.
– Mos u stresoni! Stresi është i tmerrshëm për zemrën tuaj dhe kjo mund të ndikojë në sistemin e qarkullimit të gjakut.
– Shmangni kafen dhe kaloni në çaj bimor për mirëqenien e përgjithshme.
– Shmangni konsumin e alkoolit.
– Thuaj stop duhanpirjes dhe shmangni vendet ku pihet duhan.
– Shtoni fara, hudhër dhe qepë në dietën tuaj për të stimuluar sistemin e qarkullimit të gjakut.
– Përmbajuni një diete kryesisht bimore.
– Shmangni ushqimet e shpejta dhe produktet e mishit.
– Qëndroni në ajër të pastër dhe merrni frymë thellë.
– Pini ujë mjaftueshëm. Çdo sistem në trupin tuaj ka nevojë për ujë që të funksonojë normalisht.
Trajtimi i sëmundjeve në mënyrë natyrale është zgjidhja më e sigurtë dhe më e shëndetëshme!!