Vitamina B3 (Niacin)

Published On: February 1st, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Vitamina B3 (Niacin)

Vitamina B3 (Niacin)

 

Vitamina B3, e njohur ndryshe si Niacin ose acid nikotinik, është një komponim organic i tretshëm në ujë, me formulë C6H5NO2. Emri “Niacin” rrjedh nga acid nikotine + vitamin.  Ajo është e njohur edhe si (acid nikotine) dhe ka 2 forma të tjera, niacinamide (nikotinamid) dhe inositol hexanicotinate, të cilat kanë efekte të ndryshme nga Niacin.

Vitamina B3 ëshë e nevojshme për trupin e njeriut. Ajo ndihmon në konvertimin e ushqimit në glukozë, prodhon energji, prodhon makromolekula, duke përfshirë acidet yndyrore. Riparon ADN dhe largon stresin.

Vitamin B3 kontribon në:

– Funksionin normal të sistemit nervor.

– Zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

– Zvogëlon incidencën e astmës.

– Parandalon sëmundjen Alzheimer.

– Mirmbajtjen e lëkurës dhe mukozës.

– Funksionet normale psikologjike.

– Redukton lodhjen.

– Zvogëlon rrezikun e kancerit të gojës dhe fytit.

– Zvogëlon simptomat e Diabetit.

– Ul nivelin e kolesterolit të lartë.

– Parandalon atherosclerosis.

– Ruan mëlçinë nga dëmtimet.

– Ruan lëkurën, largon puçrrat e rinisë dhe lebrën.

– Mbron sistemin nervor.

Shkaku kryesor i mungesës së vitaminës B3 është kequshqyerja dhe alkoolizmi kronik.

Mungesa e vitaminës B3 mund të shkaktojë

– Lodhje.

– Të vjella.

– Plagë dhe skuqje të lëkurës.

– Depression, stress.

– Ulçëra të gojës.

– Diarre.

– Dermatit.

– Sëmundje psikike.

– Sëmundje të lëkurës.

– Vështirësi në tretje, amnezi.

– Sëmundjen Hartnup.

Ushqime të pasura me vitamin B3

– Mëlçitë.

– Pulat.

– Gjeli i detit.

– Arrat.

– Bishtajoret.

– Misri.

– Gruri i plotë.

– Qumështi, djathi.

– Peshku-ton, salmon.

– Spinaqi, sallata jeshile, lakërishta.

– Fara luledielli.

– Bathët.

– Vezët.

– Domatet.

– Patatja e ëmbël.

– Karrota.

– Avokado.

– Kikirikët/gjalpi i kikirikëve..

– Kërpudhat shiitake.

– Salcë soje.

Marrja e tepruar e vitaminës B3 mund të shkaktojë

– Dëmtim të mëlçisë.

– Nivele të ngritura të glukozës tek të sëmurët me diabet.

– Kruajtje.

– Nervozisëm.

– Dhimbje koke.

– Dhimbje barku.

– Të vjella.

– Toksiteti i mëlcisë.

– Ulçër në stomak.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook