You are here:--Vitamina D

Vitamina D

By | 2017-11-20T15:10:09+00:00 November 20th, 2017|Categories: Ushqimi|0 Comments

Vitamina D / Vitamina e Diellit; Rëndësia, Rreziku i mungesës, Burimet

 

Vitamina D i referohet grupit secosteroid të tretshme në  në yndyrë dhe jo në ujë. Tek njerëzit, Vitamina D është unike për shkak se ajo funksionon si një prohormon dhe për shkak se gjatë ekspozimit ndaj diellit, trupi mund ta sintetizojė atë (si, Cholecalciferol, Vitamina D3 dheErgocalciferol D2).

Funksioni i vitaminës D është mbajtja e nivelit normal të kalciumit dhe fosforit në gjak. Trupi mund ta prodhojë atë nga yndyrat, gjatë ekspozimit mjaftueshëm në rrezet e diellit, prandaj edhe quhet “Vitamina e diellit”. Masa e niveleve të serumit reflekton sintezë endogjene nga ekspozimi ndaj diellit, si dhe konsumi nga dieta, dhe besohet se sinteza mund të kontribuojë në përgjithësi për mirëmbajtjen e përqendrimeve të serumit adekuat. Provat tregojnë se sinteza e vitaminës D nga ekspozimi ndaj diellit punon në një “prapaveprim” që parandalon toksicitetin, por për shkak të pasigurisë lidhur me rrezikun e kancerit nga rrezet e diellit, nuk ka rekomandime të nxjerra për kohëzgjatjen e ekspozimit ndaj diellit të nevojshme për të përmbushur kërkesat e vitaminës D. Prandaj gjithësesi këshillohet një dietë e pasur me vitamin D.

Roli i vitaminës D në shëndetin e njeriut

– Dobia më e madhe e vitaminës D është për shëndetin e kockave.

– Vitamina D ndihmon funksionin e imunitetit, lufton infeksionet virale, HIV  dhe gripin.

– Lufton çrregullimet autoimune.

– Lufton infeksionet.

– Parandalon osteoporozën.

– Për dëndësinë e kockave tek fëmijët dhe të rriturit.

– Parandalon zhvillimin e sëmundjes së kancerit, dhe përhapjen e tij me metastaza, duke përfshirë edhe kancerin e zorrës së trashë.

– Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve cerebrovaskulare, infraktin kardial, apo sëmundje ishemike të zemrës.

– Parandalon presionin e lartë të gjakut dhe Diabetin.

– Ndihmon rënien në peshë.

– Ul nivelin e depresionit apo çrregullimeve depressive.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer dhe dëmtime të tjera mendore.

– Parandalon sëmundjen e Astmës.

– Parandalon plakjen e parakohëshme.

– Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e kalciumit dhe mirëmbajtjen e nivelit të fosforit në gjak, dy faktorë që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të kockave.

– Ne kemi nevojë për vitaminë D, edhe për të absorbuar kalcium në zorrë.

Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë

– Zbutje dhe dobësim të kockave.

– Mos zhvillim të kockave tek fëmijët, si: kocka të dobëta, të deformuara, këmbë të lakuara, etj.

– Mungesa e vitaminës D mund të shtojë rrezikun e tuberkulozit.

– Mund të shkaktojë sëmundjen (MS).

– Kolitin ulçerativ.

– Nivelet e ulëta të vitaminës D në shtatëzani mund të shkaktojnë diabet gestational.

– Rritje e ngadalësuar tek fëmijët, mungesë kronike e energjisë dhe lodhje.

– Rrezikun e diabetit tipi ll; pamjaftushmëria e vitaminës D mund të ketë një ndikim negativ në sekretimin e insulinës dhe glukozës.

– Rrezikun e qelizave kancerore dhe përhapjen e tyre.

– Deformim i kockave tek të moshuarit dhe sëmundjen Osteomalacia; karakteristikat e kësaj sëmundje janë: zbutje e kockave, lakim i shpinës, këmbë të përkulura, dobësi të muskujve dhe rrezik i thyerjes së kockave.

Burimet e vitaminës D

– Rrezet e diellit janë burimi më i zakonshëm dhe efikas i vitaminës D.

– Qumështi dhe produktet e tij.

– Vezët, mishi i pulës organike.

– Mëlçitë e viçit.

– Peshku i egër, salmon, molusqet, trofta, sardelet, karkalecat.

– Brokoli.

– Portokalli.

– Kërpudhat shiatike.

– Arrat, bajamet, farat e kungullit, farat e lulediellit.

– Drithërat e plota.

– Bishtajoret.

Mbidoza e vitaminës D mund të shkaktojë

– Kalcifikim të kockave.

– Forcim të enëve të gjakut.

– Çrregullim në veshka, mushkëri dhe zemër.

– Humbje oreksi, tharje të gojës, të vjella, diarre dhe kapsllëk.

– Dhimbje koke.