5 Ushqime që duhet t’i keni gjithmonë në frigoriferin tuaj

5 Ushqime që duhet t’i keni gjithmonë në frigoriferin tuaj

 

Këtu janë disa ushqime bazë që duhet t’i keni gjithnjë në frigoriferin tuaj për të siguruar shijen dhe shëndetin njëkohësisht.

Sekreti për përgatitjen e ushqimeve të shëndetshme është që të përdorni përbërësit e duhur.

  1. Veza

Vezët janë ushqim i përsosur – vezët organike në veçanti janë të pasura me lëndë ushqyese, të ulëta në kalori dhe të mbushura me proteina të cilësisë së lartë.

Nëse keni, ose jeni në rrezik për sëmundje të zemrës, kufizojeni veten duke konsumuar 2 deri në 4 vezë në javë.

Për shëndetin e përgjithshëm, kufizoni veten në 6 ose 7 vezë në javë (1 vezë në ditë).

  1. Perimet e freskëta

Duhet të mbani një shumëllojshmëri të perimeve të freskëta në frigorifer, në çdo kohë, të tilla si: brokoli, speca të kuq, karrota, bizele, asparagus, domate, perime gjethe gjelbër, etj.

Perimet janë të mbushura me vitamina (A, B2, B6, C, E, K, dhe folate) dhe minerale (kalcium, bakër, fibra, magnez, kalium dhe zink).

Shtoni gjithmonë perime të freskëta në supë, oriz dhe makarona.

  1. Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë të ulët në sheqer, në krahasim me frutat e tjerë, dhe të mbushur me lëndë aktive. Ato janë të pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale (veçanërisht me vitaminën C, folate, kalium dhe fibra).

Shtoni  manaferrat në drithëra, kos, sallatë, pije, etj.

  1. Kos me pak yndyrë

Kosi me yndyrë të ulët është një burim i mirë i probiotikëve dhe proteinave.

Mund ta konsumoni me fruta të freskëta, me oriz, bukë të zezë ose me perime të ziera. Gjithashtu mund ta përdorni  për të zëvendësuar majonezën në sallatë.

  1. Pula dhe peshku organik

Mishi i pulës organike përmban proteina të lehta dhe të dobishme për trupin. Ju mund ta përdorni mishin e pulës 2-3 herë në javë. Peshku gjithashtu është ushqim i rëndësishëm, i mbushur me yndyrna të shëndetshme omega-3, i domosdoshëm për shëndetin e zemrës dhe trurit; përdoreni 2 herë në javë.

Pra, vendosni këto artikuj në listën e ushqimeve, dhe mbajeni frigoriferin të pajisur mirë me to. Kështu do të shijoni ushqime të shëndetshme dhe të mrekullueshme gjatë gjithë javës.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook